Kulturë
Halit Bogaj: Ketrin Dënev
E marte, 15.12.2009, 10:10 PM
KETRIN DËNEV/1943-
BUKUROSHJA QË SHKËLQENTE VAZHDIMISHT
Nga Halit BOGAJ
Kinematografia franceze ishte në Zenitin e saj më të
lartë edhe në kohën kur aktronte bukuroshja e famshme Ketrin Denev me emrin e
së cilës ishin të lidhura edhe shumë faqe të lavdishme të filmit francez.Me
një sharm të posaçëm,bukuri të rrallë dhe talent specifik,Ketrin
Denev ecte rrugëve të sigurta dhe bombastike të artit të shtatë dhe bëhej
gjithnjë e më e kërkuar dhe e popullarizuar nga shikues dhe adhurues të
shumtë dhe as që mund të paramendohej se kjo aktreshë do të luante çfardo roli
që do t`i ofrohej, pa qenë e sigurtë se do të arrinte sukses të madh.Pikërisht
me filmin “Bukuroshja e ditës”,Dënev arriti famë botërore , aq më tepër
kur regjinë e filmit e e kishte bërë veterani, Luj Buniel,i njohur me
disa kryevepra të shquara, në mesin e të cilave bënte pjesë edhe:”Qeni
andaluzian”dhe”Verdiana”Me këtë film antologjik aktorja e
famshme arrin
shkallët më të larta për të mos zbritur asnjëherë më poshtë,duke u krahasuar
edhe me ikonat më të famshme të kinemtografisë amerikane dhe duke e qenë e
kërkuar edhe në botën e atjeshme filmore.Së bashku me Zhan Sorelin ,Pjer
Klementin dhe Zhan Luj Trantinjani -arrijnë të krijojnë një vepër origjinale
filmore me të cilën mahnitej kritika dhe publiku filmor.. Me të
drejtë quhej edhe Venera e kinematografisë franceze. Me këtë aktore të
popullarizuar, shpeshherë enigmatike dhe shumë serioze, kishin dëshirë të
aktronin edhe shumë yje të njohur të botës filmore siç ishin:Alen Dellon,
Zhan Pol Belmondo, Zhan Gaben, Marçello Mastrojani, Iv Montan dhe emra të tjerë
të shquar.Shumë producentë dhe regjisorë të mëdhenj kishin nderin dhe dëshirën
ta angazhonin në filmat e tyre të ndritur, të cilët e dinin se do të kishin
sukses të madh dhe shikueshmëri të sigurtë.Ketrin Denev interpretonte role
shumë të ndërlikuara dhe herëherë me një thellësi të jashtëzakonshme
,duke i bërë filmat e saj të shikuar, të paharruar dhe me elemente
melodramatike.Koha në të cilën jetoi dhe aktroi mund të quhej edhe
gjysmëshekulli i saj i ndritur në kinematografinë e dashur franceze të cilën e
adhuronte me disa bashkëvendas të saj.Pas Simon Sinjores ajo ishte ikona
e dytë autoritative në atdhe dhe Europë,duke u dalluar edhe me karakterin e saj
specifik dhe seriozitetin e paparë.Denev me të drejtë na e kujton edhe Grejs
Kelin dhe karizmën e saj në botën filmore amerikane e cila ka mbetur përherë
madhështore me filmat, sharmin dhe bukurunë e saj përrallore dhe na duket se
kanë ngjashmëri të madhe edhe në mënyrën e interpretimit.Edhe aktorja e
madhe,Ketrin Denev kishte vështirësi të shumta jetësore gjer në arritjen e
sukseseve të veta filmore.Bënte gjithçka që ta tejkalonte çdo barierë që i
dilte përpara, duke pasur parasysh vetëm qëllimin e saj përfundimtar jetësor me
të cilin ishte e preokupuar vazhdimisht. Atëherë kur e shikonim në
filma të rinj, na Catherine Deneuve
dukej edhe më e madhe dhe e fuqishme,duke e ditur -se kur
vepra filmore i dhurohej njerëzimit, ajo bëhej pjesë e tij e
pandarë.Gjeniu i saj krijues tejkalonte kohën dhe hapësirën,duke lënë gjurmë të
pashlyera në artin monumental filmor.Vdekjen e Marçello Mastrojanit,me të cilin
jetoi vitet e fundit,e kishte përjetuar në mënyrë të dhembshme ngase vetëm
me të kishte gjetur gjuhë të përbashkët dhe ishte lidhur shpirtërisht dhe
profesionalisht, por me të cilin kishte edhe një vajzë jashtë kurors..Në fund
shihej se kishte mbetur e vetmuar,e lodhur dhe e braktisur,por që pas vetes ka
lënë filma të ndritur dhe që kanë bërë jehonë të madhe në botën e artit të
shtatë.Viteve të fundit Ketrin Dënev realizoi edhe filmin e shkëlqyer”Indokina”në
të cilin na e dhuroi njërin ndër rolet e saj më specifike të trasuar me një
pjekuri të madhe artistike të fituar nga një përvojë e gjatë filmore.Mund të
themi lirisht se Ketrin Dënev është aktorja më e famshme e kinematografisë
franceze, e sidomos e asaj bashkëkohore për të cilën bëri një mund
dhe angazhim të madh,ashtu si edhe yjet e tjerë të atdheut të saj,për të
cilin u angazhuan të gjithë së bashku ,e ku bëjnë pjesë edhe aktorët
madhështorë bashkëkohorë:Zhan Gaben, Pol Meris,Alen Delon , Zhan Pol Belmondo,
Moris Rone,Zhan Luj Trentinjan dhe shumë të tjerë.Catherine Deneuve, 2000