E shtune, 03.05.2025, 06:13 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Njeriu i të gjitha kohrave

E enjte, 10.12.2009, 08:43 PM


NJERIU I TË GJITHA KOHRAVE/1966/

/Laureat i 3 çmimeve oskarë/

Nga Halit Bogaj

Skenarin e filmit “Njeriu i të gjitha kohrave” e ka shkraur Robert Bolt i njohur edhe për shumë filma të tjerë monumentalë, sidomos për filmat e regjisorit të shquar Dejvid Lin të cilët fituan nga disa shpërblime oskarë.

Njeriu i të gjitha kohrave” është film i paharruar nagse bën fjalë për vendosmërinë e personalitetit Tomas Mor i  cili nuk donte t’i thente rregullat kishtare për ta lejuar Mbretin anglez/Henriku i VIII/ që ta prishte kurorën me gruanë e pare dhe të martohej me një tjetër.Tomas Mor ishte cardinal i kishës që konfrontohet me mbretin, duke rrezikuar edhe jetën e vetë me dënim me vdekje, çfarë ndodhë me të vërtetë.

Filmi ka rëndësi të madhe jo vetëm historike, por parasëgjithash hedh dritë mbi vedosmërinë e një karakteri të pathyer dhe të pakorruptuar njerëzor siç është personazhi krysor Tomas Mor/ një folozof dhe humanist i madh i asaj kohe /që kishte bërë emër në mbarë Evropën dhe që kishte vendosur t’u përmbahej idealeve të larta sipas të cilave ishte rritur, edukuar dhe shkolluar.Tomas Mor në këtë film ishte një zë i vetmuar por jehona e tij shkonte shumë larg, për t’u adhuruar nga miliona përkrahës nga mbarë bota.Mbreti që pretendonte të ishte mbi gjithçka - shihet se nuk i ka të gjitha fuqitë dhe kompetencat për të cilat kishte menduar se i kishte.Tomas Mori ia kufizon atij ato fuqi, siç u tha, edhe duke e rrezikuar jetën e vetë.

Ai në asnjë mënyrë nuk  lejonte që t’i shkelte parimet e veta me të cilat ishte mishëruar. Nuk donte që njerëzit ta shanin nëse do t’i lëshonte pe mbretit në qëllimet e tij bigamiste.

As titulli i filmit nuk është i rastit. Dhe është e vërtetë se njerëzit e tij aq të vendosur u përkasin të gjitha kohrave. Ndershmëria e tyre len rrënjë të thella në ndërgjegjen dhe kujtesën njerëzore. Veprimet e Tomas Morit i kujtojmë  edhe sot, anipse filmin e kemi shikuar disa dekada më parë. Ai na përvetoson të gjithëve dhe na bën të derdhim lot për fatin e tij tragjik që mbetet në duart e mbretit tiran të cilin deri dje e kishte pasur edhe shok.

Filmi arriti sukses dhe shikueshmëri të madhe edhe në saje të lojes brilante të aktorit kryesor Pol Skofild/Tomas Mor/ i cili dukej se vërtet ishte i krijuar për këtë rol antologjik.

Filmi i fitoi 3 çmime oskarë nga të cilët njëri i takoi aktorit kreysor/Pol Skofild/. Gjithashtu për oskar ishte nominuar edhe Robert Sho për rolin e Mbretit Henriku i VIII.Mbesin të paharruar edhe rolet e aktorëve tjerë: Vendi Hiler, Najxhel Devenport, Xhon Hart, Orson Uells, Suzana Jork dhe Leo Mek Kern, kurse regjinë e realizoi mjeshtri i madh Fred Cineman, autori i filmit të paharruar”Pikërsiht në mesditë” me Gari Kuperin në rolin kryesor.


(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx