Kulturë
Rafail Anastasiu: Si arriti Pandele Vangjeli të bëhet prefekt i Korçës
E merkure, 30.12.2009, 08:49 PM
Rafail Aastasiu |
Si arriti Pandele Vangjeli të bëhet prefekt i Korçës
Nga Rafail Anastasiu
Me rastin e arritjes në Shqipëri të Princ Widit, Kolonia Shqiptare e Bukureshtit vendosi të dërgojë një delegacion nga gjiri i saj. Në ballë të këtij qe nominalizuar Pandele Vangjeli, që ishte njëherit president i Kolonisë, së bashku me shtatë anëtarë ku isha edhe unë. Në kohën kur gjendeshim në Durrës, kumbari im, Loni Logori, që sapo kish ardhur me bashkëshorten e tij nga Egjipti, dhe për të gjetur vendvendosje, një mbrëmje më thirri edhe mua për të servuar darkën. Këtu gjeta edhe persona tjerë të ftuar, ndër të cilët ishte edhe dr. Turtulli, edhe ky nga Egjipti – një nga anëtarët e komisionit që vajti në Gjermani për t’ia ofruar Kurorën e Shqipërisë Princ Widit.
![]() |
Rafael Anastasiu dhe Asdreni (Bukuresht, Nentor 1912) |
![]() |
Pandele Evangjeli (Bukuresht, Nentor 1912) |
Pas dy ditësh, unë, Pandeliu dhe Danil Zografi, morrën anijen në Durrës dhe udhëtuam përmes Italisë, Austrisë, Hungarisë, deri në Bukuresht. Pas 10-12 ditësh, Pandele Vangjeli u nis për në Korçë, me pëlqimin e shtetit rumun (ngase e kishte nënshtetësinë rumune) dhe kështu e mori postin në dorëzim. Atje do të veprojë derisa trupat greke hynë në Shqipëri, ndërsa Pandeliu u tërhoq në brendi të Shqipërisë, duke arritur përsëri në Durrës, ku do t’i hapen perspektiva të tjera në poste më të larta.
Bukuresht, 10 gusht 1958.
(E gjeti dhe përktheu: Baki Ymeri)
Pandeli Vangjeli sipas Visar Dodanit:
Në ngjizjen e në fillimin e lëvizjes kombjare, Pandeli Evangjeli nuku mundi të marrë pjesë se ndodheshe jashtë Bukureshtit, ndë Buçmën, po pas katr’ a pesë vjeç, kur ardhi në Bukuresht, hyri në shoqëritë me enthusiasmë të flaktë dhe u zgjoth Nënkryes i komiteteve. Karakter i urtë, i duruar, i nderçmë, gojëmbël, i papërtuar, bën që të jetë i dashur nga gjithë kollonia shqipëtare e Bukureshtit. Kujdestar i math për përparimin e çështjes shentore gjer dhe me therorësi. I mësuar, i matur, ky burrë këtu në Bukuresht nuku bëri dot asnjë armik. Kombëtar i zgjedhur, Kollonia shqipëtare e Bukureshtit e zgjodhi përfaqësonjësin e saj dhe e dërgoi në kongres të Parisit. Si u mbarua lufta dh’u pre fat’ i Shqipërisë, vajti atje dhe ariu Ministrë, Kryeministrë, Kryes i Senatit, dhe si u prish Senati, sot është Kryes i Kamerës. Në kohë të Princ Widit ish prefekt i Korçës.
(Memorjet e mija, kujtime nga shvillimet e para e rilindjes të kombit shqipëtar ndë Bukuresht, Shtypëshkronja “Albania”, Konstancë, 1930, fq.55). Zgjodhi: B. Y.
![]() |
Nga kujtimet e Rafail Anastasiut per ceshtjen shqiptare (1958) |
Dilomë e Shoqërisë Bashkimi në adresë të Rafail Anastasiut (1907) |
Komentoni
Artikuj te tjere
Engjëll Koliqi: Cikël poetik (26 tetor - 5 nëntor)
Zef Mulaj: Kufitë që vranë dashurinë
Shaban Cakoli: Thërras Rapsodin
Remzi Salihu: Performanca alkimiste e një shpirti të shqetësuar poetik
Blerim Rrecaj: Ardhja e fundvitit
Agim Gashi: Lulja në lum
Poezi nga Ekrem Ajruli
Cikël poetik nga Përparim Hysi
Poezi nga Andreas Altmann, përktheyer nga Remzi Salihu
Halit Bogaj: Viti i Ri 2010
Agim Gashi - Drenica: Në vend të urimit
Poezi nga Kasam Shaqirvela
Albërie Hadërgjonaj: Si po censurohet kënga për Ibrahim Rugovën
Puntorie Ziba: Harta sekrete (Komedi)
Teuta Shala: Qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë në veprën e dijetarit dhe albanologut Milan Shuflaj
Engjëll Kengji: Pasvdekje!
Minica Mure?an: Një thesar i pjekur ideshë poetike
Nehat Jahiu: Buzëqeshja…
Mexhit Prençi: Ismail Kadare, Tragjikomikja dhe modernja te “Darka e gabuar”
Demir Krasniqi: Mirë se vjen o Viti i Ri