E diele, 28.04.2024, 01:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Remzi Salihu: Metaforike të gjuhës poetike

E shtune, 02.01.2010, 07:15 PM


METAFORIKE TË GJUHËS POETIKE


Osman Gashi ?Torzo e gjallë? , 2007

 

Nga Remzi Salihu


?Torzo e gjallë? quhet vëllimi poetik i poetit Osman Gashi. Ky titull anakronik shëmbëllen në një sintagmë poetike, e cila në reduktimin metaforik vjen  si shembull i gjallë i ekzistencës së njeriut modern me trup të cunguar nga plagët e pa shëruar të përditshmërisë sonë. Kjo torzo që flet nga shumë dimensione të veta, të pjesëve të shkëputura të trupit dhe jetës, sjell disponim, aq sa të  mallëngjyeshëm, po aq edhe stoik, të papërkulur nëpër rrebeshet e kohës. Ky trup i cunguar rreth vetes përmbledh tërësinë kuptimore të një plage të pashëruar, të një epoke, apo gjenerate, që mbeten dëshmitarë të dhunës, bashkë me përjetimet e tyre të shumta të qëndresës globale në një art të ndjeshëm, emocional dhe thënë thjeshtë si dhimbje të përmasave kolektive për trupin e cunguar nga ndodhitë e kohës.

Ekzistencës së njeriut i takon ëndrra e shpresës, siç i takon edhe frymëmarrja, natyrisht në një mënyrë më të përgjithësuar si inkuzion, ekspozë e historisë së një vendi. Me ndjenjë të larmishme, kundrejt kohës kemi përballjen e një ëndrre të keqe, si imponim i detyrueshëm i ndjenjës dhe, shkakut, për mendimin dhe kujtimin e çliruar nga frika, për mitin dhe përrallën. Andaj fillimi i përmbytjes së idesë, së ndjenjës në tërësinë trupore, që ngjeshët nëpër situata të caktuara të jetës vjen  si paradigmë e kohës. Në vargjet e poetit tingëllojnë antitezat e definuar të mundësive koherente me kundërthëniet e jetës, por që janë të ndjeshme nëpër dallgët shpresëdhënëse. Ai vepron si luftëtar lirik i ndjenjës nëpër të gjitha situatat e mjegullta të kohës së zymtë, ku shiu përvëlues depërton gjithkah për ta kapur hapësirën, e cila sjell mugëtirën nëpër luginat e ndjeshme të atdheut. Poeti kërkon kohë dhe liri,  që tingujt vërshues të lyrës t’ia ndriçojnë vetminë, ngrysjen dhe zhbërjen e ditës apo natës, jetës apo vdekjes. Një pyetje retorike e tillë, që ndeshet në këtë vëllim poetik, e lë  kërkesën sublime të papërfunduar, të pazgjidhur deri në fund. Asnjë njeri nuk shpëton nga marrëdhënia e shpirtit të vet me atdheun, qoftë  ai cunguar, qoftë për ta parë atë si tërësi e të kompletuar. Andaj edhe poeti Osman Gashi me vargjet e tij qëndron si vëzhgues me autobiografi në vargje, gjegjësisht, si ekzemplar i fatit dhe fatkeqësisë së kohës. Koha dhe shikimi në të, figurativisht zhvillojnë një dialog të ndërsjellë, kundrejt fotografive të gjuhës poetike, duke sjellë në skenë një botë surrealiste të aktualitetit dhe njëkohësisht që e tejkalon edhe vulën e kohës. Të duket se poeti në disa raste sjell jehonën lirike të Lorkës e të Nerudës në Guernikën e ndjenjës shqiptare. 

Nëpër trupin simbolik të poezisë paralajmëruese ? Po ri? ngjeshët tërësia kuptimore e vëllimit poetik ?Torzo e gjallë? e poetit Osman Gashi. Atmosfera e medaljes së errët dhe asaj të ndritshme  krijon në sfond të kuptimit imazhin e rrugëtimit ironik, për të bërë të pamundurën të  mundur, në vokabularin kuptimor të vendit ku jeton e vepron. Poeti përballë kësaj atmosfere kohore të quajtur emocion i brendshëm e nis antitezën e medaljes gjuhësore nëpër kornizën e çasteve të dalë nga profili vëzhgues i situatës brenda një kohe të caktuar veprimi. Ai është dëshmitar kritik i një etape të ngrysur të kundërthënieve politike e shoqërore. Personifikimi i një qenie të gjallë në tokën e poetit frymon si trup i pashkëputshëm i ekzistencës individuale,  shoqërore e kombëtare. Në këtë truall veprimi fluturojnë vetëm shpendëkeqët, kukuvajkat, që ndjellin zi, të keqen e padurueshme deri në skajshmëri të përmasave përgjithësuese, e që në esencë shpalojnë izolimin tërësorë nga kënaqësitë dhe gëzimet individuale të njeriut. Libri është këngëtim i një kohe të errët, flet për shakullinën që sjell pikëllim dhe trishtim njerëzorë. Ai bëhet dëshmitar për të gjitha ndodhitë që ndodhin rreth nesh, madje ai nënvetëdije strehon kuptimin pragmatik, se  do të vij koha kur do të gjykohet për të larat apo të palarat e shekullit. Shiu që simbolizon atmosferën e zymtë, e që  ka kapluar qiellin e mugët e sjell autorin në simfoninë  gri të shekullit, por pas këtij shiu shkatërrues priten të vijnë ditë më të mira. Autori flet për një metamorfozë jetësore, ku çdo gjë do të pësonte ndryshim rrënjësorë. Ngase përballë botës së civilizuar atdheu i pushtuar është bota e errët, në të cilën njeriu me çapitjen e tij në kohë dhe hapësirë mbetet dy hapa mbrapa civilizimit. Këto disponime bëhen skëterrë në vete, kur kënga humb kuptimin, tingullin e saj e mbytin  hekurat, grilat e izolimit, e që në esencë kuptimi, ato sjellin ndryshkun e përdhunshëm në emblemën e kohës së uzurpuar. Krismat që trazojnë mirëqenien, ia ndryjnë zemrën individit, poetit. Autori jep fotografi mendimi të imazhit të vrazhdë jetësor. Ato dalin  nëpër dy variante sublime, në dritë dhe errësirë. Këto pamje,  poeti, i kthen në simbole të tipizuara me kujdes sipas situatës dhe kohës që vëzhgohen. Autori këngëtimin e lidh, apo më mirë të themi, e përgjithëson nga situata e vëzhgimit. Si duket libri në vete  ngërthen një dozë melankolie, paksa me një tis të hollë pesimist, të përshkuar me lot mallëngjimi, që vjen nga një situatë apatie të një gjendje frike e pasigurie të papërfunduar tërësisht, ngase shpresa e ndriçimit të diellit është e  brishtë,  në pritjen e gjatë të ndryshimit të gjërave dhe klimës, që qëndron rreth nesh. Po ashtu si dita që varet në monotoninë e vet, si ndonjë monedhë e ndryshkur, ashtu edhe njeriu mbërthen në vete këtë bezdi të zymtë, këtë tmerr, që rëndon jetën nga çasti në çast. Dita pret kohën për ndriçim, që ai peizazh vjeshte edhe pse qëndron i varur në kthjelltësinë e qiellit mbetet si vizion i tmerrshëm në errësirë, pa shkëlqimin e saj, sepse koha ka nevojë për ?yje dhe zogj? që do ta shpornin këtë monotoni, këtë imazh ?me krahnezë akulli?. Njëzet e katër orë të ditës dhe natës nuk janë kurrgjë përballë individit dhe rrethit, ku ngjeshet në veprim kuptimi dhe moskuptimi i situatës që mbretëron dhe përjeton autori, po që se ajo është e plotësuar me të gjitha kërkesat pozitive që ka nevojë njeriu dhe, ajo gjendje bëhet e tejkalueshme me kalimin e kohës, kur ka rezultate. Por në këtë lloj disponimi edhe një minutë të bëhet e gjatë dhe e mërzitshme po qese dita varet për qiellin e bezdisë së kohës, e cila papritmas ka hyrë në këtë ?garë? jete. Ditët vijnë e shkojnë dhe në këtë vegim jetësorë njeriu merr dhe jep nëpër kujtesën e tij të mirën apo të keqen. Në betejën  e jetës, ngandonjëherë, individi është viktimë e rrethit ku jeton, sepse edhe triumfin edhe fitoren në suksesin e saj e vendos tjetërkush. Njeriu në këtë aspekt shëmbëllen vetëm sipas nevojës së rrethit. Tërë kjo betejë e përgjakur jetësore,  për mbijetesën e saj, hyn në gjykimin dhe vendimin e historisë së ekzistencës dhe, madje tërë kjo atmosferë e pazakonshme bëhet sipas kërkesës së tjetërkujt, e jo të vetes.  

     Vëllimi poetik ?Torzo e gjallë?, amputon në vete pesë cikle kuptimore. ?Maskemball hijesh?, ?Emblemë e ndryshkur?, ?Lumenjtë qiellorë?, ?Një zot e di? dhe ?Dhëmbi i ujkut?. Të gjitha këto tërësi ciklike  ngjeshin fotografi të imagjinatës kolektive  të atdheut nëpër natën e zezë, duke sjellë fragmente të hidhura të ndjekjeve e përndjekjeve kolektive deri në shfarosje. Për poetin brengë vrastare ?është buka e zezë në natën e kobshme”, e cila erdhi e gatuar nga duart e huaj, si rrethim i paftuar, nga çizmja e huaj, pushtuesit, që me dhunën e tyre, fëmijëve ua trazuan fëmijërinë, madje me krismat dhe bubullimat e tyre mbuluan qiellin e ndezur nëpër rrëketë e tmerrshme të kohës. Ata morën me vete çdo gjë dhe në këtë rrëmujë mbeti vetëm ?sofra ? e afrisë dhe solidaritetit midis vetes, që tuboi rreth saj shpirtrat e pafajshëm  të qenies sonë. Poeti me dhimbje të madhe drekon në këtë situate makabre që ia sollën të huajt vuajtjet popullit të tij  gjatë shekujve. Kjo sfidë dhe sprovë nga poeti kërkon kriter në gjetjen e fjalëve, gjuhës, shprehjes, andaj zhytet thellë në kërkimin e mendimit, duke sjellë emocion të vazhdueshëm nëpër të gjitha  njësitë përceptuese të çasteve kreative. Kjo mënyrë e këngëtimit i  sjellë individit, lexuesit, standardizim e krijimit poetik në kuptimin e vlerësimit të nivelit artistik e figurativ të poezisë. Ky ligjërim poetik nuk vjen si shikim pasiv në përshkrimin e situatave e të detajeve të papritura të jetës, por me një gërshetim e amputim të brendshëm të përvojës të realitetit dhe kohës. Në të ka biografi frymëzuese të ndodhive që duhet shikuar drejtpërdrejtë ashtu siç shëmbëllen liria, burgu, dhuna, trishtimi.  Nëpër këto rrugë, madje, njeriu  grishet të kaloj nëpër kufijtë e intimitetit, fatit dhe fatkeqësisë kolektive. Shumë sintagma të goditura kuptimore e përcjellin autorin deri në fund të vëllimit poetik. Sepse gjethi kreativ, brenda një periudhe të caktuar  pos anës së gjelbër, të njomë, ka edhe anën tjetër të verdhë e të vyshkur që sjell pikëllim. Sipas autorit kjo mënyrë e shndërrimit dhe tjetërsimit të diçkaje vjen si proces evoluimi jetësorë që lind dhe vdes. Poeti na fton nëpër këto situata që janë të zymta apo të gëzueshme. Vargjet poetike të Osman Gashit bartin në vete fjalë emocionuese të ngjeshura me mall dhe shpresë nostalgjike. Poezitë e tij të grishin në situatë, në shkak, me një gjuhe e shprehje virtuoze pak sa edhe pesimiste. Ai mundohet që realitetin dhe situatën politike ta nxjerr para dritës  së gjykimit, poezitë e tij janë  të angazhuara me politikën e kohës dhe rrethit ku jeton, duke luajtur me fjalë sjell emocione të prekshme, të cilat, kalojnë në dhimbje. Një hapësirë të veçantë zënë gjurmët e historisë së qenies njerëzore. Ato shfaqen si dyshime të lidhura me kohën, sepse liria individuale nuk është e plotë, madje, ajo të çon të bësh pyetje edhe për lirinë spirituale të individit në shoqëri.

Pas një ngarkese të madhe mes ekzistencën dhe individit në shoqëri, poeti në ciklin e fundit, kërkon prehje dhe çmallje në fëmijërinë e ikur. Ai kthehet atje me mallëngjim, ngase çdo gjë ka ndryshuar, pos shtëpisë së moçme, e cila ka mbetur e vetmuar pa zhurmën e fëmijërisë së dikurshme. Individi në këtë distancë kohore përjeton ndryshime, por këto ndryshime nuk kalojnë pa lënë gjurmë melankolike për evoluimin që pëson njeriu. Andaj, edhe poeti e ka të pamundur t’u ikë lotëve të mallit e që ?zhbëhen, avullojnë? me kalimin e kohës. Vetë njerëzit ?si të molisur i kthehen shtëpisë së moçme?, e cila kullë ka mbetur e vetmuar, pa atë zhurmë, gjallëri të fëmijëve që mbushnin dikur, atëherë, oborrin e sotëm të zbrazët. Pas kaq kohësh të ikura të viteve poeti komunikon me ?ballërrudhurin? e vet, i cili ka mbetur hije e  vetmuar, statu, me kalimin e kohës dhe në çdo prekje të ambientit është i ftohtë, duart e tij janë shndërruar në akull dhe kanë humbur ndjeshmërinë e atëhershme, kur gjaku i vlonte nëpër gjolet e veprimit të dikurshëm të kohës. Atëherë ëndrra ishte një dritare e hapur ku njeriu ?tash e njëmijëvjetë pret t’i kthehet trungut të oxhakut të lindjes’’. Atje te legjendat dhe besëtytnitë e lashtësisë për  ta varur ?dhëmbin e ujkut? në flokë të fëmijës, në litarin e kohës së besimit, për ta zhbërë frikën nga fëmijët kur të vijë ?nata e zezë,? ,e ky nazërllëk i kohës do ta rruaj dhe kalitë fëmijën, njeriun, nga e keqja gjatë rrebesheve që e ndjekin nëpër kohë e shekuj.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora