E enjte, 01.05.2025, 01:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Zef Ndrecaj: Fjalët e urta, vlera ,rëndësia dhe veçantia e tyre nder popuj

E marte, 22.12.2009, 09:56 PM



Nga Zef Ndrecaj


FJALET e urta-te thenura, aforizmat apo maksimat janë fjale te veçanta ne literaturën e popujve, qe dikund dhe dikur rastësisht depërtuan ne bot nga goja e popujve, para qindra e mijëra vitesh, nga një rajon ne tjetrin. Megjithatë ne popujt e ndryshëm ato e kanë ruajtur vlerën e tyre ndërsa tek disa popuj ato vazhduan duke u mbyllur ne etni te veçanet qe një herit dëshmon rrjedhjet historike kulturore etnike e filologjike te atyre popujve. Mund te thuhet se çdo popull i ka mbajtur gjalle dhe te pa ndryshuara fjalët e veta te urta- te thenura me me një karakteristik te veçantë.

  Holandezet janë pothuaj nder Popujt qe përbejnë një etni te veçantë dhe te pasur te fjalëve te urta. Por janë pothuaj nder popujt e fundit qe me fjalët e tyre te urta- te thenura te traditës se tyre popullore shumë vonë ju hapen  popujve te tjerë. Fjalët e tyre te urta kanë ne veçanti një prapavijë humori, kënaqësie e qe shpesh herë pas tyre fshihet edhe ndonjë satirë apo vic .Tek Holandezet njihet ne veçanti edhe harmonia e fjalëve te urta, te  përdorura ashtu gjithë nga goja e popullit. Por mbledhësit e këtyre fjalëve te urta  (filologet) edhe te mbledhura ato i konservuan nga popujt tjerë . Depërtimi i fjalëve te urta Holandeze ne literaturën  Gjermane njeriu gjene shumë pak sepse nga ai konservim u be edhe i pamundur depërtimi i tyre.

          Ndërsa  populli Gjerman me tepër u koncentrua ne burimet e veta te fjalëve te urta. Qe ne fillim Christoph Martin (Wieland) është i pari qe disa nga këto fjale te urta, humori dhe aforizma i dha te shkruara por qe edhe vet i quajti » ochne gross resonans »-pa ndonjë domethënie te veçantë.

Ndërsa tentimin e dyte e ndërmori Hoffman, nga ngjarjet e jetës .Por dhe me tej pa kapshmëria e fjalëve te urta Holandeze nga Gjermanet ishte ende e madhe edhe pse ne pikëpamje gjuhësore dhe përmbajtjesore ishin mjaft te afërta. Kjo vazhdoi deri kah viti 1700 për deri sa ato ne vet popullin Holandez morën karakter letrar. Ne ketë drejtim mërit te madhe ka piktori Pieter Bruegel i cili qe ne vitin 1559 ne madhësi te ndryshme paraqiti ne pikturuara , ma se 100 piktura me tretmanin (titullin ) « Bota e mbrapsht-die verkehrte welt » me te cilat ne ilustrim paraqiten shumë domethënie te fjalëve te urta nga gjeneza  dhe proza  popullore. Këto pikturime depërtuan ne galerinë e Berlinit qe ne atë kohe dhe u nënshtruan një mënyrë te veçantë studimi dhe interesimi. Ne këto pikturime paraqiten punime nga bujqit, punëtorit e kohës, jetës por me  me një veçanti nga se këtu veçohet cili i vërtet dhe kunderthenes ne mes te mirës, dhe te keqes, fes dhe te pa fes, fatit dhe jo fatit, mirë qenjes dhe jo qenjes etj.

Ne  përmbledhjet e fjalëve te urta populli Gjerman dallohet me një etnologji edhe me te lashte se ajo e Pieter Brugel dhe ata qe nga shkrimet e para latine . Mund  te thuhet se populli Gjerman qe nga ajo kohe i ka kështu rendësi te veçantë këtij thesari popullor gjate gjitha kohërave dhe se është një nder popujt qe paraqet numrin me voluminoz te fjalëve te urta nder popujt Evropian ne përgjithësi. Qe nga etnologjia me e vjetër Gjermanet qe atëherë ne gjuhen latine  përfshin te përmbledhura ma se 1020 fjale te urta nga magjistri i njohur Egbert qe vinte nga Lüttich i Gjermanisë. Kështu qe atëherë Gjermaneve pos Biblës ne gjuhen e tyre  ju be e mundshme te kenë edhe fjale studimore ? te urta.

 

Mandej mërit te madhe ka edhe përmbledhësi  Johannes Agricola i cili beri edhe një përmbledhje tjetër  (1541) te fjalëve te urta ne gjuhen Gjermane me me se 7000 fjale te urta por pa ndonjë renditje te cilat me vonë u përmblodhën dhe renditen nga Sebastjan Franck me titull »  Sprichwörter » -fjalë te urta.

Ne vitin 1900 Gjermanet e tejkaluan edhe një herë volumin e këtij thesari duke përmbledh vetëm nga vëllezërit Grim (1867-1880) volumin me te madhe te fjalëve te urta nder te gjithë popujt ne atë kohë ,me ma se  250 000 fjale te urta te  përmbledhura, duke dhen kështu një përmbledhje leksikoni me titull  » Deutsches Sprichwörter lexikon »- leksikonin Gjerman te fjalëve te urta, te përmbledhur nga përmbledhësit e njohur Karl Friedrich dhe Wilhelm Wander.

      

 

     Ne ketë drejtim te theksuar mes këtyre dy popujve dhe popujve tjerë te Evropës populli Shqiptar  mbet ne një mënyrë i lënur anash edhe pse ai me ter fuqinë e vete krijuese, etnike e kulturore  e ka mbajtur gjalle ne vete frymën e fjalëve te urta qe nga e kaluara e lashte  -Ilire  - e bartur  përmes    letërsisë gojore deri ne atë përmbledhëse e krijuese. Duke i dhen një analizë te veçantë studiuese thesari i fjalëve te urta ne popullin Shqiptar paraqet një etni te veçantë dhe mjaft te pasur , me një vlerë mjaft domethënëse. E veçanta është nga se për dallim prej popujve tjerë ku  këto fjale me shume i janë përkushtuar hareve, festimeve , kënaqësive, oreksit, dashurisë etj ne popullin Shqiptar rrjedhat historike  sollën diç tjetër dhe shumë pak ne ltarin e tij mbeten fjale mbi ato  te kënaqësive , festave, por si veçori këtyre ju imponua mbajtja gjalle e atyre fjalëve qe kanë te bëjnë me etjen për liri, ruajtjes se etnisë,te kulturës dhe identitetit ne veçanti.

Shikuar dicidivisht fjalët e urta nder popullin shqiptar, ishin mjafte te bujshme,me një etni te gjalle , me bujare dhe fisnike nder fjalët e urta te te gjithë popujve  Ballkanas   dhe Evropës ne përgjithësi ,kjo duke marr për bazë lashtësinë  etnike qe  nga ajo Pellazgo-Ilire. Me rendësi ishte qe ajo te studiohej si thesar i veçantë por ne studimet e deritashme botërore ajo u anashkalua u la anash  ne etnosin e vet, dhe ajo jo vetëm qe mbet e pa hulumtuar por u konservua ne mënyrë te veçantë dhe atë nga domosdoja qe ju kushtëzua popullit pas pushtimeve përfshire këtu kohen e periudhave te gjata  Romake,Bizantine, Turke, Sllave te cilat pa dyshim edhe lan gjurmë ne krijimin e fjalëve te urta .

Ky konservim mjaft i veçantë u be  i domosdoshmëri e  ruajtjes  se bërthamës kombëtare si shkëndijë e vetme qe populli mos te humbiste idealin e tije për liri.   Nga se kjo bërthamë (filiz) atë do ta mbante te gjalle si komb,dhe si etni. Rruga e kësaj ruajtje  popullin Shqiptar e veçon ne katër tipare apo ne katër veçori qe atij  i japin karakterin e veçanet si etni, nderi, besa, gjuha dhe bujaria  e qe me këto tri veçori aj si komb mbajti gjithmonë gjallë ngritjen e idealit për liri dhe çlirimin nga pushtuesit gjate gjitha pushtimeve .Kështu sado qe ato ishin barbare, nënshtruese dhe asimiluese , ai mbajti gjallë filizen e tij kombëtare kundrejt pushtuesve te një etnie krejt tjetër nga se ndikimet e pushtuesve  do te linin rrënjë te thella ne te e qe mund te vinte edhe deri te humbja e etnisë, apo thënë me fjalën e ligjëruesit dhe oratorit te madhe shqiptar te shek - XVIII- Fishtës « Fare e zezë i ka mbijë Shqiptarisë me ardhjen e Osmanlis(Turkut) apo atë te Nolit » Fortës shkëmbi,tmerr tirani, s´te tremb Romani as Veneciani, as Serb  Dushani as Turk Sulltani.. »  

Kështu tek  populli Shqiptar ,  virtyti i lirisë mbeti thelbi kryesor ne ruajtjen e etnisë dhe po thuaj ter fjalët e urta ju kushtuan idealit kombëtar për liri , dhe fjalët e urta po thuaj te gjitha janë te mbërthyera rreth besës, nderit, flamurit ,atdheut sepse ato ishin edhe te vetmet qe duhej te ruheshin dhe me to ai ruante edhe veçorin e tij si kombe dhe etni. Thënë shkurt  populli Ilir , i kohës se mbretërive si ai i Bardhylit,Glaukut ,Agronit, Teutes,Baleut dhe Gencit ishte i shkuar, pasi qe si mbretëri tani ishin  te shkuara, dhe pos asaj edhe fiset e përafërta ilire si ajo Maqedonase dhe Principata e Epirit po thuaj ishin asimiluar ne tersi,dhe koha e me pastajme me aplikimin e fes nder shqiptaret ishte mbetur pre e pushtuesve qe paraqiste një përjetim te ri ku ai  si popull nga një filodram e shenjt  kalonte ne atë te djallëzuar, dhe për te me s´bënin  punë as shkrimet Biblike te cilat  nga shkretëtirat e Sinajt ishte bartur ne etninë e tij.   E  vetmja qe mund te dallohej nga legjendat Biblike munde te thuhet se ky popull nuk kërkonte tok  te premtuar; por qe ta mbroj te veten nga ajo far e lig dhe e mallkuar,apo thënë me fjalët e  Çajupit » Zot i math e i  vërtet ,çdo pune e ke ber vet ,çdo punë e ke ber mirë ,por një gjë e bere pa mend dhe prishe punën tende,-kur bere derr e arin ç´deshe qe e bere Turqinë »

Pasoj e ter asaj janë se shumë pak ne hulumtimet arkaike mund te gjinden fjale te urta qe ky vet si popull ti lutet hyenis, sepse edhe ajo si dukej i ishte ber një milenium mashtrues dhe ne atë jo me emrin  e Maveris  por te tragjedisë dhe atij si ndihmonte as një legjendë qe thërriste me bririn e Davidit e as përmes rrugës se kryqit , sepse mbretëri e tij tani me ishte vete gjuha e tij ,vete besa e tij, dhe vete atdheu i tij.

Fjalët  e urta pothuaj ne etninë Shqiptare mbeten pre e jetës se tij dhe  munde te themi se ato triumfuan sidomos me krijimin e principatave te reja  sidomos atyre te shek 12, 13, e 14.si atë te Arianiteve ,Topijave,Balshajve, Komenit, Muzakajve, Shkurrajve Bua Shpatajve Kastrioteve Dukagjinasve , Mozakajve, Gropajve, Matrengajve , Zenebishtit etj. 

Sidomos me princin legjendar te te gjitha kohërave  Gjergj Kastriotin  nga gjitha principatat e mëdha edhe një herë ai do te triumfoi si popull për me se 25 vite me radhe dhe jo vetëm qe triumfoi  si popull por bashkë me te edhe çdo gjë e ruajtur  dhe për këto 25 vite dhe 10 vite me pas nga prijësi Lek Dukagjini munde te thuhej se populli nuk ishte zhgënjyer me lutjet e tij qe kishte ber me vite » ardhet mbretëria e jote »dhe gjate kësaj kohe ai ngjalli edhe një herë idealin e zjarret te këtij populli për liri dhe nxori ne pah gjakun e pastër te tij si etni dhe si komb me te gjitha veçorit fisnike te tije.

Renja e fundit e Dukagjinasve pikërisht e Shkodrës mund te thuhet  se difinitivisht  Shqiptaret i la lutja për hyjni sepse zonja qe Shqiptaret i besonin »Zonja e Shkodrës « Se bashku me tempullin (katedralen e Shkodrës) përfundoi e humbur, dhe e vetmja qe mbeti  ishte  ajo qe populli ti kthehet  ruajtjes se filizes se tij kombëtare  për liri , qe thënë me fjalën e kohës »  pa liri s?ka  hyjni »

Tek Shqiptaret fjalët e urta u imponuan mjaft nga rrjedhat historike, por megjithatë ato prapë ruajtjen një vlerë te veçantë qe nga kohërat, dhe munde te thuhet se ato paraqesin një thesar te vërtet letraro-kulturor qe kërkon një përkushtim te veçanet  studimi dhe trajektimi. Ndonëse ne to me tepër veçohet motivi patriotik  ,i lirisë dhe tiparet e lirisë nga robërimi ato prapë mbajnë vlerë te veçantë burimore me çka edhe dallohen nga popujt tjerë .Edhe pse nga përmbledhësit dhe filologet e ndryshëm kombëtar gjatë kohërave u bën përpjekje te duardurshme për nxjerrjen ne pah te kësaj vlere te veçantë kulturore , depërtimi i tyre nder popujt tjerë  mbeti i harruar dhe pothuajse shumë pak . Popujt e mëdhenj, i kthyen shpinën  popullit Shqiptar  , popullit me te lashte Ballkanas dhe me gjer me tiparet me fisnike nder gjithë popujt .Kjo i ndodhi ati nga se mbretëruan interesat  përfituese se pari ndaj tij dhe  dhe duke Injoruar ketë popull  injoruan drejtpërdrejt  ketë thesar te veçantë qe ne zemër pothuaj paraqet kulturën e jo vetëm te tij por edhe  te vet Evropës ku ai i takon si etni.

 Veçori mbi autoktonin e veçanet paraqesin  pikërisht te drejtat zakonore te shkruara ne bazë te etnisë dhe traditës se tij  ?Kanuni,i Lek Dukagjinit,  ai i Skënderbeut, mandej  ne disa rrethe edhe sherjatet si ai i Idriz Sulit,Islihati ne një pjesë te Kosovës etj .Këto dhe fjalët e urta u bën rrjedhshmëri e kohës dhe jetës se tij dhe bën qe ky popull te veçohej nga fqinjët si etni.

 

Bujeshmeri te madhe te fjalëve  tek populli Shqiptar  gjejmë edhe gjate  pushtimeve Osmane  si domosdoshmëri e popullit për ruajtjen e tyre dhe vemjen ne skenë  te rilindjes kombëtare për liri. Sidomos pas luftërave te Skënderbeut-Gjergj ?Kastriotit ne to shihet çart zëri liridashës për  zgjim dhe dalje nga zgjedha pushtuese ku parashihet bashkimi i kombit si kusht dhe faktor i domosdoshëm. Atëherë këto fjalë nuk ishin vetëm fjalë te urta por armë mjaft e fuqishme për te ruajt filizen kombëtare. Këto i gjejmë qe nga këngët,  proza,legjendat te thenura nga populli dhe ideologët  e  tij , qe edhe i prin atij ne lufte për liri.

Lirin nuk ua  sjella unë,atë  e gjeta mes jush,Me mirë te vdekur nen dhe se sa rob e gjallë mbi dhe ,Kush ka Zot e atdhe bini Turkut si rrufe , Toskë e Gegë  jem si lis me dy degë 

 Duhet  thënë atë se  ajo  qe mbijetoi nga bartja e fjalëve te urta ne popullin Shqiptar është diç e rrallë e veçantë nga gjithë popujt qoftë ata Ballkanas por edhe ata Evropian e me gjer , me një mprehtësi , mençuri qe thjeshte na ven para një filozofie qe duket ne sipërfaqe e thjesht por është e thellë , e gjer nga studimi qe i kalon suazat filozofike te popujve te gjitha kohërave. Me ter ketë mprehtësi dhe filozofi mjaft te mbrehtë, vrasëse, kureshtare, domethënëse, dhe  te pacenueshme .            

  Përmbledhjen e par te fjalëve te urta  e gjejmë tek Frëngu i Bardh(1635) i cili qe nga Buzuku është i pari ne letërsinë shqipe te vjetër  këto i ven ne përmbajtje te veçantë te quajtur proverba qe me ketë edhe mund te themi se decidvishte është gjeneza e par ku datojnë përpjekjet për përmbledhjen dhe ruajtjen e fjalëve te urta. Ndërsa numër i madh i këtyre fjalëve gjinden tek te gjithë letraret tjerë  te gjuhës se vjetër shqipe por jo te veçuara por si te dhëna ne literaturën e përgjithshme te tyre qoftë krijuese si romane, prozë , poezi apo vëllime letrare, kritike apo dramaturgjike..

Psh.qysh tek  Buzuku ( 1560  -1619) hasen fjalët »ju te ini tek zgjedhubnit e tineh zot,apo përherë zotyn ka meh kleneh me ju etj.

Pastaj tek Lek Matrenga . lum kush kujton  se ka me vdek, tek Pjeter Budi. si ajo te shkruajmë nde gjuhu tanë  1566 ?1663   pastaj edhe ne ato te viteve  te rilindjes  kombëtare qe është me e pasur e qe vazhdon  deri ne ditët e sotme te te gjitha krijimeve letrare.

 Pothuaj ne te gjitha krijimet letrare  edhe  te sotme janë prezentë fjale te urta qe ndonëse ne përshtatje kohore por tejet tingëlluese dhe me vlerë te veçanet studiuese. Dhe munde te thuhet dita ditës volumi i fjalëve te urta si ne popull edhe nder krijuesit , qofte edhe ata me te rinj është ne rritje dhe atë me një tretman dhe vlerë tejet te lart krijuese e domethënëse. Dhe si rezultat i kësaj dita ditës edhe ky thesar po vihet ne binaret e vlerës letrare nga gjeneza popullore ne atë krijuese e letrare, dhe është ne plotësim e sipër i ter asaj mungese te përjetuar me vite qofte i imponuar nga rrethanat historike (pushtuese) apo anashkaluese nga popujt   tjerë. Dhe mund te thuhet se vetëm ne analizimin e dhjet viteve te fundit ne veprimtarin  krijuese ky thesar  i veçanet i krijimtarisë se popullit Shqiptar po vihet ne potencialin e vlerave Evropiane dhe Botërore ku edhe duhej te  ishte,apo i takonte te ishte edhe si etni dhe si thesar i tij. Edhe pse nder pushtues gurra e këtij thesari te çmueshëm su ndal kurrë por u be me e thekshme me kumbuese dhe pothuaj ne vijën e patriotizmit kalon kufijtë e ter krijimtarisë se popujve. Apo thënë ketë me fjalën e kolosit te tanishëm...Populli i okupuar mund te moliset , por ati i shtohet vitaliteti i qëndresës.

 

VLERA STUDJUSE E FJALVE TE URTA.

 

 

FJALET e urta- te thenura janë fjale ne veçanti ne literaturën e popujve. Ato i din dhe përdor po thuaj çdo njeri. Ato japin mprehtësi te veçantë,shembull, mendim por edhe kujdes gjate shumë rrjedhave te jetës. Shume nga ato kanë rreshta shume te shkurt por domethënia mund te jete aq e gjate sa qe mbi te te përshkruhet një jete e ter , roman apo histori. Ato shpesh  janë te përgjithshme, herë herë me cil te caktuar, herë te hapur apo shpesh me dy cile "thumbe me dy tehe" thënë ne gjuhen e popullit. Ato mbahen mëndë shumë lehet dhe po ashtu lehte barten nga njeriu ne njeri apo gjenerata ne gjeneratë sepse përdoren gjithnjë qofte ne te folur, ndeje ma te thjeshta,dhenje mendimesh, nisje parimesh apo përfundimesh, por edhe romane apo studime kapitale e filozofike te llojeve te ndryshme. Disa qëndruan me qindra vite te pa ndryshuara, apo te pa harruara, disa gjate kohës  i përshtaten  veçorisë  se tyre,  dhe  shumë rralle ato  ndërrojnë objektivitetin ne tersi. Disa gjate shumë te kaluarve nder popuj kanë marr edhe mite ne emra te njerëzve qe ne ndonjë mënyrë populli i ka adhuruar apo ka edhe sosh e qe një legjende e tillë qe  s´ka ndodhe kurrë ne ata popull, por si e  iluzuar nga mendja  ne mendje te atyre popujve gjatë kohës. Si shembull  marrim atë te popullit Gjerman psh. emri i përdorur  si pseudo emër, apo i ashtu quajtur Schpic name "Meister Ds? i cili edhe pse beri disa përmbledhje te këtyre fjalëve nga jeta, ato asnjëherë s´pan dritë dhe mbeten anonime deri me sot. Edhe për emrin e vërtet te këtij përmbledhësi  është një anonimitet  ku dihet vetëm viti i veprimit "1503-1515 e qe vinte diku nga Bazeli qe një herit ishte edhe skulptor (i drurit" e qe fushëveprimi i tij ishte diku nga Zvicra  e  Gjermania perëndimore, me një skulpturë te karakterizuar me gedhendeje mjaft mjeshtërore. Por këtij me pas nga gojëdhënat ju veshën edhe punime tjera por edhe fjale qe s´ishin fare prodhim i tij por i punëtorive Gjermane ne përgjithësi.

Apo rasti tipik ne ato Shqiptare mbi Nastradinin, mjeshtër mjaft i njohur  mbi bujqësitë, tregtitë, gdhendjet "Drurit" por i njohur edhe për dredhitë, si ato mbi mbretërit, vezirët, hajnit, dhe thenje te ndryshme, edhe pse assesi për te s´është i njohur e dhëna mbi datëlindjen , apo vendin e lindjes pos asaj qe supozohej  se vinte nga viset e mesme te Shqipërisë. Atij pos këtyre ju veshën edhe shumë nga fjalët e urta , tregimet e ndodhitë si ato mbi hajnit,dredhitë ,tregtitë, gomaret, çizmet , samarët , drutë etj.

 Një iherit është prezentë tek gjithë popujt , se fjalët e urta  përdoren me kënaqësi gjate te te folurit te  përditshëm, sepse ato disi vinë vet vetiu, formulohen shumë lehtë, por edhe shumë lehtë zejne vend pas një te vepruari dhe po ashtu shumë lehtë kthehen ne gjuhen poetike. Nga një herë ato duken edhe magjike, herë herë religjioze, herë herë përmbajnë rregull te jetës, dhe te ndodhive te  njeriut ne përgjithësi. Fjalët e urta përdoren edhe nga ma te medhenjet qoftë gjatë kohërave siç ishin mbretërit,filozofet,dijetaret,poetet,luftëtaret,prifterit por edhe njerëzit e thjesht te tretmanëve te ndryshme. Ky përdorim as qe është zbehur as sot por gjithnjë me i theksuar e atë edhe nder liderët e edhe tek popujt me te zhvilluar me standarde superiore ekonomike e politike. Apo thënë  ne bazë te piedestalit te lartësisë "prej fjalës Zot deri ne atë njeri ? apo sipas thenjes Gjermane  von grüs got- bis mahlzeit.

Këto janë prezentë ende edhe ne institucionet fetare, te te gjitha rrymave, ato partiake, grupore, e edhe ne gjitha rrymat e shoqëri dhe krijimtarisë se   etikes  dhe artit" ku si bazë -  qelës merren kundërthëniet relaksive si  ato te se keqes- mirës, bukures ?shëmtuarës. Fjalët e urta i përdorin gjithë popujt e botes ne gjitha gjuhet qe ekzistojnë, disa ne bas te traditave te veçuara etnike, disa ne formën poetike, shtoseve, mahive satirizmave apo edhe atë te formës si bazamente letrare. Ndonëse domethënia e  disa fjalëve te urta nga popujt , sidomos te atyre mbi jetën, ka aq ngjashmëri sa qe s?mund asnjëherë te vihet  kufi i  prerë , se cilit nga popujt i takojnë. Këtu përjashtim bëjnë vetëm ato qe janë te krijuara ne bazë te tipareve te etnisë, legjendave,heroizmave dhe ndodhive te ndonjë populli ne veçanti .

Shumë nga fjalët e urta flasin për kohen, qiellin,kozmosin, punën, ndodhitë, rrezikun, religjionin, vdekjen ,pasurin,dashurin, festat , shtazët etj etj. Tek shumica është prezentë edhe humori e qe ato i bën me një karakteristik te veçantë.

 Si përfundim mund te nxirret se fjalët e urta janë fjalët me te thekshme, me tingëlluese dhe me domethënëse qe kanë krijuar popujt ne përgjithësi. 



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx