Kulturë
Blerim Rrecaj: Për borën që ra
E premte, 18.12.2009, 08:32 PM

Për borën që ra
Bora që sot zbardhi sipërfaqen kështu siç e bardhoi filloi të binte dje, dikur, e imët si miellazë pasdite. Dhe këtë e vërejta nga ajo kafene e qetë e parkut të qytetit. Kur dolëm nga aty ajo ishte harlisur pakëz dhe nga intenziteti i rënies së saj mezi i hapje sytë. Për të vazhduar me orë të tëra në kërkim të asaj që kërkonim. Dhe kthimit udhëve me koka të zbardhura sikur pikënisja ta them kushtimisht e plisave në flokët tona me ca qime të thinjura. E sot shtresa e bardhë u kishte dhënë një shije rrugëve, rrugicave e trotuareve. Më së miri bardhësisht ishte stolisur sheshi i kryeqendrës. “Ky shesh e ka gripin e derrave” është njëri nga grafitet e shumta që duken në njërën nga ndërtesat skaj tij. Njerëzit me pallto të trasha, me kapela e dorëza hedhin hapa andej-këtej. Duken pak më të qetë e i ftohti që mbretëron sikur ua fsheh streset, depresionet, zhgënjimet, shikimet e çrregulluara…por edhe ndonjë çast gëzimi, hareje e shprese…Rënia e dëborës është e të duket ndonjëherë aq e çuditshme sa që edhe të emocionon dhe nga kjo sikur edhe nxitesh për të thënë ndonjë gjë a marrëzi të stërthënë. Diçka që thashë dikur: Bora ra përmbi male, mund të ketë rënë dhe përmbi dete, Mbuloi male, fusha ,kodra, Mbuloi fshatra dhe qytete. Bora ra mbi flokët tua dhe mbi supet e mia ra. M’u zgjua dhe po ndizet malli, Për ty Sh…. me të pa!
Sot këtë bardhësi bore e dua ndoshta edhe për shkakun se mbrëmë derisa binte ishta dëshmitar i drejtëpërdrejtë për disa orë. Po përmend edhe kafetë e çajrat që pijmë. Edhe ato çokollata të blera me atë euro që ta mora disi duke u shtyrë pas ndejës. Shkronjat e kësaj copëze shkrimi a përngjasin sadopak me lozonjaret fluskat bardhoshe?!…
Komentoni
Artikuj te tjere
Alban Bala: Ngjyra mbi Det (Cikël poetik)
Arif Molliqi: Përrallë e “ Një mijë e një netëve“
Cikël poetik nga Xheladin Mjeku
Një libër për veprimtarinë e sherbimëve sekrete Serbe kundër Kosovës
Halit Bogaj: Anita Ekberg
Sinan Sadiku: Vargje të frymëzuara nga dashuria ndaj atdheut dhe lirisë
Teuta Shala: ''Zeta dhe dinastia e Balshajve'' - Giuseppe Gelcich
Mikel Gojani: Libër i rëndësishëm për receptuesin shqiptar
Engjëll Koliqi: Poezi të 22-26 tetorit 2009 - Poesie del 22-26 attobre 2009
Jusuf Zenunaj: Ninulla e sotme
Monografi, të pathënat e Luftar Pajës
Fatmir Halimi: Vallja e yjeve dhe Vargjet e lira (Lasgush Poradeci dhe Migjeni)
Sabile Keçmezi-Basha: Një plejadë e tërë atdhetarësh e përfshirë në një monografi
Murat Gecaj: Mbyllet Gazeta “Mësuesi” - Nderim për gjithë drejtuesit, redaktorët dhe bashkëpunëtorët
Kalosh Çeliku: Nj? minut? heshtje p?r Dadaistin
Halit Bogaj: Kthimi i babait
Klajd Kapinova: “… Presim si zogla verës ndoi shkrim T’uejin…”
Remzi Salihu: Vetënjohja e ekskomunikimit letrarë
Vangjush Ziko: Pesë sentenca dhe një këngë
Sami Islami: Si u bë Vani ministër?