| E enjte, 17.12.2009, 10:55 PM |
Nga Halit Bogaj
E zgjedhur si bukuroshe suedeze,Anita Ekberg filloi të
luante në disa filma amerikan qysh në vitin 1953,sidomos në komedinë e njohur”Abot
dhe Kastello shkojnë në mars”.Ajo së shpejti bëhet shumë e
popullarizuar edhe me filmin”Artistët dhe modelet”me të cilin
arrin sukses të madh, duke iu hapur rrugët që të luante edhe në një varg filmash
të tjerë të cilët i kemi shikuar në dekadat e shkuara dhe jemi mahnitur
me sharmin e saj karakteristik në ato projekte të njohura filmore.Një tjetër
film i saj i paharruar ishte edhe “Pushimi në Paris”/1957/ me të cilin
tregonte se bukuroshja suedeze do të bëhej një emër madhështor i filmit
amerikan,duke u treguar përherë më terheqëse dhe e talentuar me çdo rol të saj
të ri dhe duke u bërë e pavdekshme edhe me filmat “Më quaj Bvana”dhe”Mongolët”
në të cilin luan me aktorin e madh dhe Xhek Pallans ,me të cilin na e dhuruan
një film spektakular historik.Bota magjepsej sidomos me rolin e saj
kolosal në filmin italian”Dolçe vita”/Jeta
e ëmbël/,i regjisorit
Federiko Felini, të cilin ai e përsërit disa vite më vonë/1986/në
versionin tjetër të titulluar”Intervista”por që nuk duhej ta bënte ngase
veprat e fuqishme nuk kanë rast të përsëriten nga disa herë.Filmat e aktores së
famshme i kompononte kompozitori I njohur filmor Nino Rota, i njohur edhe
me një varg kryeveprash të tjera të cilat kanë mbetur ndër realizimet më
të suksesshme dhe epokale të të gjitha kohëve.Anita luajti edhe me aktorë
të njohur si:Xhon Uejn,Din Martin,Xhek Pallans,Marçello Mastrojani,Xheki Llogheri,Elza
Martineli,Majkëll Mazurski, Gaj Uiliams, Denis Viver, Donovan, Xheri Luis,
Henri Fonda, Mel Ferer dhe Odri Hepbern.Kur kishte vdekur Xhems Din,
Anita e kishte prerë një copëz të “Ferarit”të tij për ta mbajtur si
talisman dhe për ta bartur në çdo fustan të saj të veshur, duke qenë
shumë e dashuruar në aktorin e përmendur i cili vdiq në një moshë të re dhe në
një kohë të papritur për askend, sidomos kur kishte shkëlqyer me filmat e tij
antologjik”Në lindje të parajsës”/1955/, ”Rebeli pa arsye”/1955/dhe”Gjiganti”/1956/,
me të cilët kishte mahnitur botën.Shkruhej e flitej se Anita Ekberg as që donte
të Anita Ekberg jetonte pas vdekjes së aktorit mitik, kurse ai e dashuronte vetëm një femër –
simpatike italine me emrin-Ana Maria Pjerangjeli.Në vazhdim po i japim edhe
disa filma në të cilët shkëlqeu aktorja në fjalë,duke na dhuruar role të
ndritshme si në realizimet e fuqishme:”Nëse është e martë, duhet
të jetë Belgiumi”/1969/, ”Klaunët”/1970/, ”Rruga e gjatë
deri në hakmarrje”/1972/, ”Në veri të Seulit”/1972/, ”Vrasja në
Paris”/1973/, ”Hakmarrja”/1973/”, ”Vdekja cingërron dy herë
“/1974/, ”Dejzi Qejn”/1975/, ”Ari i femrave amazona”/1979/,
”Intervista”/1986/, ”Konti Maks”/1981/, ”Ambrogio”/1992/, ”Bambola”/1996/
dhe”Lufta dhe Paqja”/1956/,i cili ishte realizuar sipas veprës së
famshme të kolosit letrar – Leon NikollajeviqTolstoji,kurse në të cilin luanin
edhe aktorët e mëdhenj:Henri Fonda,Mel Ferer dhe Odri Hepbern. Anita Ekberg
ishte ndër aktoret më të bukura të viteve të shkëlqimit të vërtetë të saj të
cilën e shikonim në shumë filma të paharruar,duke na mbetur në kujtesë të
përhershme si një ikonë madhështore e kinematografisë evro- amerikane. Edhe ajo
si bashkëatdhetaret e veta suedeze dinte të adaptohej thellësisht në botën e re
filmore amerikane,ashtu siç kishin vepruar edhe Greta Garbo dhe Ingrid
Bergman,për të luajtur me sukses të madh edhe në filmin italian,duke përdorur
përherë sharmin dhe bukurinë karakteristike me të cilën ishte e
dhuruar nga vetë natyra.Anita Ekberg nuk ishte aktore shumë e talentuar si disa
të tjera në artin e shtatë por ajo të Anita Ekberg, 2007
lente përshtypje të mëdha me disa dhunti të tjera të
cilat e bënin si njërën ndër aktoret më karakteristike të viteve të shkëlqimit
të saj kulminant.Ajo edhe në vitet e fundit vazhdonte të jetonte e paprekur
nga pleqëria e saj,duke ruajtur sharmin si armë të vetme me të cilën ishte e
paisur dhe duke mbetur si njëra ndër divat më të dalluara të një periudhe të
caktuar dhe grandioze kur ishte në Zenitin e saj më të lartë.