E premte, 02.05.2025, 11:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Brizhit Bardo

E hene, 14.12.2009, 09:37 PM


BRIZHIT BARDO/1934-   

 

Nga Halit Bogaj


Të rralla janë ato aktore dhe femra nga bota  filmore të cilat kanë mbetur aq të pavdekshme dhe të popullarizuara siç ishte ikona tjetër – Brizhit Bardo me emrin e së cilës janë të lidhur shumë filma të kinematografisë franceze.Brizhit Bardo i përket  kohës së veçantë e cila me të drejtë mund të quhet edhe epoka e saj e lavdishme në të cilën shkëlqeu si një meteor përherë i ndritur.Brizhit Bardo i përkiste asaj gjenerate të re e cila i kishte të hapura të  gjitha dyert drejt sukseseve të pandalshme filmore, por e cila ka mbetur gjithnjë unike në botën e artit të shtatë.Bardo kishte një stil karakteristik në aktrim dhe në paraqitjet e veta lakuriqe të cilat e mahnisnin mbarë botën, tek të cilat kishte edhe art dhe bukuri përrallore ,çfarë nuk e kishim parë asnjëherë më pare  në ekranet e mëdha.Çdo film i saj pritej që të shikohej me padurim të madh nga miliona spektatorë nga mbarë bota, por ajo i kishte thyer me kohë akujt e shumtë që i kishte përpara..Emri i saj ishte bërë sinonim i një bukurie të jashtëzakonshme dhe i një sharmi që nuk e kishte askush nga gjenerata e saj ku bënin pjesë edhe aktoret: Ani Zhirardo, Ana Karina, Ketrin Dënev e shumë të tjera  që ia kishin ngritur

Brigitte Bardot
Brigitte Bardot
namin kinematografisë së lavdishme franceze. Kinematë botërore ishin të përmbushura përplot adhurues të filmave të saj me të cilët i kishte përfituar fansat  e ndryshëm nga mbarë bota.Ajo nuk kishte asnjë kompleks para kamerave dhe kishte vendosur të ecte në një rrugë të tillë e cila për atë kohë dukej edhe skandaloze në disa qarqe shoqërore.Bardo ishte bërë një mit i paparë, duke u konsideruar edhe si yll medial kahdo që shkonte.Me emrin e saj ishin të mbushura revistat dhe gazetat e ndryshme botërore ngase kishte fituar publicitet të madh.


Luante edhe me aktorë të shquar si:Anri Vidal në filmin”Parisienja”, me Sami Frejin dhe Xhek Pallansin në  filmin”Përbuzja” dhe me Stiven Bojdin në filmin”Shallako”.


Franca dëshironte ta shikonte yllin e vetë të dashur por ajo tërhiqte vëmendje të madhe edhe në mbarë botën,duke qenë e angazhuar edhe nga kompanitë e mëdha filmore amerikane siç ishte”Vorner Brosi”,Parisienja e bukur bëhet simbol i një bote të tërë  meridianesh të ndryshme,duke u zhveshur vazhdimisht para kamerave dhe duke krijuar karaktere shkëlqimtare në shoubiznesin e saj të adhuruar,por që në fillim vërtet gjithçka dukej skandaloze dhe amorale.Bardo ishte bërë fenomen i vetëm në atë drejtim dhe filmat e saj kishin një shikueshmëri rekorde,duke i tejkaluar të gjitha veprat e tjera kinematografike të asaj kohe.Po atëherë ,pa dëshiruar vetë,ajo krijonte edhe afera të ndryshme, si ajo kur i fejuari i saj – Zhak Sharie gati ishte çmendur kur e kishte parë fotografinë e saj tek çdo ushtar në kazermën ku ai shërbente!Brizhit Bardo shkonte shumë larg me filmat e tillë,edhepse në ta nuk kishte kurrfarë amoraliteti orgjik, siç do t` i shohim disa realizime të tjera të pa vlershme.Thuhej e shkruhej se filmat e Brizhit Bardos, Zhan Gabenit dhe të Moris Shevalies/shansonjer/ - i sillnin Francës përfitime shumë më të mëdha se e tërë industria e saj e rëndë ngase Brizhit Bardo   dhe imazhi i saj kishin depërtuar shumë larg për t` u kthyer në një legjendë të gjallë të cilën donte ta shikonte gjithkush.Bardo nuk posedonte ndonjë talent të madh artistik, por pamja e saj e jashtme i plotësonte disa mungesa të tjera  të cilat thuajse nuk i hynin në punë të mëtejme,duke qenë shumë e popullarizuar edhe në  regjionin anglosakson.Aktorja ishte e bija e një industrialisti të madh i cili e stimulonte  atë për suksese të reja dhe  të njëpasnjëshme.Brizhit në fillim e studjonte baletin, por i ofrojnë që të bëhej modele në revistën e njohur”Elle”,kurse spotet e saj bien në duart e regjisorit të shquar – Mark Allegre i cili e kishte zbuluar edhe aktoren – Simon Sinjore kur ajo kishte qenë e re.


Brigitte Bardot, 2002
Brigitte Bardot, 2002
Rozhe Vadim,asistent paraprak i mjeshtrit  Allegre,e kishte hetuar forcën e madhe të Bardos,të cilën e bën yll të vërtetë me filmat e tij,për t` u martuar me të në vitin 1952.


Në të njejtin vit ajo realizon filmin tjetër të shquar”Normandezja   e vërtetë”,kurse tri vite më vonë edhe filmin historik”Helena trojane”, sipas veprës” Eneida” të Virxhilit.


Kompania gjiganteske”Varner Bros”,duke qenë e fascinuar me bukurinë e saj dhe me filmin e përmendur, dëshironte ta nënshkruante një kontratë afatgjatë, por Brizhit nuk donte ta lëshonte atdheun e saj.Bardo luajti edhe në filmat:”Viva Maria”,”E dashura Brizhit”,”Ma`shkullore-femërore”,“Shallako”,”Petroleus”,”Don Zhuani ` 73”,”Dashnorët e ndjekur” dhe në disa filma të tjerë të paharruar.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx