E shtune, 27.04.2024, 03:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Sokol Demaku: Bëhu guximtar - mos përbuzë

E shtune, 26.12.2009, 08:58 PM


BEHU GUXIMTAR – MOS PËRBUZË

Nga Sokol DEMAKU

Cdo kush duhet ta dije se lumturia dhe identiteti i tij është në vendlindje është nga aty nga ka ardhur. Vendlindja të jep rritë, të jep mall, të lumturon. Me siguri se secili e ndien vetën të respektuar kur degjon emrinshqiptar, për të mirë është fjala.
Ky emri shqiptar ne na bën të lumtur, na bënë krenar.
Na rritë dhe na bën më të fuqishëm në jetë.
Prandaj duhet të ndihesh ashtu që cdo shqiptar pa marrë parasyshë se ku gjendet është vëllai yt, është i gjakut tend, prandaj respektoje, nderoje dhe nese është nevoja ndihmoje me ato mundesit tua që ke.
Ajo më e keqja e të keqës është perbuzja e vellaut, e njeriut të gjakut tend. Ajo e cila sot është berë aktuale ne mesin tonë, është berë traditë ne ndejat dhe muhabetet tona.
Mos perbuzë gjuhën e  nënës sate, gjakun e vëllait, se gjuha e huaj dhe i huaji kurrën e kurrës nuk do jenë të tut as nga gjuha e as nga gjaku.
Mos përbuz!!!
Mos harro se Gjuha shqipe është e shenjtë, është gjuhë të cilën e kanë ruajt me shekuj gjyshërit dhe stergjyshërit tanë dhe asnjërhere nuk mund të gjeshë se dikush nga ata e ka perbuzurë, sepse është gjuhë e shenjtë. Eshtë një gjuhë që dallon nga gjuhë tjera të botës, gjuhë e cila sa embël flitet edhe shkruhet, gjuhë e ëmbël edhe per shkrim edhe per dëgjim e lexim, na ka lakmi cdo kush! Kjo është gjuhë lashtësie, është gjuha e qytetrimit euorpian për të cilin po flasim aq shumë.
Kuptoje dhe lexoje e shkruaje mirë gjuhën e ëmbël, gjhën e nënës.
Po mëso edhe gjuhë tjera se sa gjuhë të dish aq edhe vlenë, por mos e përbuzë gjuhën e ëmbël. Kjo të bënë të ndihesh me i sigurt në jetë, të ndihesh me të vertetë shqiptar. Kudo që të jeshë nderoje dhe respektoje, sepse sa do e nderosh dhe respektosh gjuhën tende do jesh i respektuar edhe vet ti.
Eshtë maxim e rregult kur thuhet, nderoje flamurin e atdhut tend, të të parëve tu, të atyre që  e ndertuan vendin tend, ate flamurë të asaj natyre te dlirë shqiptare. Ai që nderon flamurin nderon shenjen e kombësisë së tij, nderon kombin, por ai që nuk nderon këtë shenjë hyjnore ai c nderon veten e tij.
Ai i cili mohon dhe nuk nderon kulturën e  tij, trashegimin e tij ai bëhet shpirt prishësh, ai nuk ka ndjenja, ai eshte i pa shpirt dhe se fundi ai nuk është njeri. Sepse kultura është ajo e cila ne na perfaqeson ne botë, ne te gjitha vendet, ne te gjitha shoqërit njerëzore.
Prandaj maxima tjeter thot: Ruaje llojin dhe sojin tend, mbaju kryelart me llojin tend, mbroje dhe ruaje pa marre parasysh se ku je, ku ndodhesh dhe ku gjendesh, por respekto vendin dhe rregullin e atij vendi ku ti je. Kur ti ben këtë ti ke respektuar edhe nderin tend, edhe kulturen tende por edhe kombin tend.
Me këte duhet ta dish se moralin shqiptar duhet ta ruash si driten e syrit!
Kjo gjë është e shenjet, e kemi tradit nga te parët prandaj duhet ta ruajm, por nganjehere…
Paraqitu ashtu si të ka hije aty ku je, mos genje se kjo është e liga më e ma madhe që e ka kapluar qenjen njerezore e edhe ne jemi ketu ndoshta ne krye!???
Gënjeshtra është ebërë modë. Ka hy në lojë të flliqur, largoje nga mendja!
Behu guximtar.
Paraqitu ashtu si je, nese je me te veretete shqiptar, mos hezito nuk ke pse te frigohesh ne jemi ata te cilet respektojme te gjithë prandaj edhe jemi te respektuar.
Por, mos vepro ashtu si nuk duhet!!!???
Se nese je me te verete shqiptar por paraqitesh ne jetë si jo shqiptar a mendon se cilës kulturë i përket ti, cfare permban ajo kulturë yte të cilën perfaqëson ti?
Si duket të ka humbur mendja, apo ndergjegja dhe as ti nganjehere nuk e di se cilës kulturë i perket apo cilit komb i takon, e veshtirë eshtë per ty kjo, por mendohu, mundohu dhe me siguri do kthjellesh.
Duhet  ta dish se nese nuk paraqitesh se je shqiptar, kur ti me te verete je shqiptar, kuptoje se je frigacak, je i pa njerëzi, je i pa moral, si nuk të vjen turp nga vetja, duhet te kesh frigë nga ndergjegja yte dhe nga sjellja e jote.
Por ti nuk ke ndergjegje.
Nese kështu vepron duhet ta dishe se do jesh i shkelur me këmben e te huajt, do jesh rob i te huajt sepse edhe ai do të urren si te pa nderë, të pa moral dhe pa ndjenja. Si njeri që mohon kombin tëndë, rrënjët tua.
Duhet te mendosh dhe ta dish se nuk je i zgjuar kur ti mohon vetveten, mohon  identietin tend, kombin tend. Duhet ta kuptosh se te vie erë e keqe, ti kundermon kur mohon veten tende, mohon identitetin tend. Ti je ai qe urren llojin tend, urren veteveten, ter të afërmit dhe cdo gjë që është e ytja. Ti mohon me këte edhe ata që te kan lindur dhe te kane rritur.
Por a kupton ti se cka benë me këtë?
A kupton ti se ti mohon prindërit tu, ti mohon gjakun tend!!!
Me siguri se e kupton por nuk don ta kuptosh se je ai që je e nuk duhet të jesh. Por cka ti beshë koha është…!!!
Por një duhet ta kuptosh se nëse mendon se ke një kulturë tjetër se nuk ke kultur shqiptari, edhe pse je shqiptar, dhe nëse mendon se ke shokë te tillë, atëhere duhet ta kuptosh se ti je askushi dhe shoket tu jane askushi sepse ti nuk din të kuptosh dhe të dallosh kulturën e huaj, nga e ytja, dhe se duhet ta dishe se ti nuk i perket asaj por e mashtron veten dhe të tjeret.
Me këte ti jep me kuptue se ti je njeri i pa shpirt, se ti je njeri pa moral se ti je nje copë mishi e pa vlerë, me dy sy ne ball por që nuk të bejne dritë.
Dhe duhet të jesh ai i cili duhet të shtosh vleren morale tende e jo ta mohosh ate. Duhet ta dish se te tjerët ta ven cmimin në bazë te vlerës që ti tregon dhe ke ne trup e ne shpirt. Por t si duket nuk ke trup as shpirt.
E ke humbur ate!!!
Duhet ta kuptosh se kultura e yte dhe trashegemia yte janë rrënjëte e shpritit tend, janë ushqimi i shpirtit tand. Ti duhet të kesh vlerë, ti duhet ta dish se te tjeret ta ven cmimin ne baze te asaj qe ti i ve vetës per bazë. Jo e ke të kot se ketu ndryshe punohet dhe vlersohet njeriu, jo sipas huqeve e budalleqeve por sipas vleres qe ai i jep vetës.
Si duket ti kujtoin se te huajt pa marrë parasysh cfare janë ata me kulturë apo pa te do të të bejne mik ty.
Jo! Jo!
Te kot e ke se ata te vlersojnë ty në bazë të kulturës që ke.
E ti je i pa njeri, ti je i pa kulturë.
Ty te duket se je duke bere vepra te medha, por jo ke humbur, e ke shkatrruar edhe kulturën tende jo vetem per vete por edhe per gjerneratat qe do vine.
Duhet të kthjellohesh, por kur…?
Kjo eshte pyetje  e madhe qe do kohë.
Me prishë eshte lehtë por me ndreqe eshte veshtirë dhe duhet shumë kohë.
Eh, mjerë vendi i huaj për ty dhe mjer vetja jote për ty o i mjer.
Nga natyra dhe gjeni ke,  ke lindë, Shqiptar.
A mos mendon se je i zgjuar që ia falë veten tende apo fëmijët e tu një kulture, gjuhe apo vendi të huaj?
Mendohu mirë!
Përgjigju vetë se kush eshtë ai i cili vepron kështu.
Mos je ti???
A kujton se i huaji është ai i cili ta don te miren apo si.
Duhet ta dish se i huaji asnjehere në jete nuk ka për të te pyetur për rrenjët tua por gjithmon ka për të folur për gjethet se ato i interesojne atij. E së shpejti në vjeshtë gjethet do thahen, do bien për tokë e do i bartë era, por është intersant të dish se ti ku do mbetesh?
A mos kujton që je i zgjuar duke mohuar vetveten, prindërit tu që të lindën e rritën, njerëzit tu që të qëndruan pranë?
Mendohu!!!


(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora