E hene, 29.04.2024, 11:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Artisti për veten, familjen dhe shokët

E merkure, 09.12.2009, 07:50 PM


Albert Zholi dhe Luftar Paja
Albert Zholi dhe Luftar Paja
ARTISTI PËR VETEN, FAMILJEN DHE SHOKËT


''Jam krenar për origjinën''

Nga Albert Zholi

Kur kthehem pas epërpiqem të kujtoj se ç’qe e gjitha kjo rrugë që kam përshkruar, më duket se ngjanme një vorbull të madhe. Ajo, që është qendërza e artë, e qëndrueshme dhe gjithnjëe pranishme tek unë, është Gorishova. Tek ndalem para ndonjë të sapo njohuri e rrekemtë përshëndetem me të për të gjetur ura të përbashkëta komunikimi, gjithnjë ndiejkrenari tek i rrëfej prejardhjen time. E kam pasur nder të madh dhe pse ndonjëherëshqiptarët ndiejnë droje tek deklarojnë se janë me origjinë fshatare, ndërkohë qëkërkojnë gjithnjë të vishen me qyrkun e një “qytetari të rëndomtë”. Unë jam gorishovasdhe e ndjej gojën plot kur përmend vendin e lindjes. Sepse kujtimi i parë i jetësi përket atij fshati të përbërë nga 500 shtëpi me 7 lagje që kanë ndër lak njëra-tjetrëne mes të cilave rrjedh si një sy prej zane përroi i Gorishovës. E mbaj mend vetentime të vogël, me sytë që shkreptinin zjarr, flokët e zinj, mbathur me pantallonatë shkurtra tek vishja opingat e fugoja pas miqve të mi. E ata, pas dhenve në luginatku drejtonim bagëtitë, me qentë balashë të stanit, me hostenët më të mëdhenj setrupat tanë, ndërsa këqyrnim fshatin të pështjellë me kurora ullinjsh, vreshta tëharlisur me kopanë të pjekur rrushi, me pyllin e dendur me koçimare nën fletët emëdha të frashërit që përngjasonin me pëllëmbë të vrazhda fshatarësh. Andej ngabridhnim ne, shihej si në pëllëmbë të dorës zona e Vjosës me dritëhijet që dukeshine zhdukeshin pas kodrave, malet që akoma mbanin mbi kresë jorganin e dëborës, fushate blerta, qielli i cili dukej se e ngrije mbi krye dhe mund të fluturoje sapo tëhapje krahët. Ndoshta ky është vegimi më i bukur i jetës sime. Ndjesia se mund tëshpalosja krahët dhe të hidhesha matanë, larg atyre kodrave, maleve dhe pyjeve mëbënte trimosh, kureshtar të jashtëzakonshëm. Sot e di se çfarë është. Dëshira përtë përqafuar hyun e vetvetes dhe për të gjetur identitetin tim. Dhe pse sot jami bindur se pas çdo rrugëtimi që do mund të ndërmerrja, do kisha dëshirë të ktheheshapërsëri në vendlindje, me zakonin e një zogu shtegtar, të një njeriu i cili kthehette toka e tij e ndjen në deje erën e ngrohtë të baltës, aromën e luleve të bajameve,zilkat e dhive, këmborët e deleve, bisqet e pranverës, ngjizjen e djathit në napate njelmëta dhe jargavanët që zvarriten pemëve. Çdonjëri prej nesh e gjen parajsëne shpirtit të vet, aty ku ka rrënjët e jetës së tij…

Si u shkrua monografia e "Artistit te Popullit" Luftar Paja

HYRJE

E kam njohur aktorin e madh Luftar Paja (personalisht) në vitin 1993,kur jetoja në Greqi. Aty realizova dhe intervistën e parë me të cilënmbeti shumë i kënaqur. Që nga ajo, kohë me të dhe familjen e tij, ubëmë miq. Edhe me dy djemtë e tij, Sokolin dhe Gazin, kam mbajturlidhje të vazhdueshme, pa diskutuar për gruan e tij, Qamilen, e cila kaqenë dhe mbetet një nga gratë më aktive të emigracionit shqiptar nëGreqi. Por ju konfidoj se gjeta belanë. E para, sepse figura e tij menjë galeri të pafund karakteresh e kishin bërë mjaft popullor. Sa herëlëvizje me të ishte e pamundur të rrije i qetë. Takime, përqafime,biseda në çdo hap. Të lëvizje nga një vend në tjetrin duheshin tëpaktën dy orë. Luftari si Luftari, s’ia prishte askujt. Linte punët etij, apo harronte shumë porosi kur takonte miqtë e tij të shumtë. Edhendonjë gotë nuk e kursente. Më linte të prisja, me orë të tëra. Takimeti shtynte. Kur më takonte e më gjente të mërzitur, më shihte me atosytë e tij të kaltër, imitonte një nga personazhet tij të dashur, njëbatutë dhe ja, ku plaste e qeshura dhe mërzia arratisej si retë pasfurtunës. Por ka pasur dhe çaste tensioni. “Me femrat e popullit nuk tërri gjuha! Ndërsa për biografinë tënde goja të bën mëk-mëk!” Ishteshprehja më e përdorur prej meje, kur nxehesha. Si ta gjeje ndryshe meLuftarin! Më duhet të kuptoja që ai ishte njeri dhe kishte hallet etij, ndoshta ishte i detyruar t’i përshtatej takimeve me njerëzit,sepse kjo është detyra e njeriut publik. Fansat e donin vetëm tëqeshur, si në skenë. “Eh, të gjithë mendojnë se unë s’kam halle”,përsëriste ai shpesh. Por nuk bën përjashtim as ai nga shqiptarët etjerë për më tepër nga artistët, që në Shqipëri bëjnë pjesë në shtresëne intelektualëve, që jo rrallë nuk e kanë fjollë me qeveritë dheinstitucionet. Djali i tij, Gazi, sa herë që e takoj më thotë : “Mos elër të qetë! Ka zemër të madhe, por nuk njeh disiplinë. Për të, tëgjithë njerëzit janë njëlloj.”Në qershor të vitit 2005-s më çoi në fshatin e tij të lindjes,Gorishovë. Në prag të fshatit ndaloi makinën dhe pasi zbriti, mori tëtatëpjetën. Unë avancoja mbi katër rrotësh ndërkohë që ai çapitej nëkëmbë me trupin e tij paksa të shkurtër, fytyrën simpatike e cila tëngazëllen menjëherë sa e sheh. Fliste, tregonte, zgjaste duart. Kujtesae tij ishte e përsosur. Më kallëzonte një ngjarje për çdo pemë, shtëpi,njeri, sokak, portë. Psherëtinte, tek tregonte. Jetonte me kujtimetduke i sendërzuar ato si t’i kishte pranë. Hapte krahët dhe merrtefrymë thellë. Lotonte. Nga hyrja e fshatit deri në shtëpi kaluan rrethtri orë. Sa kish zgjatur rruga Tiranë-Gorishovë. Në vatrën e tij, kujetonin vëllezërit me familjet, atmosfera ishte më e ndezur. Bridhtedhomë më dhomë, dilte në avlli, përkëdhelte me dorë pemët, gardhin dheoborrin. I fjaloste vëllait për fqinjët, bagëtinë, shpezët, pemët,rakinë e sivjetme… “Drekën shtrojeni në kuzhinën e vjetër”, - urdhëroitë vëllanë, që as nuk pipëtiu. Dihet që fjala e Luftarit ishte kuvendpër të gjithë, jo vetëm se është vëllai i madh i familjes, por dheartisti që ngriti aq lart llagapin e Pajove.Rakinë e ka pijen e preferuar. Si të gjithë fshatarët e shijon megjithë fuqinë e shpirtit. Pasi e provon, i fshin buzët me mëngën edorës. Nuk e ka problem ta provojë atë të uruar edhe pse kanë kaluar 10palë buzë para të tijave. Qejf ka Divjakën, lokalin e Ali Kalit oseqebaptoren e Hamdi Rekës në Tiranë.“Aaaa, këtu dhe mbretërit tundohen”, përsërit menjëherë sa thith ajrine freskët të pishave, erën e detit dhe shijon peshkun e freskët tëKaravastasë. Në Divjakë dhe në shumë zona të jugut, sidomos Myzeqe,Mallakastër, Labëri etj., e presin sikur të ishte “mbreti” i tyre dhenë fakt, për gjithë atë zonë ai mbetet patriarku i skeçit myzeqar. Kaprekur çdo fshat, çdo shtëpi kulture, çdo zonë, duke ngritur në skenëfigurën e një artisti të spikatur, një mjeshtri që me punën dheshpirtin e tij e ka merituar plotësisht emrin “Artist i Popullit”.Një figurë poliedrike kjo e Luftarit, që ndërsa e takon përditërisht,të duket një njeri i dashur, i thjeshtë, muhabetçi, por në skenëshpërthen përmasat e vërteta. Atje duket se nuk bën asnjë kompromispërveçse me zotësinë e tij, duke arritur të realizojë personazhin qëmerr përsipër në përmasat reale.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora