Kulturë
Albert Zholi: Mevlan Shanaj “grindet” me Ibrahim Kovaçin e vërtetë
E marte, 29.12.2009, 07:09 PM

Nga Albert Zholi
Tek kafeneja e Teatrit Kombëtar, në një nga tavolinat e thjeshta palstike, rrinim dhe bisedonim rreth monografisë së “Artistit të Popullit”, Luftar Paja, regjisori i talentuar Pirro Milkani, aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj, poeti, skenaristi Petrit Ruka dhe unë. Biseda rrishte mbi shumë aktorë të talentuar, ata të cilët kanë lënë gjurmë në skenën shqiptare dhe që kujtohen me nderim dhe respekt. Dhe dihet kur aktorët kalojnë në debat nëpërmjet filtrit të regjisorëve të mësipërm dihet se çfarë vlerësimi pritet. Vlerësim i saktë, pa njëanshmëri, pa përkatësi partiake, pa krahinizma dhe përsiatje modelesh…Biseda kishte arritur kulmin kur në tavolinë, afrohet një burrë i bëshëm, i gjatë pa flokë. Në fytyrë dukej babaxhan. Ai pa ndroje por me një zë fëminor i drejtohet Mevlan Shanajt:
-Ti më ke marrë emrin. Mevlani ngre kokën ngadalë, buzëqesh dhe me ata sytë e tij të qeshur dhe të ëmbël i thotë:
-S’di të kem vjedhë emër se emrin ma kanë vënë. Kur isha bebe se dija fjalën më more, të mora, vjedhje…dhe qesh si di ai, plot nur dhe dashamirësi.
Burri tjetër qeshi !- Më fal i thotë, që të ndërpreva bisedën dhe hyra si pykë në mes. Por e kisha ëndërr të të takoja. E kupton, ëndërr? PO! Dhe ja sot takohemi befasisht.
Pse, si qndron puna?-I flet sërishmi duke buzëqeshr Mevlani.
-Unë jam Ibrahim Kovaçi I vërtetë, -dhe nga xhepi nxjerr Kartën e Indetifikimit. Ti më ke marrë në rol.. Tek “I teti në bronx” më ke vjedhur..ahaaaaaa-dhe buzëqëshi . Të gjithë më thërrisin dhe më thërrasin Ibrahim, ti je në film?
Po, unë jam u thosha dhe u them!
Po ti s’gjan?- më gacmojnë shokët.
Po në film bëjnë grim dhe ndryshojnë pamje?—ahaaaaaaaaaaaaaaa.
Me atë film më ke përjetësuar në sytë e bashkqytetarëve të mi kuksianë.-dhe e përqafon.
E ke qarë atë rol. E ke qarë, por unë jam Ibrahimi i vërtetë-dhe qeshi sërishmi
Tani do merrni një qerasje nga une-dhe u largua duke kërkuar ndjesë.
Sa intresante-tha Pirro Milkani. Ja çbën magjia e filmit. I rauan të gjalla në kujtesë figura të spikatura në film apo teatër. Kjo ishte një nga befasitë e ditës.
Mevlani
Se cndjeva në fillim. Mos kisha gabuar diku.. Jeta është e çudtirshme. Ai rol ka qenë ndër të parët në jetën time artsitike. Por kjo koicidencë kurrë s’më kish shkuar ndërmend.
Petrit Ruka
Sa i vëmendhëm populli ndaj filmit. Edhe tashmë që janë me dhejtar televizione filmat shqipatrë ndiqen më me vëmëndje. Dhe ndërsa miqtë e mi filluan të dabatonin me zjarr ndaj filmit, unë u mundova të zhvilloj një bisedë meIbrahim Kovaçin e vërtetë të filmit artistik “I teti në bronx”
Komentoni
Artikuj te tjere
Përparim Hysi: Kur qelepiri të delë nga hundët
Demir Krasniqi: Gazelet turkoaziatike - virus në muzikën shqipe
Halit Bogaj: Zhan Mare (1913 – 1998)
Dhurata Hamzai: “Kostumi” italian nuk e mbuloi dot dështimin e Festivalit të RTSH-së
Kalosh Çeliku: Bariu me kërrabë Qeverisë Vitin e Ri ia uron
Vangjush Saro: Kandidat për mbrëmjen e Vitit të Ri
Doli në shitje revista letrare ''Stili '97'' Nr. 49/50, 2009
Kujtim Mateli: Thëllëzat
Petraq Risto: Poezi nga libri i ri ''Apo-ka-lypsi''
Fadil Curri: Antologji e krijuesve n?n Rrap
Në vënd të një urimi për Vitin e Ri nga Julia Gjika (Cikël poetik)
Kristaq Turtulli: Peizazhi i buzë mbrëmjes
Juliana Pasha fiton Festivalin me këngën e Ardit Gjebresë, shkon në Evropian
Poezi satirike nga Nehat Jahiu
Vllasova Musta: Libri i Agim Shehut,“Ylberi i fëminisë”
Gëzim Mekuli: Baladë
Poezi nga Ekrem Ajruli
Poezi nga Yll M. Lajçi
Gjon Keka: Trazimi i martesës politike
Demir Krasniqi: Më shkoj jeta krejt me tutë