E enjte, 08.05.2025, 02:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë uron profesor Peter R. Priftin

E diele, 27.12.2009, 08:10 PM


Të nderuar bashkatdhetarë në Diasporë dhe Mëmëdhe,

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë i uron profesor Peter R. Priftit 85-vjetorin e ditëlindjes së tij.

Profesor Peter R. Prifti është jo vetëm anëtar i shoqatës sonë, por dhe një mik i madh i Shoqatës së Shkrimtarëve në Amerikë i cili me diturinë dhe urtësinë e tij ka shuar paksa etjen e shumë shkrimtarëve dhe bashkatdhetarëve, veçanerisht rreth historisë së Diasporës në Amerikë që fillon pikërisht me shoqatën “Vatra” dhe gazetën “Dielli”, ku prof. Peter R. Prifi punoi dhe dha një kontribut tepër të çmuar për një kohë të gjatë.

Ai ka qenë një mik i ngushtë i Fan S Nolit dhe punoi me mish e shpirt për Kombin shqiptar.

Duke lexuar vazhdimisht shkrimet, përkthimet dhe kritikën e profesor Priftit ai të le përshtypjen sikur është ndikuar fuqimisht nga filozofia e dijetarit Fridrih Niçe, që vinte mbi çdo gjë forcën e vullnetit të paepur.

Profesor Peter R Prifti është dritë diturie, është dritë që çliron robërinë e padijes dhe një titanik i kujtesës historike ku ngre në zenit nderimin e çmuar.

Portreti i tij është portreti i një shqiptari të vërtetë që edhe pse ka ardhur tepër i ri në Amerikë, ai s’pushoi kurrë së menduari dhe punuari për Shqipërinë.

Dashuria për Rehoven e Kolonjës, Shqipërinë, Kosovën dhe Çamërinë, është tharmi i substancës së shpirtit të atdhetarit të shquar prof.Peter R. Priftit.

Veprimtaria e tij shoqërore dhe intelektuale nuk e ndal rrjedhën kurrë, por do të jetë një burim i pashtershëm për brezat e ardhshëm.

Puna e tij është një dëshmi e gjallë e historisë sonë, e për rrjedhojë na bën që të ndjejmë dhe ekzistencën tonë larg Mëmëdheut.

Është fatlum ai njeri që punon pa u lodhur për kombin e tij, dhe akoma më fatlum është kur veprat e tij lexohen me ëndje dhe frymëzojnë lexues të shumtë të të gjitha kohërave.

Profesor Peter R. Prifti ia ka arritur këtij qëllimi fisnik dhe Shoqata jonë është tepër krenare që ka në gjirin e saj anëtar dhe dijetar si prof.Peter R. Prifti!

I dhurojme urimet më të mira dhe respektin e pakufishëm për punën e tij aq të vyer dhe të çmuar për kombin shqiptar dhe gjuhën e ëmbël shqipe, si një gjuhëtar i mirëfilltë.

Duke përkujtuar Ditelindjen e tij, i japim dhe më shumë kuptim jetës dhe e bëjmë më të prekshme dashurinë e bashkatdhetarëve tanë në Diasporë për Mëmëdheun tonë, zgjojmë dhe trokasim kujtesën tonë për të vlerësuar dhe rivlerësuar figurat e ndritura të Kombit, ku një prej tyre është i nderuari profesor Peter R. Prifti.

Me nderime,


President,                        Kryetar

Adnan Mehmeti                     Dalan Luzaj

 
Stamford, CT, dhjetor, 2009


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx