E marte, 06.05.2025, 09:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Ferit Ramadani: Percaktimi i vlerave krijuese (V)

E enjte, 07.01.2010, 09:38 PM


PERCAKTIMI I VLERAVE KRIJUESE

Nga Ferit RAMADANI

HAPËSIRA E KRIJUESIT SHQIPTARË

Nese bota ka arritur te hape horizonte te ndryshme per te arsimuar gjithe shoqerine, dhe per ata te krijoje kushte shume te mira, kjo gje nuk ngjet me Hapsiren shqiptare. Si ajo ka edhe shume vende ne Afrike edhe Azi. Ka edhe ne ca pjese te Evropës. Edhe ne Amerike e Australi. Por, te flasish per temperamentin e mbijeteses shqiptare, do te thote te analizosh ne hollesi gjithe rrjedhat. Edhe aty ku mendon se eshte keq, per hire te nje tradicionalizmi qe ka bazen tek nje lashtesi shume e paster dhe heroike, te shpie te analizosh gjithe segmentet e asaj, se si duhet kultivuar. Pavarsisht raporteve qe krijon Pelush Teneqja me shkpekllimet që arrin t'i beje.Atë e ka kuptuar Hapesira shqiptare !

Nese analizojme elementet krijuese te kesaj gjendjeje, ku shqiptaret nga relacione te ndryshme te perballjeve , kane ngec ne aspektin e krijimit te te mirave materiale. Edhe pse te vendosur ne nje siperfaqe me shume kilometra det, me male qe kane shumcka per karakteristike te ndihmojne zhvillimin, me fusha qe mund te japin bereqetin me forcen frytdhenese, me klimen qe eshte shume e pershtatshme, shqiptaret perjetuan shume tendenca te renieve. Po pas ketyre, ata u ndergjegjesuan te bejne ngritjen e lavdishme. Aty lindnin krijuesit. Aty lindete heroizmi. Dhe ai art i mbijeteses se tyre sot ka dhene nje spikame origjinale qe te trondise mendimet boterore. Keshtu ,po mos kishin ndodhur gjithe ato rrenoja luftrash nuk do te arrinte te behej romani Keshtjella , qe gjeniu i letrave shqipe te artit, Kadare, ka bere nje surprise ! Po e njejta ngjet me paraqitjen e romanit Gjenerali i ushtrise se vdekur . E si do te mund te radhiten shkarravinat e Pelush Teneqes, qe hidherohet perse nuk i jepen shperblimet! Nëse lexuesi i ndergjegjshem i merr ne dore veprat dhe i lexon, do te bindet se pos cilesise se letres , kopertinave, nje fjlae nuk del tamam! Poe ai kerkon te shpallet gjeni!

Kjo nuk eshte habi. Te tilla vepra qe spikasin elemete shume origjinale qe mendja e njeriut ne bote perjeton caste te gezimit, lumturise, per mbarështrim. Thua ka mundur te behet ndonje drame si Cuca e maleve? Po nje liber drame me ate narracion qe ka , por per qellimet qe shpreh ne perputhje te të gjithe atyre krajatave qe dominojne, dhe del si deshire per t?u ndryshuar, si deshira , e Dijes, kur klith ? Sikur te isha djale! Keto spikama, keto klithma, keto peripeti te jetes, kane zene vend ne nje shtrese te gjere te popullit ku erresira sa vinte dhe mbulonte skajet e drites. Ne ate shtresim, keto fluska apo, keto rreze dalin sikur bejne lufte te kote. Por, ia arrijne ! Sado qe te njejtet kerkesa te shqiptareve per nje jete, per nje puls me te shendetshem, per prurje ma me vlere, jane shprehur edhe ma heret tek De Rada, tek Samiu, Naimi, tek Veçilharxhi dhe te tjere. Jane shpreh tek Vaso Pasha i cili, me nje vetmohim ka bere qe Bardha e Temalit te behet nje deshmi vezulluese se si arrin te mbroje nderin dhe trimerine qe trashegonte nga te paret! Por se si do te dalin personazhe te nje niveli miket pa breke te Pelush Teneqes nuk e di ! Ato qe sapo ua nxjerr librin nga botimi, ua jep dhe honoraret, dhe nisen turr nga Shkupi te zejne Hotelin ku festojne . Ndersa Pelush Teneqja i mjeruar rrin e kruan mjekrren e mbushur morra! Nuk eshte çudi se kjo i ndodhi shpesh, por edhe ne netor te ketij viti. Ose ne korrik ku mikja poete i bente pushimet ne Liqen me pagesat e te mjerit!

Me te gjithe keto tendenca, Pelush Teneqja ka synime per risi ! Nuk eshte e keqe kjo se pastaj me risite sjellese te shprehjes lirike te mikeve dhe te gotave me vere, do te kalohen krijuesit, sic bie fjala me Migjenin, nje urragan lirik, i cili per kohen qe jetoj, mbeti pothuaj edhe ne stil, edhe ne jete po aq i ri, aq energjik, aq aktual. Por, ja që nuk ishte i stilit te Pelushit, me kackete ne koke, me mjekerr dhe me mike qe i rrijne rreth nen Rrap, e femijte i presin bukë ne binanë e madhe kotec ! Ai nuk eshte i stilit te Migjenit që per deshiren e tij qe te kishte nje grusht e t'ia ngjese malit qe nuk bezante, dhe nuk pranonte idene per te ndryshuar gjendjen e katandisur te mireqenies se gjithe popullit, per lumturine e nje numeri te vogel pushtetaresh, qe organizonin ahengje dhe krijonin strukturat se si te shtypnin permasat e gjera te popullit, por, eshte per mireqenien e tij te vet, per gotat me vere, per darkat me miket, per librat qe ua boton, dhe pastaj kur ngel si hu gardhi, thote se e perndjekin!

Jam i mendimit se krijuesi shqiptarë eshte forca origjinale qe ka interpretuar talentin e vet, dhe guximin per te gjykuar paraqitjen e atyre fenomeneve shemtake qe i binin mbi shoqerise dhe ia mbyllnin horizontin e zhvillimit. Ne kete kerkim , ne kete ndertim te kesaj Kalaje ndertuese, akoma nuk ka arritur te spikatet gjeniu krijues shqiptar. Por, ka perjashtime! Ka gjeni te vetequajtur! Si Pelushi!
Por, arritja e tij per tu vetquajtur gjeni ka te te beje nje me nje nderim te tille, sipas kengës :

Sa pata pula dhe qurana...

Por ,ai nuk ka pas shtrirje provinciale. Ai eshte Globalist! Ai eshte i integruar ne rrjedhat civilizuese dhe i duket se jeton ne Malrow ! Ai ka botekuptime tjeterfare me te gjithe! Ndryshe eshte nderuar krijuesi shqiptar ne Shqiperi, ndryshe ne Kosove. Nese ne Shqiperi, krijuesi duhej te pembush vlerat dhe te behej i pelqyeshmi i Biros politike, ne Kosovë, ishte po i njejti arshin qe pershtatshmeria krijuese shkonte ne perputhje me Lidhjen Komuniste. I ngrituri ne piedestal per vlerat e narracionit prozaik Sinan Hasani , ishte fituesi dhe i poerzgjedhuri i antologjive qe krijoheshin ne federalizmin titoist, per ate se ishte anetar i larte i Lidhjes .Te tille si ai kishte edhe nje varg krijuesish, qe bene perpjekje maksimale si te gjejne shprehjet , metaforat, simbolet, qe ia varnin si kurora Titos, qe te duket tribun lirie, ne kohen kur mbi shqiptaret zbatoheshin metodat e dhunes dhe terrorit. Ndersa Pelush teneqja i shpallur rrebel, gjoja se e perndjekin pushtetet, nuk e kuptoj perse ne kohem ma te rende ishte po aq i preferuar per maqedonasit. Ata i perkthenin veprat dhe e benin perfaqesues te letersisë. Sigurisht e kane pas me seriozitet, se per ato qe ka ne shkrime lirisht mund te behet tralala! Mire eshte te mendoje perse ishte aq i preferuar!

Por te tille nuk ishin te gjithe krijuesit . Bie fjala krijuesit shqiptare, shfaqeshin ne shume horizonte. Ata i paraprinin gjithe idese se si te arrihet deri tek liria. Organizonin aksione te ndryshme. Nje nder ta vlen te permendet Adem Demaqi i cili , duke paraqitur romanin ? Gjarpijt e gjakut? mori hijen e nje sfiduesi qe gjithe rinine e kaloj burgjeve. Kishte edhe te tjere si ai. Por , me tragjiku qe ra nga pritat dhe pergjimet ishte Jusuf Gervalla bashke me vellaun e tij Bardhoshin dhe Kadri Zeken, te vrarë ne UntergrupenBah te Gjermanise. Si nuk e degjova se Shoqata e udhehequr nga Pelush Teneqja, te mbante nje Ore Letrare?!!!

Nese analizojme keta krijues, duke ua bashkangjitur dhe krijues te tjere te lemive te tjera, do te bindemi se krijuesit shqiptarë jetojne me metoda provinciale ! Vetem Pelush Teneqja jeton si në Marllow...!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx