E shtune, 27.04.2024, 11:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Keze (Kozeta) Zylo: Pema me e famshme ne bote ndodhet ne qendren Rockfeler ne Manhattan

E enjte, 24.12.2009, 06:00 PM


Ripublikim

Pema me e famshme ne bote ndodhet ne qendren Rockfeler ne Manhattan

Nga Keze (Kozeta) Zylo

E sapo kthyer nga Washingtoni nga  festa me e bukur e shqiptareve gjate vitit, pra Dita e Flamurit, 28 Nentor, degjoj ne lajme qe ne qendren “Rokfeler”ne Manhattan u vendos pema e Krishtlindjeve, pema me famoze ne bote.
Sezoni i Krishtlindjeve ne Amerike eshte festa me popullore dhe me spektakolare.  Vecanerisht ne kete qender fillojne koncertet me kengetaret me famoze, ku mijra njerez mblidhen dhe degjojne direkt kenget per Zotin dhe adhurimin ndaj tij.
E ndersa ulem per te hedhur ne leter ngacmimin e fuqishem qe mora kur pashe pemen, dritat, vezullimin, levizjen e njerezve, turisteve pambarim, qe vizitojne kete qender, direkt degjoj Seline Dion me zerin e saj qe te hyn thelle ne shpirt, nga dhoma e ngjyrave te ylberit, duke pershendetur me kengen “Gezuar Krishtlindjet”!
Nje perkim i cuditshem me festen tone 28 Nentor, eshte dhe  vendosja e pemes me famoze ne bote, ne qendren Rockfeler ketu ne Manhattan.
Historia magjike e kesaj peme ka filluar 75 vjet me pare.
Nje komitet pune eshte caktuar posacerisht per kujdesjen e pemes ne sezonin e Krishtlindjeve.  Per te sjelle kete peme ne Manhattan vendimi duhet te merret nga Komiteti qysh heret, pasi shpesh vjen nga vende shume te largeta, pra duhen muaj me pare per arritjen e suksesit.  Kjo peme qe te arrij ne destinacion duhet te shoqerohet nga eskorta e policise amerikane dhe arrin per ne qendren “Rokfeler” ne mesin e nates.

Pema me e famshme ne bote Bashke me skultpuren e Prometeut
Pema me e famshme ne bote Bashke me skultpuren e Prometeut
Kur eshte marr vendimi per kete peme?


Dihet qe shume popuj dhe vende te ndryshme ne bote ne kohe depresioni ose lufte, marrin vendime shume te rendesishme per t’u sjelle pak lumturi njerezve ne zemrat e tyre te vrare nga lufta ose mjerimi.
Keshtu vendimi per te vendosur kete peme vigane ne Manhattan eshte marr ne kohen e depresionit ne Amerike.  Pikerisht kur populli ishte nen depresion ekonomik, ku cdo gje u kolaps, mendohej per te sjelle pak gezim ne vatrat e tyre familjare.
Nuk e di, po duke shkruajtur nen kete muze, ne mendje me enden vargjet per popullin tone te shumevuajtur, shkruar prej shkrimtareve me te medhenj te Kombit, si:
Enderroje aq pak lumturi, sa ne bote s’e ka enderruar njeri...
E duke kerkuar ose rremuar se mos gjeja ate pak lumturi nder vite...me shume futesha ne hone dhe e kishja gati si te pamundur te dilja qe andej.  
Por me qe jam te pema famoze le ta shijoj ate, se nuk jane pak qe shkoj dhe i falem nje dekade te tere ketu ne qendren “Rokfeler” ne Manhattan.
Per kete peme eshte menduar ne kohen kur vete qendra ishe ne nje kantier ndertimi.  E bija e Sebastian Muscarello, Celia Carrano nga Middle Village, ku babai i saj punonte ne ndertim per kete qender, i sugjeroi te atit per te vendosur nje peme, ne vendin ku ai punonte.
Fati e kishte sjelle qe Sebastiano kishte lindur ne diten e Krishtlindjeve, dhe ju propozoi Brigades se tij qe te gjitha qindarkat te shkonin per te blere nje peme dhe te festonin ditelindjen e tij, e cila perkonte me Krishtlindjet.
Pra ne kohen e depresionit te madh ne Amerike, po gjendej pak lumturi per te harruar gjithesesi ate cfare po ndodhte brenda vendit.

Historia e ceremonive

Formalisht ceremonia filloi me 1933, ku pema shkelqente nga 700 drita.
Kur Amerika u godit me 7 dhjetor 1941, ne Pearl Harbor, nga Japonia, pema nuk shkelqente me nga dritat sepse energjia ishte e limituar gjate luftes se dyte boterore.
Ne vend te saj u vendosen tre peme te dekoruara me ornamente te kuqe, te bardha dhe blu.  Edhe pse gjendja ekonomike, lufta nuk ishte e pershtatshme, perseri vendimi per vendosjen e pemes nuk u la kurre ne harrese.  Keshtu me 1945 kur lufta mbaroi, pema ndricoi perseri dhe ne mes ndodhej nje drite e zeze.  Ceremonia Kombetare e pemes u be ne nje nga showt me famoz, me 1951, “The Kate Smith show”, e ndricuar nga ngjyra e argjendte.  Me vone mijra njerez vizitojne pemen dhe miliona te tjere e shikojne ne TV.  Pema ndricohej nga 26 mije drita me ngjyra te ndryshme, me nje yll ne maje.
Me 1998 ylli peshonte 80 kg qelq.  Sot ylli perbehet nga kristal Swarovski dhe peshon 280 kg duke kursyer gjithashtu energjine.  Pema me e larte ka qene e sjelle nga New Jersey me 1999.  Kete vit eshte 88 foot, norvegjeze, elegante e sjelle nga Connecticut.  Amerikanet dallohen mjaft per donacione, keshtuqe kur dhurojne dollar per ngritjen e kesaj peme e quajne nje nder dhe privilegj te tyre, sepse miliona njerez gezohen per kete peme te Krishtlindjeve.  Per ta prere pemen, punetoreve ju duhen vetem 2 minuta me 25 punetore dhe nje vinc 280 ton.  Kur mbaron sezoni i Krishtlindjeve, nje nga festat me te bukura dhe me te magjishme ne Amerike, pema shkon per riciklim.
Edhe shkrimin tim po e mbyll ketu, duke vazhduar te degjoj tingujt e thelle gjithe embelsi nga zerat e kengetareve, qe duken sikur kalojne edhe ne shpirtrat qe luten e luten…
E duke degjuar Selion Dion nen interpretimin e kengeve kushtuar festes se Krishtlindjeve,  te duket sikur ke prekur lulen magjike, ke prekur pemen e derguar nga Zoti.

Manhattan
Dhjetor, 2007


(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora