E marte, 06.05.2025, 10:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Krist Gjinaj: Po(litika) e Po(litikani)

E shtune, 09.01.2010, 06:28 PM


Krist Gjinaj

Po(litika) e Po(litikani)

Sikur ne  të ishim të gjetur dikund
e t´na msojnë  ata që s´din per veti
se cka qenka kombi, cka qenka Atdheu
E c´ka na qenka shteti.

Sikur ne të ishim aq të pa vetdijshem!!
 e t´na msojnë "ata" se cka qenka shteti e juridika
qesin dhembet ne shesh e skuqen
t´na tregoj cka është trimria e cka qenka po(litika).

Ata , e dijnë se cka është " trimria "
E mos me fol për filozofi
nganjehere edhe ju ngatrrohen me pa qellim
kalojnë e flasin për patologji.

Eu... po edhe koka e njerit lodhet
para mikrofonit kur këta veq belbzojnë
sillen e sillen se cka të flasin
e kurrë  një fjalë nuk e perfundojnë.

Si ju po(litikan) , e pa(triot) , besa edhe trima
ka sot sa t´dush toka e shqiptarit
e ne krye të tyne gjinden të tillet
me huje e vese si të gomarit.

Kur, verdh e zi, kuq  e bardhë
shumë kolazhe për politiken "karrigë "
as vetë se dij se cka do të benin
sikur të e kishin  edhe dreqin mik..

Për me hanger e per me pi
as qeni  i perendimit ju  nuk u´a kalon
e lum shala qe i keni ngarku shpines
lumja kamba qe ju u calon.

Keni ndertu rruga , e besa edhe asfalte
 ju lider he t´lumt na për ju
besoj që rrejshem për ju historia
aq sa mundet per ju ka me shkru.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx