Kulturë
Protestë e SHASH kundër mbylljes së Gazetës Mësuesi
E merkure, 16.12.2009, 09:54 PM
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
SHOQATA E ARSIMTARËVE TË SHQIPËRISË
Rruga “Asim Vokshi”, Nr.132 Tiranë, Tel. 2257.326
Nr. 3 Prot. Tiranë, më 10.12.2009
Letër proteste:
“KUNDËR MBYLLJES SË GAZETËS “MËSUESI”,
SI E VETMJA E KËTIJ LLOJI NË VENDIN TONË”
KRYETARIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, Prof.Dr.SALI BERISHA
MINISTRIT TË ARSIMIT DHE SHKENCES, Z.MYQEREM TAFAJ
KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
(KOMISIONIT PËR ARSIMIN, KULTURËN DHE SHKENCËN)
TIRANË
Të nderuar Zotërinj,
Kohët e fundit, kemi marrë vesh se, duke filluar nga 1 Janari 2010, do të mbetet jashtë strukturës së Ministrisë së Arsimit e Shkencës, pra do të mbyllet gazeta javore mbi 48-vjeçare “Mësuesi”.
Shoqata e Arsimtarëve të Shqipërisë, përfaqësuese dhe mbrojtëse e interesave të mësuesve e pedagogëve në vendin tonë, e priti këtë lajm si shumë befasues dhe me zemërim të thellë.
Siç e dini, kjo gazetë u botua për hërë të parë më 1 shtator 1961 dhe e ka zhvilluar veprimtarinë e saj pandërprerje, deri në ditët e sotme. Në tërë këtë periudhe të gjatë, ajo i ka përmbushur me sukses e profesionalizëm të gjitha detyrat e ngarkuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, botim i të cilës është.
Përmes gjinive të larmishme të shtypit, nga mësues e pedagogë, nxënës e studentë dhe prindër, në rubrika të veçanta, ajo ka trajtuar çështje të ndryshme, me karakter teorik, historik, profesional, metodik e praktik, që lidhen me jetën e përditëshme të shkollës sonë. Po kështu, ka pasqyruar reformat e ndërmarra në arsimin parauniversitar e universitar, si: në strukturë e përmbajtje, në liberalizimin e teksteve shkollore dhe futjen e teknologjive bashkëkohore në arsim, në format dhe metodat e mësimdhënies e mësimnxënësies, në suksesin e Maturës Shtetërore, në kualifikimin e kuadrit mësimor-edukativ , në përhapjen e përvojës së përparuar në të gjithë larminë e saj, në bashkëpunimin me familjen, me qeveritë e nxënësve dhe shoqatat joqeveritare etj.
Nuk duhet të harrojmë se Gazeta “Mësuesi”, gjatë tërë veprimtarisë së saj, ka qenë zëdhënëse e Qeverive dhe Ministrisë së Arsimit e Shkencës, në ndërlidhjen, zbërthimin dhe zbatimin korrekt të detyrave të vëna prej tyre. Kështu, ajo ka publikuar Ligje, urdhëra e udhëzime, traktate bashkëpunimi me Ministritë simotra të vendeve fqinje, ballkanike e europiane dhe më gjerë.
Vendimi për mbylljen e pamotivuar të Gazetës “Mësuesi”, ne mësuesve veteranë e në marrëdhënie pune, që u takuam e diskutuam gjerësisht për këtë problem, na solli edhe një herë ndërmend rëndësinë e madhe të fjalës së shkruar e të transmetuar nga njëri brez në tjetrin, se fjala e shkruar ka fuqi dhe pushtet shumë të madh edhe për jetën e arsimit tonë kombëtar dhe njerëzve të përkushtuar të tij.
Ne, që përfaqësojmë interest e arsimtarëve dhe të kolektivave të shkollave në Shqipëri, jemi të bindur se Gazeta jonë afër gjysëm shekullore “Mësuesi”, ia vlen shumë dhe duhet ta vijojë veprimtarinë e saj edhe në vitet në vazhdim.
Meqenëse ne jemi në brendi të veprimtarisë, që ka zhvilluar Gazeta jonë “Mësuesi”, theksojmë se edhe nga ana financiare ajo nuk e rëndon shumë buxhetin e shtetit tonë. Me gazetat, që shpërndahen në tërë vendin tonë, ajo i mbulon të gjitha shpenzimet e botimit të saj, përveç pagave mujore të tre redaktorëve të saj.
Ne shprehim gatishmërinë tonë që të marrim pjesë në rrugëzgjidhjet e arsyeshme dhe të bashkëpunojmë me kuadro drejtuese e specialistë, në diskutimet për botimin e ndonjë organi tjetër shkollor të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, por gjithnjë duke mos e ndërprerë botimin e Gazetës “Mësuesi”.
Pa u zgjatur, pasi dhe Ju i dini mirë vlerat e kësaj gazete, ne u drejtohemi që ta rishikoni edhe një herë me gjakftoftësi vendimin, që është marrë për ndërprerjen e veprimtarisë së Gazetës “Mësuesi”, botim shumë i dashur për të gjithë mësuesit e pedagogët dhe prindërit, dashamirësit e shumtë të arsimit, në Shqipëri e jashtë saj.
Në fund, ne i drejtohemi Qeverisë Shqiptare, Kuvendit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit e Shkencës që ta dëgojnë zërin tonë të drejtë.
Po kështu, u kërkojmë shoqatave joqeveritare të specializuara dhe atyre të medias së shkruar dhe asaj elektronike, intelektualëve të pavarur dhe prindërve tanë, që të bashkohen me ne, në këtë protestë me shkrim. Kështu do të ndihmonim sadopak që të ndërgjegjësohen pushtetarët tanë dhe të gjitha ata, që e kanë në dorë mosmbylljen e Gazetës “Mësuesi”, të vetmin organ shtypi të rregullt për arsimin në vendin tonë.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin.
PËR KRYESINË E SHOQATËS SË ARSIMTARËVE TË SHQIPËRISË
YLLKA BEÇI
KRYETARE (d.v.)

Komentoni
Artikuj te tjere
Përparim Hysi: Gabim "shënjestre?!"
Baki Ymeri: Shkëlqimi dhe rënia e një gazete shqiptare
Demir Krasniqi: Motivi i shantazhimit moral në këngët tona popullore
Tefik Selimi: Bota madhështore e një piktori...
Halit Bogaj: Ketrin Dënev
Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (VII)
Blerim Rrecaj: Ditë përpjekjesh…
Ylli Polovina: Një pallat tjetër i Kastriotëve në Itali
Ekrem Ajruli: Nasradini i braktisur
Faik Konica: Nga Muhametarët na erdhën të gjitha të ligat
Musa Ahmeti: Skënderbeu, vargjet e panjohura të 1620-ës
Sabile Keçmezi-Basha: Vdekja e babait
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan M. Stuchly (X)
Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (VI)
Sami Islami: Takimi i parë
Halit Bogaj: Brizhit Bardo
Kastriot Marku: Pjetër Bogdani dhe “Çeta e profetëve” 320 vjet pas vdekjes
Poezi nga Peter Kapp, përktheyer nga Remzi Salihu
Ilir Sefaj: Kur flasim për librin - Alternativa letrare shqiptare
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Dyzet vjet mërgim