E diele, 28.04.2024, 07:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Gazelet turkoaziatike - virus në muzikën shqipe

E hene, 28.12.2009, 08:59 PM


Infektimet  në kulturën tonë shpirtërore:

 

GAZELET TURKOAZIATIKE – VIRUS     MUZIKËN   SHQIPE

 

Nga Demir KRASNIQI

 

            Në traditën e kuzhinës popullore shqiptare , të gjitha gjellët dhe specialitetet tradicionale përgatiteshin ekskluzivisht nga burimet e prodhimeve vendore .

 Është interesante të ceket një realitet absurd i kohës, sidomos në Kosovë, kur në tokat tona kultivoheshin me bollëk të gjitha drithërat, pemët, perimet dhe mishi i bagëtive vendore , nga të cilat përgatiteshin ushqime të lloj-llojeve cilësore, duke filluar nga gatesat, specialitetet vendore, gjellët e ndryshme e deri tek specialitetet e mishrave .

            Mirëpo, e tërë kjo begati e specialiteteve vendore , në aktet finale kur bëhej fërgimi i tyre, sikur mbetej i gjymtë dhe pa shije , po qe se në mëlmesa nuk i qitej edhe biberi e vegeta !

            Këto dy specialitete me decenie të tëra, madje diku – diku edhe sot , importoheshin nga jashtë, sepse në Kosovë nuk prodhoheshin?!

Ta zëmë, biberi tradicionalisht është importuar nga Leskoci i Serbisë , kurse vegeta edhe sot importohet nga “Podravka” e Kroacisë?!

Problemi akut , me të cilin sot përballet i tërë nënqielli shqiptar, është e ashtuquajtura “Kuzhina e muzikës popullore shqiptare” , të cilën përpos begative natyrore vendore, e ka kapluar një virus shumë i rrezikshëm infektues dhe shkatërrues , i cili quhet “GAZEL”!

Fatkeqësisht, “kuzhinierët” e muzikës popullore e kanë formuar një bindje se kënga dhe muzika popullore shqiptare, po nuk i përdori “gazelet” sikur nëpër gjella – biberin , atëherë nuk do të ketë shije?!

Pra, në prodhimet  dhe tregun muzikor të trojeve tona, sot lirisht mund të konstatohet se në këngët dhe vallet popullore shqiptare , po përdoren  gjella   Shqipërisë të  cilat  po fërgohen  me biber të Azisë !

Infektimi i kulturës sonë shpirtërore me virusin turko – aziatik të quajtur “GAZEL”, i ka rrënjët shumë të lashta , shumë primitive dhe shumë bastarde  për vlerat e traditës sonë muzikore .

“Gazelet” , si pjesë “dekorative” e këngëve dhe valleve tona, janë importuar gjatë shekujve të robërisë, që nga Perandoria Osmane, Persia, vendet arabe e deri te India !

Nocioni “Gazel” në terminologjinë muzikore , ka kuptimin e një improvizimi të lirë melodik, qoftë me zë vokal, qoftë me luajtje solistike të një  instrumenti muzikor .

Teksti që këndohet përmes improvizimit të “gazelit” është shumë i thjeshtë , herë- herë edhe i pa kurrfarë kuptimi! Hyrja kryesore në improvizimin e “gazelit”, zakonisht fillon me klithmat :”Aman, aman ! Aman, medet!”

Djepi i këngëve me “gazela” , pa dyshim se ishte Persia (Irani i sotëm), ku sekti fetar i quajtur “Shitë” me seli në qytetin e shenjtë Qerbela, gjatë festave të ashureve i këndonte himne profetëve të tyre shpirtëror, ndër të cilët më së shumti i këndohej Imam Hysenit, Hasreti Sylejmanit dhe Hasreti Muhametit .

Këta profetë , përmes formës së improvizimeve të “gazeleve” edhe sot këndohen me të madhe nëpër këngët popullore shqiptare, sidomos në Gjakovë dhe në qytetet ku ka më shumë besimtarë të sektit bektashi .

Gazelet turko- aziatike , zakonisht improvizohen nën ritmet e thjeshta dy – pjesore: 2/4, 4/4 dhe më rrallë në masën 9/9. Vija kryesore melodike ka për bazament vallet tradicionale turke të ashtuquajtura “Çyçek”, në mënyrë që gjatë improvizimit të “gazeleve”, të ketë mundësi edhe të vallëzohet qoftë në çifte, qoftë edhe me “gotë mbi kokë”!

Në anën tjetër, po qe se i dëgjojmë me vëmendje improvizimet vokale të “gazeleve” turko-aziatike, do të vërejmë se ato improvizime fund e krye janë imitacione të ezanëve të hoxhallarëve nëpër minare të xhamive .

Futja e “gazeleve” në këngët dhe vallet popullore shqiptare , nuk është asgjë më tepër se sa imitim i ezanëve të hoxhallarëve dhe nostalgji e shprehur përmes këndimit, ndaj botës myslimane aziatike!

Interpretimi i “gazeleve” , qoftë përmes këndimit vokal, qoftë përmes improvizimit instrumental, nuk paraqet asgjë tjetër më shumë se sa një varfëri shpirtërore, intelektuale, tekstuale, melodike dhe ritmike në muzikën tonë!

Aplikimi i “gazeleve” në jetën tonë muzikore, eliminon nga skena begatitë e këngëve dhe valleve tona tradicionale popullore , që posedojnë vlera të larta artistike , melodike dhe ritmike, duke u fokusuar vetëm në masat e thjeshta ritmike dy pjesore 2/4, 4/4 dhe 9/8.

“Gazelet turko-aziatike”, eliminojnë nga skena muzikore këngët dhe vallet popullore tradicionale shqiptare, të cilat kanë shtrirje të madhe të diapazonit melodik, të cilat janë të kompozuara në tempet : “Rubatto”,”Adagio”, “Lentto”, si dhe ritmet e kombinuara në masat kohore: 3/ 4 , 5/4, 5/8, 6/8, 7/8, 8/8. 10/8.11/8,12/8,13/8, 14/8, 16/8 etj.

Në fund të kësaj teme, pa tjetër më duhet të shtoj një të vërtetë historike, për të cilën ndoshta dikush mund të më kritikojë, por studimi im në asnjë mënyrë nuk mbështetet në ndonjë nostalgji ideologjike të së kaluarës sonë!

Fjala është për epokën e sundimit monist ,kur deshëm apo nuk deshëm që ta pranojmë realitetin, gjatë asaj kohe kurrën e kurrës nuk është lejuar që në programet e mediumeve publike, pllaka, koncerte, festivale... të këndohen këngë me “gazele”, të improvizohen “gazele instrumentale” dhe  të këndohen këngë dylberësh , të këndohen këngë me tekste amoraliteti të ilustruara me skena pornografike , as në Prishtinë e as në Tiranë!

 

Gjilan, më 28 Dhjetor 2009.

 



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora