E diele, 28.04.2024, 06:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Rudolfo Valentino (1895 –1926)

E shtune, 26.12.2009, 08:04 PM


RUDOLFO VALENTINO/1895 –1926/

 

Nga Halit Bogaj


Duke gjurmuar analeve të historisë së artit të shtatë, kujtojmë se edhe lexuesit tanë do të duhej të njiheshin qoftë vetëm sipërfaqësihst me jetën dhe veprimtarinë e aktorit të paharruar dhe mitik, Rudolfo Valentino.I lindur në vendin e quajtur Kastelaneta në Itali/l895/, si i biri i një veterani luftarak, Valentino në moshën l7 vjeçare shkon në Paris, për të imigruar një vit më vonë në Nju Jork ku qëndron deri në vdekjen e tij të hershme.Valentino shkon atje ku ëndërronte të shkonte çdo i ri  që dëshironte ta provonte fatin e tij edhe në film.Aktori i ri, së shpejti sheh realitetin e hidhur dhe punon llojlloj punrash të vështira, për të arritur më vonë edhe në vendin e valltarit të Tangos së popullarizuar në ato vitetë stuhishme amerikane.Duke qenë tepër i bukur dhe me një sharm specifik mashkullor, Valentino bie së shpejti në sytë e producentëve më të mëdhenj të kohës.Me mikeshën e tij, Alla Nazarova, Valentino vazhdonte ta luante Tangon e përhapur në atë kohë, për t` u bërë edhe vetë njëri ndër idhujt më të mëdhenj të publikut.Miku i tij i afërm, Norman Keri, i ndihmon atij  që t` i luante disa role minore të cilat do t`i  shërbejnë sëtepërmi për karierën e tij të mëvoshme me ndriçim të plotë, sidomos për filmat antologjik”Sheiku”dhe”Katër Kalorësit Apokalipse”.Rruga e Rudolfo Valentinos drejt sukseseve të reja dhe kolosale ishte në rritje e sipër, ngase i riu italian bëhet simbol i tipit mashkullor, i quajtur”dashnori latin”, sinonim ky i cili ka mbetur në përdorim deri në ditët e sotme.Regjisori i madh, Reks Ingram e angazhon për filmin madhështor”Katër Kalorësit Apokalipse”me të cilin Valntino fiton së shpejti  famë internacionale, për t` u bërë shumë i popullarizuar sidomos në botën femërore e cila e adhuronte kultin e tij vërtet mitik që kishte shkëlqyer në mënyrë  maestrale dhe brenda natës.Karizma e tij rritet vazhdimisht dhe shumë shpejt, për të pasuar filmi i tij i ri”Sheiku”, një kryevepër tjetër e paharruar me të cilën mbetet i pavdekshëm në historinë e artrit filmor.Personaliteti i tij magnetik rinor pushtonte zemrat e miliona shikuesve nga mbarë bota, por sidomos ato të

Rudolph Valentino
Rudolph Valentino
femrave që e adhuronin në përmasa të jashtëzakonshme, madje thuhet se kur kishte vdekur dhjetra e dhjetra femra nuk kishin dashur të martoheshin fare ngase ishte zhdukur ylli i tyre i  dashur të cilin e kishin adhuruargati në mënyrë të çmendur.Ndonse filmat e tij i përkisnin kohës së filmit memec, ai prapëseprapë kishte mbetur legjendë e madhe në çdo zemër njerëzore që e adhuronte filmin si lloj të artit.Bota dontë ta shikonte heroin e saj, qoftë si  Sheikun e preferuar, qoftë me ndonjë rol tjetër madhështor nga aventurat e tij të shumta filmore dhe ekzotike.”Dashnori latin”kishte prirje të jashtëzakonshme edhe në gjininë letrare të poezisë, ngase vinte nga një vend romantik siç ishte Italia e Dantes, Leopardit dhe e poetëve të tjerë të njohur që i këndonin dashurisë së përjetshme njerëzore.Pas një pushimi të shkurtër, Valentino kthehet sërish në film, natyrsiht me insistimin e madh të të dashurës së tij, Natasha Rambova e cila e adhuronte “dashnorin e saj ”me pasione të zjarrta.Filmat e tij të rinj:”Zotëri Bokeri”/l924/dhe”Kobra”/l925/, profilizojnë edhe më tepër portretin poliedrik të aktorit Rudolfo Valentino.Duhet theksuar edhe faktin se gjurmët e aktorit të popullarizuar u ndoqën më vonë edhe nga shumë aktorë të tjerë të rinj tek te cilët kishte ndikim të madh dhe të paparë.,siç ishin:Robert Tejllor, Xhorxh Raft, Klerk Gebëll, Tajron Pauer dhe disa të tjerë,ku edhe në ditë e sotme e kemi  edhe një”dashnor tjetër latin”me emrin Antonio Banderas.Në vazhdim të karierës së shkëlqyer të Valentinos,pasojnë edhe filmat:”Shqiponja”/l925/dhe”I biri i Sheikut”/l926/, të realizuar me përkushtim të madh dhe duke qëndraur në nivel të lartë artistic.Pak kohë para se të montohej filmi”I biri i Sheikut”, Valentino shtrohet në spital për të mos  u ngritur më kurrë.Edhe vdekja e tij ishte mitike ngase miliona femra binin në trans për ta ruajtur kujtimin e tyre ndaj princit përrallor.dhe siç  ekzistojnë shkrimet, thuhej se tri të katërtat e qytetit të Nju Jorku morën pjesë në varrimin e tij  cili thuajse ka mbetur i vetmi dhe funerali  më i madh në historinë e artit të shtatë.,por duke hyrë këtu ,mbase përafërsisht edhe ai mbretit të Roken Rolit, Elvis Prisli/l977/.Me rastin e varrimit të Valentinos afro 8o.ooo  femra donin ta preknin trupin e tij thuajse”të shenjtë”, ku bënte pjesë edhe e dashura dhe partnerja e tij, Pola Negri.Jetën e tij e provuan ta filmonin disa aktorë dhe regjisorë të ndryshëm, në mesin e të cilëve bëjnë pjesë edhe yjet:Rudolf Nurejev dhe Entoni Bakster.Magjia e tij mbeti e paprekur gati për një shekull të tërë dhe për aq pak kohë sa jetoi, ai realizoi edhe disa filma të tjerë të shquar siç ishin:”Sinersët virtuozë”, ”Personi i madh, i vogël”, ”Sytë e rinise”, ”Kamilla”, ”Morani i Zonjës Leti”, ”Gjaku dhe rërëa”, ”Shansi i bukur”, ”Rruga për Paramountaun”, ”Rajhu i ri”, ”Sensacionet shoqërore”dhe”Djalli i shenjtë”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora