E diele, 28.04.2024, 07:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Arsim Halili: Intervistë me poeten Bajame Hoxha

E marte, 05.01.2010, 08:00 PM


Intervistë  Bajame Hoxha – poete

 Nga Arsim Halili

 

Çka do të thotë për ju të merreni me artin letrar?

 

Për mua arti letrar është vetë jeta ime,pa të s’do isha asgjë tani!

 

 

Deri më tani keni krijuar një numër të konsideruar të veprave, ku e gjen vetën më mirë znj .Hoxha?

 

Të përgjigjem me dashamirësi dhe sinqeritet, unë ndjehem mirë dhe e gjej veten time në gjithë veprimtarin time si në prozë ashtu dhe në poezi.

Unë shkruaj me ndjenja të thella dhe poezisë sime nuk i bëj çensurë,nuk i ve kufij. Atë e le të fluturojë lirshëm dhe të marrë në krahët e saj tisin e mallit të largët dhe pasionet e mia. Duket qartë se, në çdo varg, e në çdo frazë kam dhënë vërtetësinë,dhimbjen, çiltërsinë, dashurinë, dhe mbi të gjitha, shpirtin tim të pa fund. Ne vargjet e mia janë të gjithë brezat ,të gjitha dashuritë shqiptare duke përfshirë dhe veten time,pra gjithkush që lexon vargjet e mia është e pamundur mos të gjej veten aty!.

 

 

Jetoni  jashtë vendit tuaj, sa ju mungon vendlindja?

 

Vendlindja?!

Eh, më mungon Shqipëria dhe të gjithë  shqiptarët e mi nga të gjitha trevat që i dua aq shumë!

Se harroj dot kurrë kthimin tim për në atdhe pas pesë vjetëve, kur arrita në aeroportin e Romës isha tmerrësisht e stresuar dhe kur lexova “Albani”  pashë një numër shqiptarësh që kishin mbërritur nga të gjitha skajet e botës të cilët prisnin ulur nisjen për në atdhe.

I njoha që ishin shqiptarë dhe u afrova, munda të shqiptoja,apo kujtova se shqiptova frazën:Shqiptarët e mi jeni? Dhe në çast ç’pata në dorë më ra në dysheme dhe me dy duart mbulova fytyrën time për të fshehur ngashërimin mbytës që më vinte nga thellësia e shpirtit. Të gjithë sa qenë u ngritën në këmbë ,më rrethuan e më bënin pyetje rrufe:

-Shqiptare je?unë ashtu siç isha me duar në fytyrë e mes një ngashërimi të fortë munda të pohoja vetëm me kokë,më ulën dhe një zë i dhimbsur më foli:

- Sa vjet ke pa shkuar në Shqipëri moj motër? Ç’të ka ndodhur? me që s’mori dot përgjigje nga unë, vazhdoi:

- A i gjen të gjithë gjallë moj?! Pse bën kështu? Mbaje veten! Të gjithë qanë bashkë me mua atë ditë pranvere në aeroportin e Romës.

Udhëtimin nga Roma deri në Tiranë e kam larë me lot, dhe në mes atyre lotëve u mbusha me muzë, më erdhi frymëzimi si asnjëherë tjetër dhe kam shkruar disa poezi loti, që sot i gjeni në librat e mi.

 

 

 

Me që jetoni në Belgjikë mund të na thoni sa është i organizuar komuniteti shqiptar atje e në veçanti në atë të fushës së letrave?

-

Mund të shprehem me keqardhje në këtë pikë: Në fushën e letrave këtu mungon çdo lloj organizimi,s’ka asnjë lidhje shkrimtarësh apo poetësh për të bërë të paktën një promovim libri. Të gjithë janë mbyllur në vetvete ose ekziston një egoizëm e pa parë ndonjëherë, këtu, secili kërkon të jetë lider.

Sa për komunitetin shqiptar mund të them me bindje është për të ardhur keq se komuniteti më i dobët është ai shqiptar.

Në Bruksel ka pasur dhe gjëra pozitive: Prej shumë vitesh ka funksionuar më së miri mësimdhënia e gjuhës shqipe,por tani dhe kjo po zbehet sepse disa individë të caktuar mendjemëdhenj dhe shpirtkeq kanë mundur të depërtojnë dhe bënë përçarje,epo,”kush është mësuar të bëj keq në atdhe, nuk rri pushuar në Belgjikë”   

 

Në poezinë tuaj cilat motive trajtoni dhe cili është roli i poezisë suaj në opinon?

-

Unë mendoj se në poezinë time kam trajtuar motive jo të gëzuara po dhe pa to nuk janë.

Do të desha të them:Çdo krijimtari i ngjan jetës së autorit si dy pika loti, kështu dhe unë duke u rritur dhe krijuar familje në kushte shumë të vështira nëpër kampet e internimit    hasa në padrejtësitë më të mëdha që në fëmijëri dhe kjo më bëri të shpërthej në vargje të trishtuara, sepse se mbaja dot përbrenda dhimbjen.

 Poezia ime luan një rol pozitiv në shoqëri dhe është mirëpritur nga opinioni publik.

Këtë e demonstrojnë letrat e shumta dhe kërkesat që më vijnë nga të gjitha anët e botës ku flasin shqip. 

 

Sa janë në nivel kontaktet tuaja me krijuesit tjerë të hapsirave shqiptare dhe kudo qofshin ata?

 

Më vjen mirë që më bëni këtë pyetje, kontaktet e mia me krijuesit e mbarë botës qëndrojnë në një nivel shumë të lartë. Dhe për këtë, jam shumë e kënaqur.

 

Keni një dinamikë pune intenzive, çfarë mund të presim nga zonja Hoxha në të ardhmen?

 

Po, më pëlqen të punoj. Kam në dorë një roman me 300faqe në të cilin pasqyroj ose rrëfej me sinqeritet e dokumente të plota një thërrime nga jetët tona të kampeve. Besoj se libri do të mirëpritet nga lexuesi.

Atë ditë që unë nuk shkruaj të paktën një varg,më duket sikur atë ditë, nuk e kam jetuar.

8)- Sa e njiheni cepin e atdheut ( preshevë, Bujanoc, Medvegjë)?

Më vjen keq se deri atje nuk kam mundur të shkojë,por shumë qytete të shtetit tonë të dytë Kosovë, i kam vizituar e njohur, gjithashtu dhe qytetet  shqiptare në Maqedoni sepse kam qenë disa herë e ftuar atje, si krijuese.

 

Mendoni se letërsia shqipe është duke ecur krahas letërsisë evropiane?

- Mendoj se po.

Në opinonin tonë kemi mjaft krijues, por sa po krijohen vlera të qëndrushme artistike ne letërsi çfardo zhanri qoftë ai?

 

- E rëndësishme është se ka ardhur koha e lirisë së vërtetë për secilin që ka talent,të shkruaj si të dojë, e sa të dojë,një gjë është në pikëpyetje: A do ti rezistojnë kohës këto shkrime? nuk dihet, koha është ajo që do ti seleksionoj.

 

Krahas letërsisë ku e gjen vetën zonja Hoxha diku tjetër?

 

Po, krahas letërsisë admiroj muzikën e lehtë,tenis,dhe  sportin në përgjithësi.

 

Hobi dhe koha e lirë për ju?

 

Kam fare pak kohë të lirë sepse merrem shumë me shkrime, jap mësim shqip, plus jam nënë e tre fëmijëve të rritur dhe kur më tepron koha, shëtis në park me shoqërinë shqiptare, por dhe me shoqërinë  belge - franceze.

 

Sugjerimet tuaja per krijuesit e rinj?

 

Jam shumë e kënaqur,premtojnë!...



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora