E shtune, 03.05.2025, 08:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Teutat e soçme kuqezi, gra ''besnike'' në parti

E hene, 07.12.2009, 08:38 PM


KALOSH ÇELIKU

TEUTAT E SOÇME KUQEZI
 GRA “BESNIKE” NË PARTI

         Ditë. Dielli dy shkopinj mbi Sharr e kishte kapur në grusht Qytetin e dy Universiteteve. Matanë maleve kullosnin dhentë. Ujku në një përrua u kishte vënë pusi. Bariu i biente fyellit. Ama, ia kishte marrë një kënge, që gjithë Qytetin sikur donte ta zgjonte nga gjumi:

     O çobani tatës, bre djal,
     O çobani tatës, bre djal!
     Holli dhentë kënë vathës. Medet-o
     Haj, haaaj. Holli dhentë kënë vathës-o!

           Vapë e madhe. Rrugët në zjarr. Shtëpitë. Qielli në flakë. Nguteshin njerëzit si pa kokë. Ecnin. Një Zot e di për ku, në lindje apo vdekje. Me dy e katër këmbë. Ndonjëri e hiqte veten edhe zvarrë nëpër bërllok. Lumi larg. Dielli larg. Liria edhe më larg matan? maleve…
         - Hë, si të duket?! A ta mbusha syrin, që ta shkruajmë edhe librin e dytë: Gratë e mia besnike?! Më tha, Djemnusha me dy shtamba verë të kuqe përpara mbi tavolin?.
         - Nuk e di. Me siguri siç duket, edhe Ty të ka përzënë Partia. Të provojmë.
         - Partia, po. Vetëm ti me siguri nuk do të më përzësh si ajo kurvë?!...
         - Jo, vogëlushe. Unë nuk jam i keq si Partia me atë kope “ patriotesh “ që vuajnë për Atdheun. E duan DoktorZiun…
         Dhe, nisi lufta. Armët i nxorrëm nga brezi. Një Zot e di, sa viktima do të bien dëshmorë. Edhe tradhtarë. Patriotë të vonuar melezë.... Hoxhallarë… Priftërinj… Imzot, me siguri do të ketë në këtë luftë. Po. Edhe, secili më trim se i shoqi…
         Dhe, heret në mëngjes në ora 6.00 me dt. 21 mars 2007, Ditën e pranverës më erdhi një mesazh:

 O Zot! Ishalla e zbulon. Jo për të vazhduar bashkë. Por, më dhembë akuza e pabazë. Zot i madh, zbuloje atë njeri! Atëherë, do të të besoj pa kufi. Shpirt i gjyshes më ndihmo! Engjëlli im më mungon…
 
Shkup, 21 mars 2007

        Dhe, në mëngjes u zgjova para Diellit. I fërkova sytë me duar, i bërtita Qiellit: Edhe unë jam i çmendur!…
         - Hi-hii-hiii…  
         Im Atë, kurrë nuk pushoi së fantazuari për ta gjetur Lirinë…
        - E gjeti?
        - Punë përrallash. Ik, ore ëndërrime…
Tashti e kuptova. Dhe, erdha në përfundim  se, Liria qenka grua. Përmëkeq, një grua kurtizane, që me vite e shekuj i turremi përmbrapa ne shqiptarët. E kam fjalën për burrat. Gratë nuk i turren Lirisë. Shkaku se, nuk duan të jenë lezbejka të çmendura.
         - Hi-hii-hiii… E ku e di ti se Liria nuk është lezbejkë?! Edhe atë, e çmendur përtej kufiri, që nuk e mba kandari…
         - Jo, nuk e di. Po, them kot se, nuk do t’i turreshin burrat me pushkë në dorë e kollare me fishekë përqafe përmbrapa me ditë, muaj, vite e shekuj nëpër male…
         - Po.
         - Dhe, ende nuk e zuri asnjë burrë në livadh… Fushë… Ose, mal…
         - Jo, nuk e zuri…
         - Dhe, e di se pse, asnjë burrë, grua nuk e rrëzoi në shtrat?!...
         - Edhe këtë nuk e di. Po, a e di se, shumë burra e gra e kanë ndjekur edhe maleve me armë në dorë?!…
        - E di. Kalosh Zajazi me mauzerr në dorë e ndoqi maleve të Kërçovës, në Kosovë e Shqipëri. Sulltanë Qafa me gërshërë të dhenëve. Bajram Curri, përpak ia ngriti këmbët në hava pas një gardhi. Edhe Isa Boletini i vuri pusi me dy kobure në Londër… Azem Bejta, po të mos e kishte me vete Shotë Galicën, Nusen e maleve me siguri do ta rrëzonte në shpellë…
        - Hi-hii-hiii… Dhe, përsëri shqiptarët nuk e rrëzuan në shtrat…
        - Jo. Edhe sot e kësaj dite. Iu turrën përmbrapa me të gjitha armët: shpatë, pushkë, bomba e topa… U ka mbetur pa e provuar edhe armën e fundit… Dhe, dhashtë Zoti një ditë e kapin në dorë maleve edhe këtë armë historike!...
        - E, atëherë, Liria qenka kurvë?!... Buçë Katundi, që ku ta dimë ne me cilët kurvarë e lëvizë bishtin…
        - Mundet. Tatëmadhja, njëherë i bëri edhe maxhi. E shkriu plumbin në një enë me ujë e eshtra… I fryu…
        - Dhe, përsëri nuk e zunë magjitë?!
        - Jo.
        - Atëherë, duhet bërë hajmali te Hoxha i Katundit, që një ditë fluturoi nga minarja e xhamis?…
        - Jo, ore… Lirinë duhet dërguar te Baba Shehu, në Tyrbe t’ia hudhë mbi varr këmishën e gjatë të mëndafshit me oja e tel mbi kokë, p?rz? xhindet...

