| E shtune, 26.12.2009, 08:04 PM |
RUDOLFO VALENTINO/1895 –1926/
Nga Halit Bogaj
Duke gjurmuar analeve të historisë së artit të shtatë,
kujtojmë se edhe lexuesit tanë do të duhej të njiheshin qoftë vetëm
sipërfaqësihst me jetën dhe veprimtarinë e aktorit të paharruar dhe mitik,
Rudolfo Valentino.I lindur në vendin e quajtur Kastelaneta në Itali/l895/, si i
biri i një veterani luftarak, Valentino në moshën l7 vjeçare shkon në Paris,
për të imigruar një vit më vonë në Nju Jork ku qëndron deri në vdekjen e tij të
hershme.Valentino shkon atje ku ëndërronte të shkonte çdo i ri që
dëshironte ta provonte fatin e tij edhe në film.Aktori i ri, së shpejti sheh
realitetin e hidhur dhe punon llojlloj punrash të vështira, për të arritur më
vonë edhe në vendin e valltarit të Tangos së popullarizuar në ato vitetë
stuhishme amerikane.Duke qenë tepër i bukur dhe me një sharm specifik
mashkullor, Valentino bie së shpejti në sytë e producentëve më të mëdhenj të
kohës.Me mikeshën e tij, Alla Nazarova, Valentino vazhdonte ta luante Tangon e
përhapur në atë kohë, për t` u bërë edhe vetë njëri ndër idhujt më të mëdhenj
të publikut.Miku i tij i afërm, Norman Keri, i ndihmon atij që t` i
luante disa role minore të cilat do t`i shërbejnë sëtepërmi për karierën
e tij të mëvoshme me ndriçim të plotë, sidomos për filmat antologjik”Sheiku”dhe”Katër
Kalorësit Apokalipse”.Rruga e Rudolfo Valentinos drejt sukseseve të reja
dhe kolosale ishte në rritje e sipër, ngase i riu italian bëhet simbol i tipit
mashkullor, i quajtur”dashnori latin”, sinonim ky i cili ka mbetur në përdorim
deri në ditët e sotme.Regjisori i madh, Reks Ingram e angazhon për filmin
madhështor”Katër Kalorësit Apokalipse”me të cilin Valntino fiton së
shpejti famë internacionale, për t` u bërë shumë i popullarizuar sidomos
në botën femërore e cila e adhuronte kultin e tij vërtet mitik që kishte
shkëlqyer në mënyrë maestrale dhe brenda natës.Karizma e tij rritet
vazhdimisht dhe shumë shpejt, për të pasuar filmi i tij i ri”Sheiku”, një
kryevepër tjetër e paharruar me të cilën mbetet i pavdekshëm në historinë e
artrit filmor.Personaliteti i tij magnetik rinor pushtonte zemrat e miliona
shikuesve nga mbarë bota, por sidomos ato të
femrave që e adhuronin në përmasa
të jashtëzakonshme, madje thuhet se kur kishte vdekur dhjetra e dhjetra femra
nuk kishin dashur të martoheshin fare ngase ishte zhdukur ylli i tyre i dashur
të cilin e kishin adhuruargati në mënyrë të çmendur.Ndonse filmat e tij i
përkisnin kohës së filmit memec, ai prapëseprapë kishte mbetur legjendë e madhe
në çdo zemër njerëzore që e adhuronte filmin si lloj të artit.Bota dontë ta
shikonte heroin e saj, qoftë si Sheikun e preferuar, qoftë me ndonjë rol
tjetër madhështor nga aventurat e tij të shumta filmore dhe ekzotike.”Dashnori
latin”kishte prirje të jashtëzakonshme edhe në gjininë letrare të poezisë,
ngase vinte nga një vend romantik siç ishte Italia e Dantes, Leopardit dhe e
poetëve të tjerë të njohur që i këndonin dashurisë së përjetshme njerëzore.Pas
një pushimi të shkurtër, Valentino kthehet sërish në film, natyrsiht me
insistimin e madh të të dashurës së tij, Natasha Rambova e cila e adhuronte
“dashnorin e saj ”me pasione të zjarrta.Filmat e tij të rinj:”Zotëri Bokeri”/l924/dhe”Kobra”/l925/,
profilizojnë edhe më tepër portretin poliedrik të aktorit Rudolfo
Valentino.Duhet theksuar edhe faktin se gjurmët e aktorit të popullarizuar u
ndoqën më vonë edhe nga shumë aktorë të tjerë të rinj tek te cilët kishte
ndikim të madh dhe të paparë.,siç ishin:Robert Tejllor, Xhorxh Raft, Klerk
Rudolph Valentino Gebëll, Tajron Pauer dhe disa të tjerë,ku edhe në ditë e sotme e kemi edhe
një”dashnor tjetër latin”me emrin Antonio Banderas.Në vazhdim të karierës së
shkëlqyer të Valentinos,pasojnë edhe filmat:”Shqiponja”/l925/dhe”I
biri i Sheikut”/l926/, të realizuar me përkushtim të madh dhe duke qëndraur
në nivel të lartë artistic.Pak kohë para se të montohej filmi”I biri i Sheikut”,
Valentino shtrohet në spital për të mos u ngritur më kurrë.Edhe vdekja e
tij ishte mitike ngase miliona femra binin në trans për ta ruajtur kujtimin e
tyre ndaj princit përrallor.dhe siç ekzistojnë shkrimet, thuhej se tri të
katërtat e qytetit të Nju Jorku morën pjesë në varrimin e tij cili
thuajse ka mbetur i vetmi dhe funerali më i madh në historinë e artit të
shtatë.,por duke hyrë këtu ,mbase përafërsisht edhe ai mbretit të Roken Rolit,
Elvis Prisli/l977/.Me rastin e varrimit të Valentinos afro 8o.ooo femra
donin ta preknin trupin e tij thuajse”të shenjtë”, ku bënte pjesë edhe e
dashura dhe partnerja e tij, Pola Negri.Jetën e tij e provuan ta filmonin disa
aktorë dhe regjisorë të ndryshëm, në mesin e të cilëve bëjnë pjesë edhe
yjet:Rudolf Nurejev dhe Entoni Bakster.Magjia e tij mbeti e paprekur gati për
një shekull të tërë dhe për aq pak kohë sa jetoi, ai realizoi edhe disa filma
të tjerë të shquar siç ishin:”Sinersët virtuozë”, ”Personi i madh, i
vogël”, ”Sytë e rinise”, ”Kamilla”, ”Morani i Zonjës Leti”,
”Gjaku dhe rërëa”, ”Shansi i bukur”, ”Rruga për Paramountaun”, ”Rajhu i
ri”, ”Sensacionet shoqërore”dhe”Djalli i shenjtë”