E shtune, 27.04.2024, 05:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Zef Mulaj: Një telefonatë në orën dy pas mesnatës

E shtune, 19.12.2009, 10:17 PM


NJË TELEFONATE NË OREN  DY PAS  MESNATES
(Një  ngjarje e mbetur  në mendjet dhe zemrat e gjithë Shqiptarve)

Nga Dr. Zef MULAJ

Ora   ishte   dy  pase    mesnates. Dritarja   e dhomes  së  gjumit  me   vështrim  mbi  detë. Rezet  e hënes   depërtonin nëper  perden  e bardhë , duke  ber  dizenjo  në  murin e dhomes. Një  telefonate  e  gjate , duke  bër  dy  tre  zile.
Viktori  nuke  e degjoj. Ngriti  aparatin  Terza , por pa u përgjigjur. Me  aparat  në  dore  e  duke  thirur : - Viktor  Viktor, e  duke  i fërkur  ballin. Viktori   i hapi pergjysem sytë  dhe mori telefonin, aqe i lodhur ishte sa mezi  e mbante  ne dore.
Tereza  gjysem  ndenjur, mbështetur  ne beryl  mbi jestek  dhe po ndiqte  biseden e  viktorit. Ai me  një  herë  kur digjoj fjalet e para  siç ishte  mbështetur  me  kokë  në jastek,u ngrit  duke  qëndruar ndenjur. Aqe  i preokupuar  ishte  në  telefon,  tashmë ngjante  sikur  nuke  ishte  fjetur  fare. Uli aparatin  dhe u ngrit  menjëhere  pa folë .  U  vesh  me shpejtesi, dhe  Tereza  u ngrite  ne   bixhama   e shoqeroi  tek  porta, duke i thënë: - Viktor  per  ku, dhe si zakonisht Tereza nuke  e pyetë. - Ai u pergjigje  duke  mbyllur  deren. -  Në spital. Tereza  u kthye  dhe shkoi te krevati i Valbones  dhe Kreshnikut, duke ju rregulluar mbylesat  e duke i puthur  ne ballë. Hyri  perseri në  krevat, por nuk po e zinte  gjumi.Me  siguri po  mendonte  largimin e Viktorit ne  këte ore  te vone. Ishte  mësuar   me thirrjet  e tija  ne   ore te  ndryshme , por  natën kaq vone  shum më  rralle. Ai nukë i shpegoi   asgjë  rreth telefonates  që  mori , sepse  nuk i  dhane ndonjë informacion, por  makina  po  e priste  jashte në oborrin e pallatit, me  sinjale  alarmi.
U përshendet  me  grupin dhe u ul  në vendin e pare .
Ekipi i përbëre  nga  specialist te nderhyrjeve të  shpejta mjeksore,
asistenca  sociale  dhe  nje perfaqsues i gjykates se minorit.
Njëri  nga  shoket e grupit , Stefania  duke  i ra në  shpatulla:- Doktor ta prishem  gjumin?-  Jo  me  vjen  keq.Na kan prishur  të tjeret. Ndërhyri prokurorja  nje bionde  , simpatike , rreth te tridhjetave:-Na kan prishur  gjumin dhe qetesine.Ata  qe luajnë me  jete njerëzish, per te sjellur  fitime.  Ai akoma  nuk  po dinte  vertete  destinacionin. Por  makina  sapo  doli  ne rugen nacionale,  rriti shpejtësinë  ne  maksimum, ndezi, dritat e alarmit  dhe  sirenen.
Zhurma e sirenes së makines u kryqëzua  me zhurmen e dy  heliambulancave  qe ishin  duke fluturuar  mbi ne  në drejtim te spitalit  regjional. Në drejtimin tjeter edhe dy elikopter te karabinjerisë  , u ulen ne sheshin e spitalit. Dy te tjere  u ngriten  , me shpejesi  dhe alarm , dolen edhe kater autoambulanca  , te gjitha  ne njëtin drejtim . Nje  zhurme qe po mbulonte  rruget e qytetit.
Elikpoteret fluturonin shume ulur  , pothuajse  mbi pallatet.
Makina  jonë po vazhdonte rugen , ne kishim ra ne nje qetësi,
por  dhe nuke ishim akoma  te informuar se çfar po ndodhe.
Makina  jone u ndale perballe portes qendore  te spitalit.
Ngjante si nje  gjendje kaotike , por  e organizuar  ne menyre të shkëlqyer. Hynin e dilnin edhe makinat e policise. Ne çentralin operativ  te spitalit ishte  rritur  numeri i personave . Komunikonin si me   makinat  ne levizje e me heliambulancat  ne ajer, me ekipet  që  kishin  mbëritur  ne bregun e detit  etj. Ngjante  si një lufte   e cila bëhej në heshtje , secili ne vendin e punes .
Grupi  jone    hyri  tek salla e emergjences  ne katin e pare .
Por çfare te shikoje , nën  dritat e zbehta te neoneve  , mbi krevatet e bardhe  mbi pesëmbdhjetë vete  , dikush bertiste dikush pa koshence , gra  femije , gjusem te zhveshur , me nje kepuce  ne kembe,dikush pa xhaket pa këmish.Ata flisnin kerkonin ndihme  por  mjeket  nukë  po kuptonin asgje se çfar thoshin , flisnin me fjale , benin shenja  me dore. Sa po u afrova tek krevati i pare , nje vajze  mbi gjoksin e saj po  perdornin  defibrillatore , ishte pa koshience , mbi fytyren e saj floket    e gjata te pa krehura , te lagura ja kishin fshehur  fytyren, por  nderkohe  , nje infermiere  duke i larguar floket  nga fytyra e duke i thirrur: - Sara , Sara , Sara. E shikova,   dhe   emri dhe fytyra me  ngjanin   si nuk  shkonin.Duke e shikuar infermjeren , ajo me  tha:  -  E therrasim Sara , se nuk i dimë emer tjeter, . Këte emer e kishin perdore  skuadra e shpëtimit   si stimul komunikimi, me që  ishte pa koshienc.Doktor:-   ju drejtua  nje  infermiere, çfar thote, çfar eshte duke kerkuar? - Nje  zë i deshperuar  , e duke qajte me te madhe:- djali, djali,  djali, qyqjqa  nano,  ku je?  Po  ngrinte kryet  nga jasteku  duke  nxjerre keto fjale  . U afrova.
Po degjoja  zëra, fjale  qe flisnin  keta njerez  mbi keta krevate, nuk  e dinin se ku ndodhen , se  çfar  ka ndodhe. Nje konfuzion, sa me   therriste nje  sa  me therriste nje tjeter  nga personeli per ti perkthyer keta pacientë  te cilet  kishin pare vdekjen .
U afrova tek gruaja qe po  kerkonte djalin , duke i vendosur doren mbi balle: - Ku e kije djalin i thash? - kuptoj se i fola shqip, per nje  momente ndaloi  dhe sikur u qetsua.
Por  shperthej ne vaje , dhe kishte  mbetur  me gjusem gojen hapur, nga dy  syte  sikur  dy globe  boj qielli, dhe mbi faqet e sajë po rrotulloheshin pikat e lotit  dhe  i pushonin ne gojen e hapur qe donte  te  fliste me mua. Por  tek porta e spitalit  u duken ambulancat duke hyre  , kure  sapo kishte filluar  mengjesi  te binte  mbi dritaret e spitalit, tre nga  ambulancat u drejtuan nga ana e mbrapme  qe i dergonte tek morgu,  ndersa  nje tjeter  solli   tre te  semure  ne repartin e emergjences.Heliambulancat po ndiheshin   mbi qytetin, tash më  sapo njerëzit kan filluar te zgjohen. Te semuret po monitoroheshin  nga personeli mjeksor..dhe Viktori sa afrohet tek nje krevat sa tek nje tjeter.
Lajmet  nga bregu i detit   ishin shum te rënda  ,kishte dhe njerez te humbur. Sapo u ule  edhe nje heliambulance. Kure u afruan tek porta  me barrele  , o zote çfare te shohesh, nje nene  e re  rreth 25vjeçare   , ishte duke lindur femijë  , ajo  ishte 7muajshe u afrua shefja e asistences sociale  dhe prokuroria e minoreneve, ku  ne grupin e tyer ishin 7  nën moshen  16 vjeç e deri ne katervjeçar. Nga  nje dere  doli nje infermiere  , duke thirrur  doktor  Viktori  , doktori  viktori, nje minute  po te kerkojnë ne zyren e informacionit.  Viktori  ktheht   dhe  hyn ne zyren e iformacionit.
