E diele, 28.04.2024, 06:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Prezantime të reja shqiptare në gjuhën rumune

E premte, 18.12.2009, 09:22 PM


Prezantime të reja shqiptare në gjuhën rumune

 

Nga Baki Ymeri

 

Në vazhdën e angazhimeve tona për afirmimin e shpirtit shqiptar në gjuhë të huaja, vlen të potencojmë faktin se revista për kulturë poetike “Poezia”, që del në format libri në një vëllim prej 250 faqesh, në numrin e saj më të ri (4/2009), në kuadrin e rubrikës Poezie Albaneza (fq.170-174), hap shtyllat për tre poetë nga Kosova, Mazllum Saneja (Zëri i gjakut, Mahnitje, Kur digjeshin retë, Mrekullia), Arif Molliqi (Kremtim i trishtë, Zoti nuk na harron, Kur bien gjethet, Nuk di pse më dhemb fjala), dhe Sarë Gjergji (Gjuhë shpirti, Imazh i zjarrtë, Shpirti im, Liria e shpirtit, Të pres, Askush si gruaja). Vargjet e tyre janë të shoqëruara me vlerësime eseistike nga poeti Victor Sterom. Revista për kulturë “Cronica”, që del në Jash të Moldovës, ku del edhe “Poezia”, prezanton Engjëll Koliqin nga Kosova me reçensionin e kritikut Marius Chelaru “Mesazh për një botë nën rrezet e diellit” (nr. 11/2009, fq.27). E përjavshmja “Natiunea” (Kombi, Bukuresht, nr. 536/2009, fq. 11), boton reçensionin “Universi poetik i ndjeshmërisë së brishtë”, e të njëjtit autor (Marius Chelaru), kushtuar vlerave lirike të Nuri Plakut nga Shqipëria”, ndërsa revista “Climate literare” (Tërgovishte, nr. 25-26/2009, fq.20) e prezanton Vilhelme Vranari-Haxhirajn me poezitë Mos harro, Rrënjët, Dashuria, Dergjen kujtimet dhe Në këtë qytet.

            Revista e Plojeshtit “Esteu” (nr. 3-4/2009), boton kronikën “Shpërthimi i realitetit dhe arsyes në tekstin lirik të Ramadan Mehmetit”, duke patur për autor poetin dhe eseistin Victor Sterom (fq. 15). E njëjta revistë, si dhe revista Dioagonale (Buzëu, nr. 3/2009) botojnë reçensionin e Mihai Antonescut (“Kosova, hëna ime e pushkatuar pas shpine”) dhe ditarin e Besa Salihut kushtuar bombardimeve të NATO-s për ndërprerjen e gjenocidit serb në Kosovë, ndërsa “Revista noua” (Këmpina, nr. 11/2009), hap shtyllat për poezitë e Shaip Beqirit (Baladë e çmurosur, Dheras, E shtunë) dhe Adem Abdullahut (Pimë dashurinë, Flas, Lule pranvere, Jeta), të shoqëruara me shënime bibliografike dhe vlerësime kritike. Revista “Impact” (Plojesht, nr. 366/2009, fq. 5), prezanton reçensionin e Victor Steromit “Aanatomia e dashurisë” kushtuar poetes kosovare Sabile Keçmezi-Basha, nëntë poezitë e së cilës  e shohin dritën e botimit edhe në revistën e famshme “Oglinda literara” (Pasqyra letrare, Fokshan, nr. 96/2009, fq. 38): Frymëzim, Koha, Formula me dy të panjohura, Gjumi, Heshtje, Ireale, Statike, Hija dhe Anatomia e dashurisë.

 




(Vota: 11 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora