Kulturë
Halit Bogaj: Zhan Pol Belmondo
E hene, 07.12.2009, 08:44 PM
ZHAN
Një ikonë gjallë e kinematografisë franceze
Nga Halit Bogaj
Kinematografia franceze kishte dhënë emra të mëdhenj në
artin filmor,në mesin e të cilëve është edhe doajeni maestral-Zhan Pol Belmondo
që krijoi një varg veprash të rëndësishme filmore që janë origjinale deri në
skajshmëri të plotë.Franca kishte nxjerrë edhe yje të shquar si:Moris Shevalie
dhe Zhan Gaben,që i përkisnin periudhës së mëhershme filmore,por edhe të tillë
si:Iv Montan,Lino Ventura,Allen Dellon,Simon Sinjore,Mishel Pikoli,Ketrin
Dënev,Zhan Luj Trentinjan dhe shumë të tjerë që artin filmor e begatuan në
mënyrë madhështore dhe të përhershme.Pas emrave të mëdhenj të gjeneratës më të
vjetër,doli një plejadë e shquar në krye me Belmondon dhe Allen Dellonin,
ku bënin pjesë edhe:Zhan Sorel,Moris Rone,Zhak Peren,Pjer Klementi,
Fransoaz Dorlek, Pjer Vanek ,Pjer Bris dhe emra të tjerë të rinj që kishin
talent të theksuar. Me të drejtë mund të thuhet se mbi të gjithë këta emra
:Alen Dellon dhe Zhan Pol Belmondo ishin dalluar me filmat e tyre të
ndritur”Deri në frymën e fundit”/Belmondo/dhe”Roko dhe
vëllezërit e tij’/Dellon/,me të cilët kishin fituar famë
internacionale.Zhan Pol Belmondo bëri emër kolosal ,duke arritur të luante mbi
100 filma të zhanreve të ndryshme dhe Franca as që mund të paramendohej
pa filmat e shumtë të tij të cilët shënuan kthesa të mëdha në artin e shtatë
.Ai luajti role të fuqishme dhe poliedrike,duke u bërë përherë e më i
popullarizuar jo
vetëm në atdhe por edhe në mbarë botën.Me të drejtë e
krahasonin edhe me aktorin maestral amerikan,Hemfri Bogart ngase ai me filmat e
tij kriminalistik vërtet i përngjante së tepërmi imixhit të Bogartit,duke u
quajtur edhe me epitetin”Bogi” francez..Belmondo shkëlqente vazhdimisht
dhe bëhej gjithnjë e më i madh dhe film pas filmi,siç thamë,duke filluar nga
realizimi maestral i Zhan Lik Godarit”Deri në frymën e fundit”e deri tek
filmat e ”Njeriu dhe qeni i tij’’/ku luan me rivalin e tij të madh,Alen
Delonin/’’Njeriu dhe qeni ‘’...Aktori i ri kishte treguar pjekuri të madhe
artistike qysh me filmat e rinisë së tij të hershme nnga të cilët buron talenti
i tij gjenial dhe me të cilët e filloi karierën e vetë të ndritshme.Askush nuk
mund ta harrojë edhe filmin e tij aventuristik”Kartushi”/ më të cilin
shkëlqen bashkë me aktoren e famshme_Klaudia Kardinale,por as”Majmunin në
dimër” ku aktron në mënyrë impozante me veteranin Zhan Gaben.Belmondo ishte
feniomenal edhe me filmin kriminalistik”Roberto La Roka” në të cilin e
shohim bashkë me aktorin tjetër të madh francez, Pjer Vanek,por edhe në
projektin policoro-kriminalistik”Fransoa Hollan” me të cilin jep provim
për filma të shkëlqyer detektivësh të rryer.Nuk e kemi harruar asnjëherë as filmin”Borsalino’,në
të cilin shkëlqen me Alen Dellonin, por as filmin tjetër”100.000 dollarë në
diell”me veteranin tjetër,Lino Ventura. Zhan Pol Belmondo është një
kapitull i veçantë i kinematografisë së lavdishme franceze që krijoi role të
pavdekshme dhe historike,kushtuar personazheve të ndryshme filmore.Ai është i
paharruar ,prapë me Alen Delonin nga filmi”A po digjet Parisi?”,kushtuar
luftës çlirimtare franceze nga okupimi i egër gjerman,por në të cilin film
aktori dëshironte që emri i tij të shkruhej para atij të Alen Dellonit të cilët
e konsideronin veten secili më i madh se tjetri,por që regjisori Filip De Broka
kishte gjetur një zgjidhje fatlume për të dytë ,duke ua shënuar paralelisht
emrat në kolonën ku figurojnë rolet kryesore. Por ai që ia hapi të
gjitha dysert drejt sikseseve të reja, siç thamë edhe më lart,ishte filmi
“Deri në frymën e fundit” Me rolin e tij të paharruar tregonte se në
botën e famshme të filmit francez vinte një i ri me premtime të shumta dhe të
jashtëzakonshme me të cilin ishin të preokupuar edhe shumë Jean-Paul Belmondo regjisorë të
njohur.Pikërisht me atë film Belmondo tregon talentin e tij të përsosur dhe
pjekurinë e madhe artistike,duke u bërë një idhull i mbarë njerëzimit,bashkë me
regjisorin e madh,Zhan Lik Godar si kreator i atij filmi maestral.Belmondo
realizon edhe filmin”Çoçara” i cili e drejton aktorin e ri në projekte
të tjera dhe shumë serioze,ku pranë vetes kishte Mbretëreshën e filmit
italian_-Sofia Loren, e cila për këtë film të shkëlqyer e mori çmimin
Oskar. Zhan Pol Belmondo ishte një sharmer i fortë në të gjithë filmat e tij të
njohur dhe në të gjitha zhanret e krijuara deri sot,duke filluar nga gansterët,
aventurierët, detektivët e deri te komedianët e luajtur në disa filma komik,siç
ishte”Njeriu nga Rio” dhe disa të tjerë të atij lloji.Belmondo është
akoma aktiv dhe në vitet e fundit shkëlqeu në versionin e tretë francez”Të
mjerët”, sipas veprës homionime të Viktor Hygos, të cilën e realizuan dy
herë edhe Zhan Gabeni dhe Lino Ventura.Belmondo, ashtu si edhe dy aktorët e
përmendur, interpretoi personazhin, tanimë legjendar Zhan Valzhan, që ka mbetur
si njëra ndër figurat më të dhembshme në mbarë letërsinë botërore të cilin e
fusin në burg për vjedhjen e një buke!