Aty  policia, dhe  dy  djem  dhe nje grua , sapo  zbriten nga heliambulanca . Ngjanin se keta  ishin ne nje gjendje me te mire,
por nuke po dinin te komunikonin, keta kishin  shpetuar  gjitha ata  nga  vdekja.  Njëri  nga  grupi i policve  ndezi   vidioregjistratorin, dhe njekosisht nisi te shkruaj, duke mbajtur  verbalin e  situates. Viktori po  perkthente  nga  gjuha shqipe   ne italiane.Rrjeshtat e parë që dualen nga goja  e  dy djemve  .
“Ne ishim reth  35  veta  ne nje  gomone , dhe sapo pame  diku nje cope toke , ne nje fare distance,  u duke nje drite   qe po lundronte  ne valet e detit ne drejtimin tonë. Ne kishim akoma  mbi  2 km  per te  arritur bregun.  Nuke kemi ditur  gjë  vetem kater persona  qe  ishin ne ekipin e  gomones jan ngritur  ne këmbe    ne mesin ton   dhe duke  na shtyre siç ishim lidhur dorë me dore  per   3  minuta te gjithe jemi gjetur  mbi  valet e detit, . Filluan ulurimat, por  shpejt  dikush  nuke u ndigjua . Gomonja u zhduke    me njëherë. Ishte rreth ores  1  e nates. Pore  une  me dy tre shoke  kemi ndihmuar  disa qe i kishim afer  duke i drejtuar drejt  bregut. Deri sa arrinin   ne zonen ku  mundet pastaj te dilnin  ne kembe, ktheheshim e mrrnim ndonje tjeter. Ka  ardhur  me njëherë  motorskafi   i policis  detare  , por  per shume  prej tyre   isht  vone .
Keshtu  vazhdoj  historia  e gomones  qe  hodhi ne dete  mbi tridhjet burra gra e femije  , dhe shtatzenen  25 vjeçare .
Dikush nuke u kthye  ma në breg  , dhe nuke u gjet kurre.
Viktori  nisi te perkthente  keta  njerz  qe  nuke kishte  emer ase  dokument   , kishin vetem trupin, e shtrire  mbi autoamulancat dhe heiambulancat..
Kjo  nate  mbeti  ne gjuhen shqipe te viktorit  si nje nate   e pa harruar, me  njerze  qe udhtonin per te kerkuar fatin  mbi dallget e detit,  dhe fati  zbriti  si nje tragjedi    e  ber nga njerez , qe nuke i quajtem “ njerez “  ne verbalin  e mbyllur  nga policia.Nje numer i humbur, dhe nje numer i vdekur, etj.. këta njerez  mbeten pa emra, pergjithnje…  diku  ne fundin e  detit. Ndersa  Viktori , u kthye  perseri  tek  ata  te shtrirë  ne kravatet, dhe po kerkonrte  te  dinte  me shum dhe te  ndihmonte  ne kurimin e tyre . Ata  shpersonin  dhe me jepnin nje buzeqeshje  edhe ne kushtet e rënda qe ishin, kure po afrohesha tek te   gjithe  duke  ju  thene,  mirmëngjesi, mirmëngjesi…….
Ne syte  e tyre shikonte  një  vështrim të larget  dhe të thellë,
duke  shprehur  force  dhe shprese.Sytë   e tyre   dhe te Viktorit
shikonin në një pike jashte  xhamave te dritareve mbi valet e detit, edhe   nga  syte e Viktorit  rodhen  dy pika loti..duke  ju
zmadhuar  sa  deti  mbi fytyren etije , dhe  ngjante  se po  notonin  ata njerz  te pa  emra   ne keto pika  loti………
Ne telefonin e tije  erdhi  nje  zile .. ishte    Tereza bashkshortja  
 Viktorit,   ne vaje  po  fliste  , se sapo  ndigjonte  revisten televizive   , me pamjet  tragjike….
Kjo ishte  telefonata  ne oren dy pas  menates qe  zgjoi Viktorin,
bashke me  të, qytetin,   dhe  boten njerzore ………


(Vota: 20 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora