Kulturë
Kalosh Çeliku: ‘’Disidenti’’ Melez
E diele, 03.01.2010, 08:58 PM
KALOSH
ÇELIKU
“DISIDENTI” MELEZ
(Monodramë)
Ngjarja zhvillohet në mesin e
librave, në Rezidencën e
“Disidentit” Melez t? pal?pi, n? katundin
P?rtejzalli.
Trima pas lufte
Skena:
Libra të hedhur andej – këndej nëpër skenë. Një tavolinë
pune dhe një karrike. Mbi tavolinë një gjygim me çaj rusi. Një shtrat pranë
dritares. Një fotografi e Skënderbeut në mur. Karshi saj, një e Adem Jasharit…
Edhe një tjetër e Jusuf Gërvallës… Flamuri kuqezi mbi tavolinë…
“Disidenti”Melez i pal?pi me tesha të zeza dhe kërpeshin
kuqezi përqafe hynë në dhomë duke e zvarritur një Kukull Femër me veshje
kombëtare kërçovare. “Disidentit” Melez t? pal?pi bythët i kanë kërcyer mbi
setre. Në gjoks ka plot dekorata lufte.
Rruza për qafe… Tespi kuqezi n? dor?… E ka në dorë edhe një libër me poezi –
“kryevepër patriotike”…
Ecë, Nusja
ime me pashterk? t? kuqe ulu në shtrat, të ikim pak nga Mulliri i Arapit!…
Shelgjet që ma zën? frymën… Taxhia më ka mbetur në fyt… Pusho pak!
Megjithatë,
gëzuar! (E cakrron gotën e çajit me bythët e zbuluara të Kukullës Femër).
Vërtetë, jam patriot i madh, po kësaj radhe do të shkruaj poezi dashurie. E kam
vendosur t’ia mbyll gojën atij poetit rebel, që na i shurdhoi vesh?t me atë
Miken… Verën dhe Rrapin… E sheh tashti se, si shkruhet poezia për miken.
Vërtetë, kam shkruar poezi patriotike, po ashtu e deshi koha. Tashti, kur e
fituam luftën, ja i erdhi radha edhe dashurisë. Unë, nuk dola në male me
UÇK-në, po unë kam luftuar qysh në kohën e komunizmit. Moti unë i kam nxjerrë
armët nga brezi për liri… I keni harruar shkrimet e mia në gazet?n e “pavarur
Rrena”, plot patetik? artistike: Shkina… Shkje… Nëna Parti më përkundte në
prehër, më jepte gji… Fuqi si Mujit e Halilit t’u bie Sarajeve të Qeverisë…
Bereqetit të Nënës Parti… Natë e ditë t’ua fërkoj herdhet patriotëve kuqezi…
Shpesh-herë edhe t’u vihem pas në
Qeveri, mos u bien udhës…
Unë kam qenë
edhe partizan… Edhe komunist… Nuk e besoni?!… Jo, ë?!… Ja, shiheni ku e mbaj
shokun Tito… Edhe yllin e kuq pesërrembësh!… (E kthen jakën e setres në
tjetrën anë. Vërtetë, shihen shoku Tito dhe një yll i kuq pesërrembësh). Në
demokraci, ballistë. Edhe atë, me shqiponjën e zezë dykrenare në ballë… Në
mitingje… Kuvende të Nënës Parti… Nuk e besoni?! Ja, shiheni në vepër!… (E
nxjerrë nga xhepi një kësulë me shqiponjën e zezë dykrenare).
Ehë… Ehë?…
Eh???... Edhe pak duhet ngritur k?mish?n e m?ndafshit. (Ia zbulon pak më
shumë bythën Kukullës Femër. Përsëri, e çon gotën e çajit të rusit).
Gëzuar! Tashti do ta shihni se çfarë vargjesh do të dalin nga kjo kokë.
Antologjike. Kritik Ziu do ta shti edhe në antologjinë e Tun Batunëve, rrëzë
Sharrit. (Ulet në karrike dhe me zë shkruan në kompjuter mbi tavolin?):
S’kam kohë të merrem me frikën
Shepjtoj t’i dal vdekjes k?lyshçe
E t’i futem i tëri në bythë…
Kryevepër,
??! Eh, Rebel Rrapi! Rebel Rrapi! Kësaj i thonë poezi, e jo atyre që i shkruan
ti nën Rrap. E sheh, pse deri më tashti nuk kam shkruar poezi erotike? Jo, m?
p?rgjigjesh. E di, nuk e sheh. Ja, po të tregoj, o poet ashik! Gëzuar për
shëndetin tënd nën Rrap!… Zonën e lirë… Edhe pse, këto ditë në gazet?n “Rrena”
u botua një shkrim se ka shterë Shadërvani… ”Boemi i dikurshëm, që tash i kanë
ngelur në tru tamam si Rrapit: galat, zogjtë, miza dhe bullari…” Tre
parlamentarët që e kishin gostitur vendasin e Shkrimtarit me “nga një uiski
dopjo” siç i thonë në Shqipëri, e kishin porositur kamarierin: Të piqnin prej
mishit më të mirë dhe sa më shpejtë të hiqte pjatat me qepë, se e kishin qelbur
tërë Rrapin për rreth. E njëri tha me shumë ironi, ky Rrapi më nuk është i atij
boemi, po është i yni.”
Hi-hii-hiii…
U lumt?! (E ngre gotën e çajit të rusit dhe cakrron përsëri me bythët e
zbuluara të Kukullës Femër). Gëzuar! Gëzuar, edhe ti, o Yllkuqi i Kërçovës,
që më në fund nga Partallmenti, zbrite nën Rrap! E lidhe gomarin nën hije.
Kërpeshin kuqezi e vare në një degë… E pret Nënën Parti edhe njëherë të të hip
në foltore… Tym e flak? të nxjerrish nga goja… Çka, më thua se edhe unë jam
vonuar nën Rrap?! Moti është dashur ta varë kalemin në një degë. Mikes t’i
shkruaj poezi… Jo. E ke gabim. Nuk kam shkruar se, kemi qenë në robëri… Shkau na
shkeli te dera… E tashti pasi erdhi liria, mu zgjidhën duart… Frymëzimi… Pena…
Erdhi Muza... E di, Rebel Rrapi do të thotë: n? demokraci iu zgjidh?n edhe
brekët… Po, jo! Nuk ia plotësoj atë dëshirë. Unë kam lindur dhe do të vdes
patriot. Unë kam lexuar poezi patriotike edhe mbi varret e dëshmorëve. Në mesin
e tyre kam kërkuar të këndohen këngë patriotike me çifteli…
Heroikisht,
edhe Nëna Parti po jep shpirt… Lidershipi… Hi-hi-hiiii… Udhembarë!… Zoti ua
faltë Xhenetin… E kam UÇK-në…
Qeverin?... “V?llez?rit”... Pse, i keni hapur sytë? Bini pa mend… Nuk e
keni ditur se, unë për të ardhur këto parti politke në pushtet, kam punuar
tinës në këtë Shtet… Edhe për UÇK-në kam punuar tinës, nëpër çajtore… Kok? m?
kok? me “v?llez?rit”, te Mulliri i Arapit... Nuk e dini?! Vërtetë, nuk dola në
male me kalemin krahut, po me zemër kam qenë në çdo betejë t? p?rgjakshme… Edhe
në Tanushë… Edhe në Shipkovicë… Edhe në katundet e Kumanovës… Edhe n? Kalan? e
Tetov?s...
Nuk më
besoni?! Jo, m? duket se m? thot? Rebel Rrapi. E di, përsëri do më thoni e bënë
për poste… Vende pune n? Qeveri... Lekë… Pasuri… Po, dreqi ta haj, kështu më
mësoi Nëna Parti. Ajo e ka fajin. E para ma hodhi grepin. Unë isha vetëm
peshku, që e hëngra grepin vetëm për një krimb. Ecë, tashti e noto në Hurdh?.
Noton, po si jo, edhe kryem?shehtas. Vetëm ku, në barkun e Nënës Parti… Post?,
mes letrave… Askushi nuk e çan kokën për poezi patriotike, përveçse të vdekurit
mes varreve. E me çka mund të të ndihmojë Skënderbeu?!… Adem Jashari?!… Me
asgjë… Nëna Parti është ajo që ta vë litarin në qafë… E tërheqë shkamin… I
paguan këlyshët të të kurdisin linçe intelektuale e fizike… Helmime… Kur t’i
teket të bënë poet… Shkrimtar… Kritik letrar… Gazetar… Doktor shkence… Redaktor
në redaksi… Drejtor… Ministër në Qeveri… E ti vazhdo prapë të shkruash poezi
patriotike, përderisa nuk të delë shkuma për goje e për bythe…
Megjithatë,
unë nuk lejoj q? Partia të ma vë litarin në qafë. Shkaku: nuk jam viç i pal?pi,
siç thot? Rebel Rrapi. U thash? edhe më parë, jam plesht… Hooop, kërcej… Morrin
e shtypin e jo pleshtin… Ecë, Kryevepra ime të bëjmë dashuri!… Ecë!… E hëngrëm
livadhin më edhe ne patriotët kuqezi… Vdiqëm… E di pse? Jo. Hëngrëm fiç… E
populli thot?: h?ng?r fiç dhe vdiq... Vendin e kemi mes varreve… Një mut do
t’na vënë te koka, një te këmbët… Rebel Rrapi, ndoshta edhe do t’na stërpikë në
Ditën e Shëngjergjit me ujë xherizi… Bythët, do t’na i skuqë me thupër thane:
me sh?ndet!… Përmjerë te koka… Ngrehuni, o burra!… Turruni në Qeveri!… E fituam
luftën… Erdhi liria… E neve, përsëri na duhen patriotë kuqezi… Poetë Oborri…
Shkrimtarë pa talent… Kritikë letrar teknefesë… Gazetarë… Doktorë shkence për
Unionin e viçave… Redaktorë sakatë në tru... Drejtorë gjys?manalfabetë…
Ministra të tredhur në Qeveri…
Ecë,
Kryevepra ime shtrihu në shtrat!… Ecë!… (E rrëzon me egërsi dhe i futet si
m?zat i tredhur katundi). Çka? Nuk do… Mos u turpëro përpara Skënderbeut…
Edhe Adem Jasharit… Edhe kjo luft? është vepër patriotike… (E pushton).
Ashtu. Kështu shkohet në Evropë… Sllavomaqedonia shpallet demokratike… I dalim
zot integritetit të Sllavomaqedonisë… Tashti, hipëm përsipër! (E merr dhe e
hip mbi vete). Ashtu. E, hë… E, hëë.. E, hëëë… Kërce!… P?rdridhu!...
Piskatë!… Oh!… Ooh!… Oooh!… Çmendu!… Nga ajri e nga toka përdore gjithë
arsenalin ushtarak!… Helikopterë rusi… Avionë… Raketa… Predha… Demostro focë!…
Më fortë!… Më fortë!… Edhe më fortë!… Rroftë Unioni i viçave!… Rroftë Nëna
Parti n? Qeveri!…
Hesht! (Nëpërmes
të altoparlantit dëgjohet zëri i Hutit…) Hu… Huu… Huuu…. Jo! Nuk është
Huti, po Sorraku i Tun Batunit… U ngritë edhe ky lugat… Erdhi nga varret me
shokë… Mbylle gojën! (Piskatë). Lufta mori fund. I dor?zuam arm?t... Gjashtë
muaj nuk ua kemi dëgjuar zërin. U arratisët në Kosovë… Shqipëri… Nëpër botë…
Ikët me frikën në shpinë… O Imzot, nga sytë këmbët!… Nuk na duhen trima pas
lufte… Jo! Mjaftë, i kemi këlyshët e Nënës Parti… Hutin e Tun Batuni, që
trumbeton fitore në mjetet e informacionit para Vitit të Ri. I rrumbullaksoi
premtimet… Lirinë, ua solli shqiptarëve në vend të Babadimrit… Jo! Jo, nuk e
kemi ndërmend që të të japim asgjë, as p?r m?shir?. Kënga jote ndjell kob…
Vdekje… Robëri… Çka, nuk je Sorraku i Tun Batunit?!
Folë,
Skënderbe! Folë! Pse, heshtë?! (I drejtohet fotografisë së Skënderbeut, var?
n? mur). Edhe ti ke qenë me ne nëpër mitingje… Zgjedhje… E kemi valuar
flamurin kuqezi përpara popullit… Edhe Shpatën… E kemi vrarë vëllain për
pushtet… Po, ti Adem Jashari çka i thua këtij rrospillëku?! Nxirre mitralozin
me dy k?mb?! Ua shkrep në ballë tradhtarëve t? popullit!… Çka?! Edhe ti më thua
t’i duartrokis Nënës Parti?!… Himne t’i kushtoj nëpër kongrese… Tubime më
tubime t’i shkoj pas mos i bien udhës… Në emër të popullit me t? katra k?mb?t
t’i sulem Partallmentit… Ministrive… Zyrave të ndonjë redaksie…
Jo, o burrë!
Jo. Tashti e tutje do të shkruaj vetëm poezi erotike. U lodha më me poezi
patetike, m? falni patriotike! Shkurt, nuk ua pash hajrin. Unë jam disident… E
disidentit i ka hije në Parti politike... Partallment… Ministri… Kabinet… Zyrë
redaksie... Ja, arsyeja pse do ta ndërroj edhe k?t? parti politike. E di, do të
thoni: kurva i ndërron burrat. Punemadhe. Nuk ?sht? kurv? gruaja q? shkon burr?
m? burr?, po kurv? jam un? patrioti melez q? shkoj parti m? parti… Populli
thotë: Burri i mirë i mbanë shtatë gra. E Mikja ime trumbeton të kundërtën:
Gruaja e mirë është për një katund… Hi-hi-hiii… (Qesh).
Ja, pse të
martohem kam pasur frikë. “Vëllai” u martua, i dhash edhe unë do lekë për
dasëm. Pesë vjet ia përgaditëm pajën. Nusen e kemi përgjysëm. Gruaja vëllaçko,
ka shpenzime. E Rebel Rrapi thotë të kundërtën: burri ka shpenzime. Gra kemi me
bollëk. Na mungojnë burrat. Burrat. Një burri i takojnë shtatë gra. E, un? nuk
e kam asnj? grua, as p?r far? n? sht?pi. Partia ma gjeti nj? grua, po iku edhe ajo pas jaranit. Nuk m? gjen m? tjet?r grua,
thot?: nuk je i aft? ti p?r grua. Ju nuk e dini edhe si iu përgjigja Partis?
kur më gjeti punë n? post?. Jo. Vallë, a nuk është më mirë në vendin tim ta
pranoni një tjetër aktivist partiak, ai t? punoj? e n? fund t? muajit rrogën ta
ndajmë përgjysëm? E me “v?llain”, rreth hijes së Shelgut në medis t? L?m?s?
Edhe këtë nuk e dini?! Mirreshim vesh, q? n? m?ngjes pa asnjëfar? problemi.
Vëllaçko, zeje i pari hijen, nëse nuk do t’i përzimë kësulat! Po, me dy enët me
groshë? Hi-hi-hiii…. (Qesh). Edhe këtë nuk e dini?! O Imzot, po çka dini
ju?! Për çdo ditë në restorant i porositja nga dy enë me groshë. E kur më
pyeste pronari, pse dy enë, kur isha vetëm në tavolinë?! I përgjigjesha: e pres
edhe një mike. Edhe, dikur kur përfundoja enën e parë me groshë, çka bëja me
tjetrën porosi? Jo, nuk e dini. I fërkoja duart. Barkun. E filloja të dytën.
Për çdo ditë i rrokullisja nga dy enë me groshë. E ju e dini sa e gjatë ëshët
dita. Po, nata? Eh, natën të këndojnë zorrët në bark…
Vërtetë, ju
nuk dini për mua asgjë si patriot katundi. Fatkeqësi kombëtare. Edhe po ta
dinit nuk ju hy në punë. Nuk e dini ku e kaloj ditën… Natën… Cilës partie
politike i rrokullisem në brek?… Xhindet ia përzë mbi çati… I qes edhe fall… E
përmbys filxhanin e kafes me një dëshirë… Nuk besoni?! I Pyetni po të doni se
si e kemi ndarë mejdanin. Në fund pasi i shikuam filxhanat e tyre, vendosëm ta
shikojmë edhe timin, t? patriotit kuqezi. Më thanë: cila nga ne dëshiron të ta
shikoj filxhanin? Pasi i shikova me rend të gjitha, ti i thash njërës, më të
bukurës. E mori, dhe bluajti kot fjalë disa minuta. Qeshën. Në fund më thanë:
vëndoje gishtin në mes të filxhanit dhe mendo nj? d?shir?! E dikur, gishtin
fute në gojë! Qeshën edhe më me zë duke ia mbyllur njëra tjetrës syrin. E mashtruam,
than? me vete. U kënaqëm me kët? budalla Llagu. Unë nuk munda t’i duroj më dot
theshethemet, ua prita: po, unë asgjë nuk kam menduar, oj cuca asgane! Edhe
njëherë, u shikuan sy më sy me nj? buz?qeshje. Plasën nga t? qeshurat dhe me
barkun n? dor?, ik?n te N?na Parti…
U bindët
tashti m? n? fund se, unë kam punuar tinës për UÇK-në. Po. Atëherë, binu
duarve! Edhe në këtë pushtet e meritoj një post si argat besnik! Çka, më thoni
t’i dëgjojmë këlyshët e Nënës Parti?! Mirë. Ja, ku i keni me bishtin ndër këmbë…
Veshët e prerë… (Ngrihet dhe e lëshon radion). Folsja: Dëgjues të
nderuar, mirëdita. Në ditën e sotme nga dora e Hutbës jugosllave u vranë nga
pusia Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Patriotë të flaktë të kombit
shqiptarë. Nëpër disa qytete u përkujtuan këta dëshmorë me disa manifestime
tradicionale: “FLAKA E JANARIT”. Gazetari ynë gjatë minutave të ardhshme do të
bisedojë me dy shokë që kanë punuar së bashku me Jusuf Gërvallën në një
redaksi. Bashkëbiseduesit tanë janë Honxho Bonxho, poet dhe Ebu Fakiri,
shkrimtar. Gazetari: Zotërinjë të
nderuar, mirëdita dhe mirëse erdhët në studio. Mysafirët: ( njëzëri )
Mirëdita.
