E enjte, 24.07.2025, 10:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Brus Li

E diele, 13.12.2009, 08:16 PM


BRUS LI/1940-1973


Nga Halit Bogaj


Ishin vitet ’70-ta kur Brus Li-u madhështor shkon në Holivud për t’i xhiruar filmat e tij më të bukur kushtuar shkathtësive luftarake të cilat dukeshin sikur aksione të njëmendëta, origjinale dhe autentike.Brus Li me një shpejtësi të jashtëzakonshme bëhet ylli më i madh internacional filmor që realizonte projekte të tilla ,siç ishte filmi”Në çerdhen e Dragoit” i cili u bë një hit i madh në mbarë botën artdashëse kinematografike.Tri kryeveprat e tij  antologjike kanë mbetur përherë si të arriturat kulminante në zhanrin filmor në të cilin aktronte gjeniu Brus Li i cili me një seriozitet të paparë i lente pa frymë miliona spectatorë nga mbarë bota.

Brus Li së shpejti bëhet aktori më i kërkuar dhe më fenomenal i zhanrit të filmit karate ngase edhe regjisorë dhe producentë të mëdhenj tek aktori i ri kishin hetuar një talent natyror edhe në interpretim i  cili do t’u sillte të ardhura të mëdha materiale dhe do të ishte një burim i pashterrshëm në atë drejtim.

Filmat e tij nuk ishin thjesht filma , por aso veprash kinematografike që askush nuk mund t’ i përsëriste  pas tij, madje as Çak Norisi fenomenal i cili mund të kosiderohej si pasardhësi dhe trashëgimtari kryesor i tij.

Brus Li lente gjurmë të pshlyera në artin filmor martial dhe kishte ndikim të madh në vitet e pastajme kur filluan të krijohen shumë filma duke e vjedhur edhe emrin e tij. Dhe kur shumë të rinj mundoheshin t’ i imitonin edhe skenat e filmave në të cilat kishte luajtur ai, duke hyrë aty edhe i biri i tij Brandon Li.

Bruce Lee
Bruce Lee
Serioz, hijerëndë, madhështor dhe shumë simpatik, Brus Li na lente mbresa të mëdha edhe me pamjen e tij fizike dhe qëndrimin burrëror që e posedonte në vetëvete.Në këtë drejtim qëndron edhe fakti se edhe çdo skenë e filmave të tij ishte një rrëfim i veçantë.

Filmi i tij i paharruar”Në çerdhen e dragoit”, bashkë me Xhon Saksonin, na e kujton misionin e lartë të cilin duhej ta bënte Brusi me tre shokët e tij për ta shpartalluar dhe shfarosur një bandë vrastare kriminale që rreziokonte shumë njerëz.

Në atë film, përveç detyrës së përmendur, Brus Li kishte edhe një ndjenjë  tjetër emocionale, hakmarrjen ndaj vrasësit të motrës së vetë të cilit ajo ia kishte lënë një shenjë në fytyrë gjatë mbrojtjes së saj nga sulmet e tij shtazarake.

Pikërisht me atë film të paharruar, Brus Li  binte në sy si një meteor i pashuar në zhanrin filmor të cilin e kultivonte me dëshirë të madhe.Regjisorë dhe producentë të ndryshëm prisnin në radhë për ta angazhuar mitin e tyre të lindur me një shpejtësi drite.

Brus Li bëhet Alfa dhe Omega e shkathtësive luftarake , duke luajtur edhe në filmin tjetër të paharruar “Në rrugën e Dragoit” /Loja e vdekjes/e në të cilin e kishte kundërshtar Çak Norisin e madh.Sidomos na ka mbetur në kujtesë skena e dylyftimit të tyre në  Koloseumin romak.

Brus Li mbeti përherë kampion mbi kampionët, dhunti të cilat ia kishte dhuruar vetë natyra e mëshirshme ngase aktori ishte bërë i njohur në mbarë botën dhe i respektuar kahdo që shkonte.

Shpeshherë e shikojmë edhe filmin  dokumentar kushtuar jetës së tij të shkurtër por të bujshme, ku në varrimin e tij cerebral kishin marrë pjesë një plejadë e tërë e njerëzve të shquar, e në mesin e të cilëve ishin edhe:Stiv Mek Kuin dhe Xhejms Koburn të cilët kishin mësuar karate tek profesori i tyre i respektuar dhe i shtrenjtë dhe Brus Li nuk mund të quhet ndryshme përveç një Mit i amshuar që na ka mbetur në kujtesë të përhershme ashtu si edhe:Rudolfo Valentino, Xhejms Dini dhe Elvis Prisli në profesionet e tyre maestrale.

Në filmat e tij ai ishte një Xhems Bond i ri i përmasave kolosale, duke kryer  misione të mëdha nga të cilat përfitonte njerëzimi paqdashës.

Brus Li mirëpritej në mënyrë të njejtë në çdo vend dhe në çdo kontinent dhe si një ikonë e vërtetë që çdo skenë e bënte tejet origjinale, duke arritur që të hynte edhe në radhën e aktorëve më të mëdhenj amerikanë.

Në fund duhet theksuar se Brus Li ishte edhe një Xhejms Din i ri i cili thuajse kishte fat të njejtë me tinejxherin amerikan, i cili pas vetes  i kishte lënë vetëm tre filma antologjikë

Edhe në kët drejtim kemi një koincidencë se akoma pa i përfunduar filmat e tyre të tretë ata vdesin.

Vdekja  ka mbetur enigmatike deri në ditët e sotme, por në varrimin e tij thuhej se kishin marrë pjesë mbi 30 000 njerëz.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx