Kulturë
Minica Mure?an: Një thesar i pjekur ideshë poetike
E marte, 29.12.2009, 08:22 PM

Një thesar i pjekur ideshë poetike
(Përkitazi me librin e Basri
Çapriqit, Hapja e guacës,
që e sheh këto ditë dritën e botimit në Bukuresht)
Nga Monica Mure?an
Takimi me poezinë e Basri Çapriqit
është i mirëseardhur në gjuhën rumune për të lapsëruar portretin e një artisti
shqiptar. Një ndjeshmëri e jashtëzakonshme e nxit këtë t’i fshehë emocionet
abstrakte, duke i tulatur sentimentet nën vellon semitransparente të një padukshmërie
e dila mund të deshifrohet vetëm përmes forcës dhe aftësisë sonë për koncentrim
mbi idetë e mirëpozicionuara e të fshehura në tekst. Këto pasuri dhe kjo
plurivalencë vlerësohet te Hapja e guacës në cilësi artistike dhe
kualitative, në prizmin e një akumulimi të dukshëm kuantitativ përfytyrimesh,
gjendjesh, shenjash, meditimesh dhe konceptesh filozofike. Diskursi poetik,
herëherë hijerëndë, nuk është gjë tjetër veçse një mburojë pas së cilës poeti e
konzervon dhe mbron vetveten nga efekti destruktiv i materiales, bezdisshmërisë
dhe përditshmërisë. Artisti kosovar ka kapacitetin e hatashëm për të patur një
trajekt të përpjetshëm, me një konstrukcion të mirëpërgatitur, duke u drejtuar
kah zonat esenciale të shpirtit me ndihmën e syrit të mendjes. Intuitat e tij
gjejnë përgjigje dhe konture përmes një materializimi virtual. Rikthimi në
planin e materialitetit tokësor përshkohet, ndërkaq, ciklikisht, falë faktit se
autori din të përcjellë elemente nga kjo botë në botën tjetër, duke i
purifikuar.
Në këtë kontekst ngjet dhe një fenomen i anasjellttë, në një
simetri të përmbysur, autori duke përfituar nga pronësia e një shpirti të
observimit që e ndihmon të përkthejë shenja dhe simbole, duke i përshkruar
poetikisht, kështusoj duke ua dekodifikuar manifestimin e mrekullueshëm në
planin konkret të jetës së përditshmërisë me banalitetin e saj. Përmes këtij
antropoformizmi të shfrytëzuar me qëllim stilistik, disa gjëra të jetës apo
elemente të botës vegjetale marrin zë dhe është shumë më shumë se sa evidente që
pa këtë pronësi senzoriale të poetit, asgjë nuk do të kishte ngajrë. Kështu
pra, gjithçka është e mundur në botën poetike të B. Çapriqit. Përndryshe, hyrja
në këtë botë bëhet përmes portës së padukshme të syrit dhe përmes iniciimit të
një rituali (jo përmes një rituali të iniciimit), për motivin e thjeshtë se një
i iniciuar ka aftësi për kundrimin e një porte të padukshme. Për atë, shenjën e
parë e gjejmë te Guaca (poezia me të cilën hapet ky vëllim),
përmes së cilës i referohet praktikës së gjeomancisë (pra, të deshifrimit të
fatit në gjurmat e lëna mbi dheun e gurtë, gjethe apo guaca), duke i avertizuar
ato në fushën e rieditimit të kultit të lashtë të hyjnores. Sigurisht, njeriu i
(pa)përmendur do ta receptonte këtë poezi në nivelin e vet e të evolucionit të
tij, por, madje, edhe ashtu, po ai di të intuojë kuptime të fshehta pas fjalëve
të dukshme (aparente), siç mund të jetë në këtë rast, morfogjeneza,
respektivisht fshehtësia e krijimit.
Njeriu i sakralizuar është i përfshirë nga mrekullia e
krijimtarisë duke e harruar esencën e saj hyjnore, e gulçuar herëpashere nga
senzualiteti i konkretizimit të ndjenjave. Ai është “kyçur” në
senzualitet, duke hapur horizonte të reja, edhepse hapja e tij përmes njohjes
ekziston, potencialisht, prej ku buron edhe shpjegimi i etjes së tij ndaj
absolutes, vetëtejkalimit dhe shijes me të cilën kundron, mahnitet dhe di ta
shpjegojë e ta kuptojë. Duke i lexuar shenjat, ai nuk e ka harruar formulën e
kushtrimit për hapje: “Hapu se/
Dua të dal/ Të pi ujë drejt nga qielli// Hiqu yjeve/ Pi ujë nga goja ime/
Mbyllim farën tone/ Në fund të detit// Sa kohë u bë që jemi mbyllur/ Humbur
brenda o zot/ E s’dëgjojmë zërat e ujit” (Guaca). Në mënyrë evidente, shungullima e fjalëve sugjeron
kapacitetin e mrekullueshëm të ujit për stokimin e informacionit, vetë trupi
njerëzor duke qenë i përbërë nga uji në proporcion prej rreth 70 për qind.
Pasojnë shenja tjera: Porta, Muri dhe Pasqyra, të cilat, të gjitha këto
dhe secila veçmas, ndajnë jo vetëm njërin plan nga tjetri, duke e ndarë realen
nga imagjinarja, por përfaqësojnë dhe një mjedis hyrjeje dhe kalimi nga
njëra në tjetrën anë, por edhe për kontinutetin e njërit përmes tjetrit:
“muri s’është aty për t’u kapërcyer/ për t’u ndarë më dysh” (shih Muri
gjigant). Ideja është e rimarë, mes tjerash, edhe te poezia Përkryerja e
shiut, kështu: Kaq kohë presim atë ujë të rëndë/ Me na shkëput/
Përgjithnjë nga tokë e dashur. Poeti duket të jetë përçuesi apo elementi i
lidhjes ndërmjet planeve, ndërmjet gjuhës (fjalorit, diskursit) të shenjave dhe
fjalorit të shfrytëzuar në komunikim. Është evidente se plurivalenca për
të cilën bëja fjalë vjen si pasojë e specializimit të tij si profesor i
stilistikës dhe semiologjisë.
Në bazë të seleksionimit të lëndës në gjuhën rumune që e
ka realizuar dhe rikënduar me mjeshtri dhe besnikëri B. Ymeri, tekstet e B.
Çapriqit e justifikojnë formacionin e tij filologjik dhe shkencor, duke
sjellë kontribut të veçantë që e ndihmojnë teorecienin të aplikojë në praktikë
atë që e di, dhe atë që e intuiton. Mu ky specifitet observohet në poezi, gjë
që na e përforcon impresionin se autori ka një
praktikë të shkrimit, se për zotërinë e tij shkrimi është si ecja, zgjimi apo
çdo ndërmarrje dhe preokupim ditëror (i përditshëm), dhe sërish mu ky banalitet
i përditshmërisë është i mbrujtur me një fshehtësi të mrekullueshme të
gjestit, dukshmërisht të imtë, një gjest që potencon në të manifestimin diskret
të mahnitjes, duke e kultivuar, duke e përsosur dhe shumëfishuar lumturinë për
përfytyrimin e një bote më të mirë. A ekziston vallë nevoja të manifestojmë
përgëzimin tonë për të zbuluar një poezi magjike, arkitektura mentale e së
cilës mund të rindërtojë një botë të tërë, duke filluar nga studimi i
përgjithshëm i shenjave deri te parashtrimi i pyetjeve mbi aspektet dhe
relacionet e jetës sociale?
Bota e Basri Çapriqit dëshmohet të jetë një fryt i proshkët ideshë të pjekura: ajo është bërë më e mirë mu për
shkak të kapacitetit për të evoluar nëpërmjet observimit, eksperimentimit dhe
njohjes ; ajo duke mbetur në një plan të cerebralitetit (pjekurisë
mentale), duke kristalizuar dhe stokuar (grumbulluar) inforenergji siç është
uji. Po e përmbyll duke e nxjerrë në pah edhe eksperimentin e rëndësishëm
hermeneutik, duke i bashkuar përmes një harku të bardhë tingujt nga
vargjet e famshme të Goethes: ,,Ich gehe im Walde/ So fuer mich hin/ Und nicht zu suchen/ Das war
mein Sin’’, për jehonën e një poezie të poetit rumun Luçian Blaga, i cili, nuk
e shtrydhte „kurorën e mrekullive të botës”. Në këtë kontekst, ja pra se si
tingëllon magjia e vargjeve të Basri Çapriqit: Sheh rrushi rrushin dhe s’piqet/ Pema ime po kalbet nga
fortësia e vet/ Apo nga shiu nga breshëri nga kohë e ligë/ Po u poqa tashti/ A
më ha ti nga malli për pemët apo për drunjtë/ A më lë vjerrë nga metafizika ime
e thartë/ Unë s’dua të kalbem pendimi më mire/ S’piqem fare/ Vetëm i papjekur
mund të mbes pemë përgjithnjë/ Si thua ti të mbetem mollë/ Tash që po hyn së
dyti në drurin parahistorik/ Apo aty ishe e të mbulonin gjethet// Kur sheh
rrushi rrushin e s’piqet
(Të piqet) – fjala e poetit.