Gazetari: Zoti Ebu Fakir, ju keni punuar së bashku me Jusuf
Gërvallën dhe e keni njohur për së afërmi. Çka do të na thoni diç më tepër për
këtë patriot?
Ebu Fakiri: Jufuf Gërvalla ka qenë edhe shok edhe patriot i madh. Unë
me te kam qenë i afërt në punë. Shpesh?herë bisedonim për çështjen shqiptare
dhe letërsinë. Dihet, Jusufi shkruante edhe poezi. Po, edhe këndonte bukur.
Gjithmon? me vete e merrte edhe kitarën. Më kujtohet si sot, kur Jusufi e
këndonte këngën: “O kjo anë e lumit ka
bylbyla shumë…”
Gazetari: E ju, zoti Honxho Bonxho si e kujtoni Jusuf Gërvallën?
Honxhobonxho: Ah, (Pshertin në vete me patetitkë) kur
dëgjova për vrasjen e tyre nga dora tradhtare e UDB-ës jugosllave, ja mu këtu
në zemër mu këput diçka si tunxhi. E kam qarë atë ditë si fëmijë. Po, si mund
t’i harroj ato ditë që i kaluam së bashku në redaksi kokë më kokë. E nisnim
bisedën me letërsinë dhe kalonim në politikë. Jusufi ka qenë një patriot edhe
më ia madh se Skënderbeu…
Hi-hi-hiii…
(Qesh). Bërllok shqiptar… Spiunë, që sa qenë gjallë nuk i kanë lënë
rehat. Edhe tashti poashtu në varr.. (E shuan me inatë radion). O Imzot,
frikë të kesh edhe të vdesish një ditë. Bërlloku i këtillë nuk të lë të qetë
edhe në varr. Edhe atë, kush të mbanë fjalime të zjarrta mbi kokë?! Derdhë lotë
krokodili… Kurora lulesh të vë mbi varr… Bërlloku… Këlyshët me zgjebe, që më së
tepërmi të janë ndërsyer pas shpine. E kanë nxjerrë gjuhën na, dy pëllëmbë
përpara Vetshërbimit, në Bit-Pazar për një asht… Torbë taxhi…
Mikja ime,
mbuloje bythën! (Ia lëshon këmishën e gjatë t? m?ndafshit deri në fund të
këmbëve). Patriotizmi yt mori fund në këtë Shtëpi Publike. Gjithë kohën më
paske tradhtuar me Rebel Rrapin... Rrospitë Meshkuj… Këlyshët me zgjebe…
Trusakatët… Patriotët kuqezi… Nuk je ti Mikja ime, po Nëna Parti me bythët në
hava… Këmbët t’i kanë ngritur përpjetë në Partallment… Patriotët kuqezi i kanë
shterë herdhet… Lëmën na e mbushën me kopila… Atdheun… Theje qafën, Rrospi! (E merr Kukullën Femër dhe e tërheq zvarrë
nëpër skenë. E hudh jashtë dhe ia përplas
derën. Edhe çelësin ia rrotullon dy
herë. Dikur e merr shpatën e Skënderbeut
varë në mur dhe e ngre lartë në ajër. I hipë
një karrikeje si kal?, e rrotullon shpat?n n? aj?r gjoja se pret koka njerëzish). Dhe, b?rtet? plot t?rbim:
O bini burrat e mejdanit
Zot t’i dalim Vatanit!…
(Dritat ndizen – shuhen, në skenë. Vet?tim? mbi
Çelvjollc?. Shti rrufeja)...
Fund
Shkup, 3 janar 2010