Kulturë
Vangjush Ziko: Tri kartolina
E hene, 21.12.2009, 09:03 PM

TRI KARTOLINA
QYTETI KOMETË
Mbi tokë zbriti qielli vetë,
Me yje fasha drite.
Qytet i tërë i ngjan kometës,
Digjet.Digjet.
Digjet.
Në varg veturat porsi magët
Dhurata plot mbartin,urime,
Shtegtojnë magët natën,
Presin të Krishtit lindjen.
Çdo shtrat fëmije pret i shtruar,
Çdo strehëz e shtëpisë
Pret dritëndezur, zgjuar
Të lindë Shpres'e njerëzisë.
NJË VAJZË E VOGËL
Sikush pas xhepit e pas shijes
Zgjedhin dhuratat e Krishtlindjes.
Dikush një glob si topth i vogël,
Dikush veturën lodërz.
Dikush parfumin më të ëmbël
Për dashurinë që ka në zemër.
Dikush për prindin e moshuar
Një shall të ngrohtë për t'u mbuluar.
Një vajz'e vogël me gërshetkë
Shtrëngon në gji të saj një djepkë.
Djepkë si zemra e saj e dlirë
Ku do të tundë Zotin- fëmijë.
SANTA
Drenushi hundëkuq po përplas thundrat,
Nga akujt ka zbritur dhe nga tundra.
Nuk ësht'i thinjur.Është ende i vogël.
Gëzof i tij i zbardhur prej dëborës.
Faqja e Santës nuk skuq prej thëllimit.
E përcëllon prushi i rruzullimit.
Nxito,nxito!,i thotë ai drenushit,
Me thundërzat e njoma përmes prushit.
Me njerëzit s'u mora vesh asnjëherë.
Nxito tek vogëlushët që po flenë.
Nxito,t'iu shpiem shpresëzën e shenjtë,
Të zgjohen për një botë të re tjetër.
Komentoni
Artikuj te tjere
Faik Krasniqi: Koalicioni ne krize
Remzi Salihu: Lirika moderne dhe avangardja në letërsinë gjermane
Albert Zholi: Flet këngëtarja e këngës popullore, Mimoza Gjoni
Mazllum Saneja: Ditari im (I)
Kalosh Çeliku: Ma ka l?n-e, ma ka l?n-e n?na amanet-e
Demir Krasniqi: Motivi i zisë në këngët tona popullore
Halit Bogaj: Amerikani në Paris
Qerim Rexhaj: “Misioni Sekret” i autorit Muharrem Blakaj
Hilmi Saraçi: Vepër me vlerë për veprimtarinë humanitare dhe shëndetësore gjatë luftës
Alma Papamihali: Intervistë me sopranon Oriana Kurteshi
Kasam Shaqirvela: Fisit tim
Përparim Hysi: Ta pësosh kot?!
Halit Bogaj: Ana Manjani
Zef Mulaj: Një telefonatë në orën dy pas mesnatës
Sabit Rrustemi: Vjen një grishë prej mali (Cikël poezish)
Kostaq Duka: I panginjur për jetën (Cikël poetik)
Sami Islami: Nëna ime
Skënder R. Hoxha: Gjenealogji e familjes Demaliaj
Ndue Ukaj: Trajtat e rrëfimit orfik
Gjon Keka: Abuzimi me idealin e demokracisë