Kulturë
Halit Bogaj: Ahmet Delia
E marte, 08.12.2009, 07:10 PM

Nga Halit Bogaj
Edhe Kënga ‘’Ahmet Delia’’i përket periudhës historike të Azem Bejtës në të cilën u shquan shumë trima që luftuan për të njejtin qëllim dhe ideal çlirimtar që atdheun ta shihnin sa më shpejt të lirë por edhe që kishin qenë të detyruar gjithsesi që të hynin në luftë me armikun tepër provokativ ndaj qenjes sonë kombëtare.Kënga kushtuar këtij trimi të rrallë drenicas është ndër krijimet tona më interesante popullore e cila peshën e vetë të vërtetë e ka vetëm atëherë kur këndohet nga rapsodët e mëdhenj si Riza Bllaca, Drenofci, Selman Bala etj. Ahmet Delia shkëlqimin e saj të njëmendët /si këngë/ e kishte vetëm kur këndohej nga ‘’Homeri shqiptar’’/Rizah Bllaca/, i cili na la një thesar të çmuar të këngëve të tij të llojllojshme të cilat i dëgjojmë edhe sot me ëndje dhe dashuri të madhe dhe nga këngëtarët e tjerë më lart të përmendur.
Në Këngën’’Ahmert Delia’’përshkruhet hollësisht hyrja e okupatorëve të ndryshëm në Kosovë dhe Shqipëri, të cilët dëshironin/në përkrahje të fuqive të mëdha/ t’ i coptonin edhe ato pak toka shqiptare që kishin mbetur. Ashtu siç e kishin përherë zakon armiqtë, edhe në këngën në fjalë evidencohet mbledhja e armëve nga shqiptarët në mënyrë që të sundoheshin dhe të vriteshin sa më lehtë dhe me pak probleme.Në ndërkohë, siç është theksuar edhe në trajtimet që u janë bërë edhe këngëve të tjera shqiptare, pushteti i huaj armiqësor e posaçërisht Serbia , i armatoste deri në dhëmbë çetnikët e saj për të vrarë sa më shumë shqiptarë, si gjithmonë, të paarmatosur.
Situatat e tilla aq të neveritshme në këngë përshkruhen me vargjet:/Po thonë raja u shkru komitë/marrshin armtë me vra shqiptarë/Gjithë tuj vra ma shumë gjobitë/Ranë n’ Prekaz disa komitë/ Kur po shkojshin te Sadria/britshin gratë piskatshin thmija/ Kah po i njekin o me singia/E po i nijke Ahmet Delia/./Babë e djalë po shkojnë përpjetë./N’Ramë Sejdinë janë zatet/ ./Ramë Sejdia shtatëdhetë vjet/Po bërtet more Ahmet/./Te Sadria axhë kanë hi komita/Po u dalim ne në prita/shën.yni/./ O tre trima me tri sakica/Shkojnë luftojnë me kapica//shënim yni/./Ai Ahmeti ec me hapa/Ramë Sejdia e ndjek për mrapa/./ Ai Ahmet u paska pri/ Te Sadria kur kan hi/ kur po i hinë Sadrisë n’ avli/ O Zhivan po thot kojshi/Nër shiptarë kush t’tha me hi/Mos kujton se je n’Serbi/A e di se je n’Shqipni/Nër granim s’durojmë me hi/./Nëse s’des për kët kojshi/Tybe s’des për robt e mi/Thonë Ahemiti kceu në shkallë/I ra shkaut mu në ballë/Me sakicë kryet ja hjek/Trutë e kresë n’shkallë ja qet/./Por kërset manzerrja e shkret/dhe Ahmetit keq ja ngjet/./Keq Ahmeti asht varrue / por askujt s’i ka kallxue/./Por marak më mbeti mue/Tha Murselit m’i nimue/.
/O Mursel o more djalë/Mos i le ata me dalë/Ai Murseli djalë kreshnik/Kapë me shkie fyt për fyt/./Me manxerre ai p’i pret/ Sa herë qet nga nji e vret/Edhe Rama shtatëdhetë vjet/Ai po bante fort gajret/Dy komitë plaku i vret/Nja Ahmeti e prejti vetë/U vranë shkiet nga Bajrami/Por i pshtoi diqysh Stefani/./Thonë Stefani kishte ikë/Por me tmerr e me shumë frikë/Kishte thanë në Mitrovicë/Kurrë nuk shkoj unë ma n’ Drenicë/Po ban be nuk shkoj n’Drenicë/Se më vrasin me sakicë/Por Ahmeti nrrojke jetë/ I pastë shpirti shumë rahmet/.
Komentoni
Artikuj te tjere
Albert Vataj: Diagnoza dhe terapia e një lëngimi politik
Demir Krasniqi: Mediumet publike - Flamurtarë të degradimit të vlerave tradicionale të kulturës sonë kombëtare
Zef Mulaj: Ngjarje në vitet 1974 në Shqipëri
Halit Bogaj: Zhan Pol Belmondo
Kalosh Çeliku: Teutat e soçme kuqezi, gra ''besnike'' në parti
Arben Kallamata: Trimat e mençur të UÇK-së
Trimrron Rexhepi: Nocion i brendshëm
Albert Zholi: Doli ne treg monografia e “Artistit të Popullit” Luftar Paja
Halit Bogaj: Alen Delon
Bilall Maliqi: Intervistë me Dr. Ismet Hebibin shkrimtar, politikan dhe shkencëtar
Sokol Demaku: Babadimri prej Kosove
Ferit Ramadani: Trinia Ilire (Cikël poetik)
Mihai Antonescu: Zjarre dhe kambana
Shefqet Dibrani - Poezia e Sevdije Rexhepit (2)
Këze Kozeta Zylo: Burrit shqiptar, Ibrahim Rugova
Cikël poezish satirike nga Nehat Jahiu
Luan Çipi: Imazhi i Vlorës
Edmond Tupja: Një popull e vetëm një!
Ramiz Gjini: Gruaja e huaj
Engjëll Koliqi: Këngë në zemrën e plagosur