***
         E përzura Nusen me pashterkë të kuqe dhe e mora Lirinë për grua. Nëna përsëri e rroku dajren te pragu i derës. Cucat hyn? n? valle me k?ng?. V?llai, nga g?zimi shkrepi pushkë në Lëmë. Edhe në këtë Shtëpi më në fund erdhi një grua azgane nga fisi, Liria… Zanë mali…
        Një javë vetëm e pastrova mauzerrin e Babait. Rripat i mbusha me fishekë. Bombat i futa nëpër xhepa.
        Dera u hap, dhe hyri im Atë i armatosur deri në dhëmbë. U tremba. Thashë me vete: Tashti më i ka ardhur te hunda me mua sugarin, do të mi shkrepi të gjitha në lule të ballit nga zemrimi...
        Përçudi, buzëqeshi me ato mustaqe vesh më vesh. U ulë si gjithmonë në shkamin e vet me tri kambë, mbuluar me lëkurë dashi. Mauzerrin e mori në prehër.
        - Dhe, më në fund erdhi edhe në këtë shtëpi Nusja e maleve… Liria...
       - Po, baba. Ashtu thonë… Rrugë të gjatë bëri nëpër male…
       - Edhe nëpër fusha… Dhe, e di se si e gjeti rrugën mes atyre shkurrave?
       - Jo, baba. Edhe sot e kësaj dite. Nuk e di nga cila anë zbriti maleve…
       - Mendohu pak, o bir! E ke thënë shpesh mes atyre rreshtave, nëpër libra…
       - Kot. Nuk ma pret mendja gjithë ditën, gjithë natën… Prit pak, mu kujtua: është Çelvjollca, mali që e prek qiellin…
       - Çelvjollca është pra, dhe dëgjoje këtë rrëfim deri në fund, po të duash fute edhe në libër! E di ti, o bir se kush ka qenë Kalosh Zajazi, emrin e të cilit e mban ti si shkrimtar… Sulltanë Qafa… Dhe, Azem Bejta - Galica?...
        - Po, e di, baba. Kaçaku i maleve.
        - E Shotë Galica?...
        - Edhe këtë e di: Nusja e maleve…
        - Dhe, a e di se Azem Bejta, Shotën e mori me vete në male?
        - Edhe këtë e di. Shkaku se i duhej grua edhe në male… E veshi edhe si burrë me tirqi e xhamadan… Nagant? n? brez... Muazerr n? krah...
        - E vërtetëtë. Po, po ta dinte Azem Galica se Shota do t’ia kalonte me trimëri në luftë, nuk do ta merrte me vete në malet e ashpëra me dëborë…
        - Qindpërqind, baba. Burrat janë xhelozë ndaj grave...
        - Mirë, ta zëmë se është ashtu siç thua ti shkrimtari… Po, nuk është ky qëllimi i ardhjes sime nga varret… Qëllimi im është se, shqipëtarëve u duhet një Teutë mbretëreshë. E di ti se, kur shqiptarët kanë qenë shtet i fuqishëm në botë me të gjitha nishanet mbret?rore?!...  
        - Po, e di. Moti, në kohën e Ilirisë… Teuta kur ka qenë mbretëreshë…
        - Ehu, biro! Shqipëtarëve u duhet mu ajo Teutë, e jo këto Teutat e soçme dhe Skënderbegat që i keni ju nëpër parti politike vetëm për poste, kabinete në Qeveri…
        Dhe, pasi e tha këtë u ngritë i zemruar, e hodhi mauzerrin në krah dhe ma përplasi derën, doli në Lëmë…
        Matanë hekurave të dritareve, në errësirë i dëgjova njëra pas tjetrës, tri krisma pushke… Jehonën e tyre, përmes Livadhit te Guri i Zi, në Çukë …
            Dhe, lehjen e qenëve nëpër natë…


(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx