E diele, 28.04.2024, 09:49 AM (GMT+1)

Kulturë

Dhurata Hamzai: “Kostumi” italian nuk e mbuloi dot dështimin e Festivalit të RTSH-së

E hene, 28.12.2009, 08:55 PM


BOX:

1. Po bëhen 20 vjet që kultura e këngëve komerciale, me fabula këngësh që kanë përmbajtje frustimet seksuale të rinisë në epokën e diktaturës po mbytin sot tregun muzikor, dhe këtij tregu i janë përulur të gjithë artistët me talent dhe pa talent. Kompozitorët e tregjeve muzikore janë të njëjtë, edhe tektexhinjtë, shumica janë ata të festivalit kombëtar

2. ...tek skena e këtij festivali, ti mund të shihje këngëtarë të rinj që mavijoseshin nga të bërtiturat, të cilat i çonin trupat e tyre deri në dridhje të ngjashme me ato epileptiket, vetëm për një synim të vetëm si e si t’u shquhej zëri në arenën e një festivali me famë kombëtare, por edhe ndërkombëtare që nga pjesëmarrja në Eurovizion e Anjeza Shahinit dhe fitueses më të hershme të këtij festivali, Elsa Lilës, në San Remo
 
“Kostumi” italian nuk e mbuloi dot dështimin e Festivalit të RTSH-së

Nga Dhurata Hamzai

Edhe nëse të duhet të imitosh pëllitjen e rëndomtë të një gomari, nuk është e lehtë, duhet të jesh aktor ose së paku këngëtar që ta ekzekutosh saktë timbrin e tij “surreal”. E pasi e ke mbaruar këtë punë, do të të thonë: ja kjo është pëllitja më saktë që ke ekzekutuar...!, por vetëm nëse kjo gjë hyn në punë për të bërë art. Ndryshe publiku do të jetë i neveritur. Festivali i 48-të i Këngës në RTSH, më bëri të mendoj kështu, kur pashë e dëgjova; zëra të mirë që këndonin këngë të këqija, tekste të mirë që i këndonin zëra të dobët, muzikë e mirë që mjerë kujt iu dha ta këndonte. Së bashku këto sollën një festival shumë problematik dhe pa pikë harmonie për katër netë me radhë që nga data 24 deri 27 dhjetor 2009, në Pallatin e Kongreseve.  
Festivalin e 48-të në RTSH, nuk e ndihmuan të ketë sukses as pjesëmarrja e emrave të njohur të kompozitorëve të muzikës së lehtë si Krajka, Gjebrea, Çako, Lako, Popa, as këndimi vërtetë live, as prurja e gati 100 këngëve për t’u shfaqur prej tyre 38 këngë, as shtimi i një nate spektakolare kushtuar të rinjve dhe as eleganca skenografike e italianit Karlo Cane. Nuk e ndihmuan të ketë sukses në publik as regjisori i talentuar Osman Mula, as skenaristi me përvojë Pandi Laço, as koreografi i ri Julian Bulku që u përpoq edhe për harmoninë e skenografisë. Nëse për festivalin ka punuar një staf gjigand dhe për fat të keq ka zhgënjyer e sprapsur publikun, në mos tek vetja duhet t’i kërkoj shkaqet tek institucioni që ka në dorë këtë eveniment të rëndësishëm kombëtar, tek organizimi, meritat, vlerat e pjesëmarrësve në këtë projekt të madh artistik.
Karrige të boshatisura në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve, mungesa e një publiku të zgjedhur, pëshpërima pa fund dhe zhurma të pakënaqurish...., ky ishte efekti që bëri festivali. Ku shkuan gjithë përpjekjet për një festival që u presupozua të jetë edhe spektakël duke synuar për të krijuar bashkë atmosferë Krishtlindjesh dhe krijimtari muzikore. Ku ishte shenjtëria, ndjeshmëria, kreativiteti?! I organizuar kështu, ndjekur dhe referuar fakteve të shfaqura në ekran dhe në sallë, publikisht, fjalëve të atyre që e panë, festivali më i fundit i RTSH-së largoi jo vetëm publikun, por edhe teleshikuesin. Janë me qindra arsye, shtetërore, drejtuese, profesionale që festivali të ishte edhe më i dobët se një vit më parë, dhe për ta lidhur vetvetishëm me publikun nuk e ndihmoi dot imagjinata e asnjërit prej artistëve të mirë që qenë aty.
Ku kemi shkuar dhe ku duam të shkojmë me nivelet muzikore, shfaqjet spektakolare, kur pareshtur u referohemi shijeve vulgare, plagjiaturave dhe imitimeve pa fund, mungesës së identitetit dhe fytyrës së këngëtarit, ose këngëtares, sidomos atyre më të rinjve që zinin gjysmën e hapësirës së këtij festivali. Një nga faktorët pengues më mëdhenj për suksesin e edicionit të 48-të të Festivalit të RTSH-së ka qenë gati: trualli jo i shëndoshë, krijuar për vite me radhë, tradita degraduese që sot kërkonte një rilindje të traditës, truall që duhej marrë parasysh e duhej bërë ballë me një punë e madhe, duke nxjerrë mësime nga gabimet, dështimet dhe nga ndonjë sukses i vogël. Po bëhen 20 vjet që kultura e këngëve komerciale, me fabula këngësh që kanë përmbajtje frustimet seksuale të rinisë në epokën e diktaturës po mbytin sot tregun muzikor, dhe këtij tregu i janë përulur të gjithë artistët me talent dhe pa talent. Kompozitorët e tregjeve muzikore janë të njëjtë, edhe tekstexhinjtë, shumica janë ata të festivalit kombëtar, të cilët përpiqen të përdorin dy anët e medaljes, të bëjnë me pagesë këngë për qejfin e një vajze ose djali që ka ca lekë e do të bëjë video-klip muzikor dhe t’i afrohen edhe ikonës së festivalit kombëtar, ku ndoshta duan të falen për mëkatet e tyre, duke ëndërruar një projekt për një muzikë më serioze. Këta lloj artistësh nuk kuptojnë se gjatë karrierës së tyre kanë shkelur mbi të keqen e vet. Një artist i tillë nuk mund të jetë i ndershëm me “frymën krijuese”, ora e saj logjikisht diku ka ndalur... Synohen me qindra eksperimetime muzikore, synohet impresioni dhe spektakli, synohet buja dhe fama, por askush nuk synon të depërtojë tek sytë dhe mendja e publikut. Nëse një këngë nuk mishërohet në struktura të forta profesionale, s’ka se si ta tërheq publikun. Bie fjala, konkretisht tek skena e këtij festivali, ti mund të shihje këngëtarë të rinj që mavijoseshin nga të bërtiturat, të cilat i çonin trupat e tyre deri në dridhje të ngjashme me ato epileptiket, vetëm për një synim të vetëm si e si t’u shquhej zëri në arenën e një festivali me famë kombëtare, por edhe ndërkombëtare që nga pjesëmarrja në Eurovizion e Anjeza Shahinit dhe fitueses më të hershme të këtij festivali, Elsa Lilës, në San Remo.

Prezatues pa përvojë

Festivali më i fundit i RTSH-së pati prezantues pa përvojë skenike, si Miriam Camin dhe Alban Skënderaj, të cilët ose për faj të skenarit, ose për mungesën e talentit të njërit dhe tjetrit nuk patën gjasa të emocionin publikun, as të lidhesin më ngrohtësisht me të. Nuk ditën, gati-gati as me njëri tjetrin nuk ishin aq të lirshëm dhe tolerant, sikur të kishin dalë për t’i bërë reklamë “idolit të dashurisë” në çift, sikurse janë, por çuditërisht të kompleksikuar nga puthjet. Ishin vetëm ata të dy, shumë larg publikut, dy elegantë të vetmuar, egocentristë, aspak karizmatik, që kujtonin, ose ata, ose regjizori se duke përdorur folklorizma banale alla vlonjate si “hajde të puth moj qëne” do ta gajasnin publikun. Pse publik të atij niveli kemi akoma ne?! Ata të dy që pothuajse nuk i njihnin këngëtarët që po sillnin në skenë, që të larguar në punët e tyre, nuk dinin cilësitë dhe veçoritë e tyre, CV-të e tyre, vlerën unuikale që mund të kish ndonjëri në publik dhe kjo dallohej qartë nga timbri i zërit në prezantim, sepse publiku do ta kuptonte se me cilin këngëtar kishte të bënte vetëm kur ai kishte nisur vargun e parë... Ishte vonë për ta duartrokitur.... dhe i trajtuar keq e pa bujarinë e dy prezantuesve fodullë, publiku s’kishte më motiv të ndiqte ndonjë sukses të vogël interpretues. Por edhe vëmendja s’ishte aq e madhe, s’kishte një fuqi rrezatuese që ta mbante të lidhur vëmendjen e tyre me skenën. Festivali ishte vërtetë plot supriza, por plot surpriza të neveritshme. Kishte jo pak gërthitje histerike për të interpretuar në vijë muzikore fabula të atilla si: “do t’i lë prindërit në gjumë dhe do të iki natën nga shtëpia në pub”. Veprim që nuk do ta bënte sot, pas kaq vjetësh demokraci asnjë adoleshent me tru normal, sepse po ta bënte ndonjëherë, ashtu si në çdo vend të botës të qe, prindërit do të telefonin policinë për zhdukjen e papritur të fëmijës së tyre në mesnatë (pa i lajmëmruar!). Ishte ndërtuar me këtë fabul një nga këngët më qesharake të festivalit. E këtij niveli ishte kategoria e zërave që kënduan për herë të parë në festival. Për këtë lloj niveli këngësh e paska ndjerë “detyrimin” RTSH-ja që talenteve të reja dhe këngëtarëve që interpretojnë për herë të parë, t’ua linte një natë të veçantë?!
Organizatorët kishin synuar të transmetonin idetë e prodhuara nga artistët tek publiku, por kjo nuk ndodhi, edhe pse i kishin kushtuar vëmendje skenografisë së realizuar nga artisti italian Karlo Cane, por edhe teknologjisë digjitale të ardhur nga Italia. Pra, “kostumi” i ardhur nga Italia nuk e mbuloi dot dështimin e Festivalit të 48-të të RTSH-së. Dështimi qe i dukshëm, në skenë, gjatë katër netëve të festivalit. Publiku as nuk qeshi dot, as duartrokiti, as u gëzua për atë që pa. Kjo ishte një marrëdhënie direkt, ku secili interpretues e ka kuptuar mendimin e ndershëm të shikuesit të tij. Kritika rreth festivalit nuk merr fund këtu, nesër e në vijim specialistët dhe kritika janë pronocuar për “TemA” se do të thonë fjalën e tyre. Ky është fillimi… sa për të qenë realisht të ndershëm me publikun dhe me lexuesin.


(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora