E diele, 28.04.2024, 10:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Anita Ekberg

E enjte, 17.12.2009, 10:55 PM


Anita Ekberg/1931


Nga Halit Bogaj


E zgjedhur si bukuroshe suedeze,Anita Ekberg filloi të luante në disa filma amerikan qysh në vitin 1953,sidomos në komedinë e njohur”Abot dhe Kastello shkojnë në mars”.Ajo së  shpejti bëhet shumë e popullarizuar edhe me filmin”Artistët  dhe modelet”me të cilin arrin sukses të madh, duke iu hapur rrugët që të luante edhe në një varg  filmash të tjerë të cilët i kemi shikuar në dekadat e shkuara  dhe jemi mahnitur me sharmin e saj karakteristik në ato projekte të njohura filmore.Një tjetër film i saj i paharruar ishte edhe “Pushimi në Paris”/1957/ me të cilin tregonte se bukuroshja suedeze  do të bëhej një emër madhështor i filmit amerikan,duke u treguar përherë më terheqëse dhe e talentuar me çdo rol të saj të ri dhe duke u bërë e pavdekshme edhe me filmat “Më quaj Bvana”dhe”Mongolët” në të cilin luan me aktorin e madh dhe Xhek Pallans ,me të cilin na e dhuruan një film spektakular historik.Bota magjepsej  sidomos me rolin e saj kolosal  në filmin italian”Dolçe vita”/Jeta

Anita Ekberg
Anita Ekberg
e ëmbël/,i regjisorit Federiko Felini, të cilin ai  e përsërit disa vite më vonë/1986/në versionin tjetër të titulluar”Intervista”por që nuk duhej ta bënte ngase veprat e fuqishme nuk kanë rast të përsëriten nga disa herë.Filmat e aktores së famshme i kompononte kompozitori I njohur filmor Nino Rota, i njohur  edhe me një varg kryeveprash të tjera  të cilat kanë mbetur ndër realizimet më të suksesshme dhe epokale  të të gjitha kohëve.Anita luajti edhe me aktorë të njohur si:Xhon Uejn,Din Martin,Xhek Pallans,Marçello Mastrojani,Xheki Llogheri,Elza Martineli,Majkëll Mazurski, Gaj Uiliams, Denis Viver, Donovan, Xheri Luis, Henri Fonda, Mel Ferer dhe Odri Hepbern.Kur kishte vdekur  Xhems Din, Anita e kishte prerë një copëz të “Ferarit”të tij për ta mbajtur si talisman dhe për ta bartur në çdo fustan të saj të  veshur, duke qenë shumë e dashuruar në aktorin e përmendur i cili vdiq në një moshë të re dhe në një kohë të papritur për askend, sidomos kur kishte shkëlqyer me filmat e tij antologjik”Në lindje të parajsës”/1955/, ”Rebeli pa arsye”/1955/dhe”Gjiganti”/1956/, me të cilët kishte mahnitur botën.Shkruhej e flitej se Anita Ekberg as që donte të jetonte pas vdekjes së aktorit mitik, kurse ai e dashuronte vetëm një femër –  simpatike italine me emrin-Ana Maria Pjerangjeli.Në vazhdim po i japim edhe disa filma në të cilët  shkëlqeu aktorja në fjalë,duke na dhuruar role të ndritshme si në realizimet e fuqishme:”Nëse është e martë,  duhet të jetë Belgiumi”/1969/, ”Klaunët”/1970/, ”Rruga e gjatë deri në hakmarrje”/1972/, ”Në veri të Seulit”/1972/, ”Vrasja në Paris”/1973/, ”Hakmarrja”/1973/”, ”Vdekja cingërron dy herë “/1974/, ”Dejzi  Qejn”/1975/, ”Ari i femrave amazona”/1979/, ”Intervista”/1986/, ”Konti Maks”/1981/, ”Ambrogio”/1992/, ”Bambola”/1996/  dhe”Lufta dhe  Paqja”/1956/,i cili ishte realizuar sipas veprës së famshme të kolosit letrar – Leon NikollajeviqTolstoji,kurse në të cilin luanin edhe aktorët e mëdhenj:Henri Fonda,Mel Ferer dhe Odri Hepbern. Anita Ekberg ishte ndër aktoret më të bukura të viteve të shkëlqimit të vërtetë të saj të cilën e shikonim në shumë filma të paharruar,duke na mbetur në kujtesë të përhershme si një ikonë madhështore e kinematografisë evro- amerikane. Edhe ajo si bashkëatdhetaret e veta suedeze dinte të adaptohej thellësisht në botën e re filmore amerikane,ashtu siç kishin vepruar edhe Greta Garbo dhe Ingrid
Anita Ekberg, 2007
Bergman,për të luajtur me sukses të madh edhe në filmin italian,duke përdorur përherë  sharmin  dhe bukurinë karakteristike me të cilën ishte e dhuruar nga vetë natyra.Anita Ekberg nuk ishte aktore shumë e talentuar si disa të tjera në artin e shtatë por ajo të

lente përshtypje të mëdha me disa dhunti të tjera të cilat e bënin si njërën ndër aktoret më karakteristike të viteve të shkëlqimit të saj kulminant.Ajo edhe në vitet e fundit vazhdonte të jetonte e paprekur  nga pleqëria e saj,duke ruajtur sharmin si armë të vetme me të cilën ishte e paisur dhe duke mbetur si njëra ndër divat më të dalluara të një periudhe të caktuar dhe grandioze kur ishte në Zenitin e saj më të lartë.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora