E hene, 29.04.2024, 04:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Rexhaj: “Shtatoret e përjetësisë”, një libër që ka vlerë jo vetëm për familjen Gojçaj

E marte, 08.12.2009, 07:30 PM


“Shtatoret e përjetësisë”, një libër që ka vlerë jo vetëm për familjen Gojçaj

Nga Agim Rexhaj

Në promovimin e sotëm të librit “Shtatoret e përjetësisë”-Jeta e familjes Gojçaj mes Malësisë dhe Amerikës,- ndjehem i gëzuar,  jo vetëm për pjesmarrjen, por edhe për faktin se kam patur dhe kam miqësi me vëllezërit Lekë dhe Pashko Goçaj. Ky libër më befason me historinë, bujarinë dhe qëndresën e familjes Gojçaj, e cila është një nga familjet më atdhetare shqiptare që ka dhënë kontribut të veçantë kombëtar.

Ky libër për mendimin tim ka vlera jo vetëm për familjen Gojçaj, rreth së cilës shtjellohen ngjarjet, por merr vlera përgjithësuse për diasporën shqiptare në Amerikë;  për ngjarjet historike në Malësi, për qëndresën shqiptare antisllave, për zhvillimet kombëtare, për figurat e shquara të kombit etj.

Siç e kam thënë edhe në faqet e këtij libri, ku janë botuar edhe shënimet e mia , vëllezërit Gojçaj janë atdhetarë të përkushtuar, tani shtoj këtë mendim timin: Ata që përpiqen që ta zvogëlojnë kontributin e tyre, nuk bëjnë gjë tjetër veçse zvogëlojnë veten e tyre.Thashethemet i merr era, veprat mbeten!Gojçajt kanë bërë vepra.

Ata çfarë kanë bërë Gojçajt vetëm për shtatoret e Nënë Terezës, vështirë do ta kishin që ta bënin institucionet e një shteti, jo më një familje. Përkushtimi i tyre atdhetar merr vlera maksimale.

Jam njohur me vëllezërit Gojçaj në fillim të vitit 1990. Ata ishin nga të parët qe përkrahën Lidhjen Demokratike të Kosovës, edhe pse nuk u regjistruan si anëtarë të saj. Ashtu siç e deklaron edhe në libër z. Lekë Gojçaj ka konceptin e tij rreth patrtive, ato janë fort të vogla para Kombit dhe se aty ku lartësohet Flamuri i Kombit, flamujtë e partive mbeten të vegjël. Gjithësesi ai në konceptin e vet mbetet nacionalist, idhtar i nacionalistëve si Mithat Frashëri, edhe pse as në Partinë e Ballit Kombëtar nuk është regjistruar anëtar. Veprat e kësaj familje janë kombëtare dhe si të tilla duhen vlerësuar.

Tek  Lidhja Demokratike e Kosovës Lekën e tërhiqte figura e personalitetit të shquar, dr. Ibrahim Rugova. Siç dihet Leka ishte kryetar i Këshillit të Kishës në kohën kur dr. Rugova si kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës kishte ardhur në Nju Jork për të ligjëruar kumtesën e tij me rastin e 300 vjetorit të Pjetër Bogdanit. Siç shkruan në librin e  tij Lekë Gojçaj ishte mahnitur nga aftësitë e dr. Rugovës. Ligjëratën e  tij e kishte ndjekur me shumë vëmendje e emocione.

Një vit më pas kur u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës, Lekë Gojçaj jo vetëm e përkrahu atë , por ishte një ndër kontribuesit e vazhdueshëm, natyrisht së bashku me vëllaun e tij Pashkun. Ata kanë qenë pjesë e lobimit tonë në fushatat e politikanëve amerikanë dhe nuk janë kursyer në kontributet e tyre për çështjen kombëtare.Familjarisht ata kanë qenë pjesë e demonstratave në ndihmë të Kosovës. Mjafton të shfletosh albumin e pasur me fotografi dhe gjenë gjurmët e pjesmarrjes së tyre, por edhe nëse fotografitë të mos ishin, jemi ne që dëshmojmë për veprimtarinë e tyre kombëtare.E kam takuar Lekën jo vetëm në tubime e demonstrata, në mbledhje fondesh për luftën apo në lobime me kongresmenë e senatorë, por edhe në France, ne Rambuje, kur vendoseshin fatet e Kosovës,ne Vatikan,Kosove,SHqiperi,Washington,Dejton etj.

Z. Lekë si nacionalist nuk është pajtuar me të majtën shqiptare, ndërsa për liderët demokratë, vëllezërit Gojçaj, kanë qenë të palodhur dhe të pakursyer. Mjafton që të përmendim vetëm faktin se sa herë vinin për vizita pune në SHBA dr. Rugova apo dhe kryeministri i sotëm i Shqipërisë, Prof. Dr, Sali Berisha,  Lekë Gojçaj me vëlla vihej në dispozicion dhe Makinat e tyre ishin të gatshme që në aeroport. Janë të njohura udhëtimet shoqëruese me dr. Rugovën në Washington e Nju Jork. Nëse do të rastiste që  në ndonjë vizitë të dr. Rugovës në SHBA, nuk do të ishte i pranishëm Lekë Gojçaj, presidneti i Kosovës pyeste, po Lekën a e keni njoftuar? Besoj se ai e respoktonte aq shumë sa edhe siç tashmë është bërë publike, edhe amanetin  për t’u varrosur me një arkivol nga Amerika, ua kishte besuar në të gjallë vëllezërve Gojçaj. Besoj se ky fakt nuk ka nevojë për komente.

Ajo që i ka bërë të njohur jo vetëm në diasporën shqiptare të Amerikës, por kudo; në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, ka qenë veprimtaria humanitare e vëllezërve Gojçaj si dhe përkushtimi i tyre rrëth Nënë Terezës. Ky libër dëshmon se si e nisën ata punën e tyre për ta përjetësuar Nënë Terezën si shqiptare duke përgatitur shtatoren e saj, që tashmë janë të vendosura në Malësi, Nju Jork, Prishtinë, Mitrovicë, Strugë etj.

Unë ndjehem mirë që kam qenë bashkëpunëtor me vëllezërit Gojçaj në komisionin e Mitrovicës dhe të Strugës.

     E kam njohur Lekë Gojcajn edhe në raste pajtimesh gjaqesh dhe kam parë nga afër forcën e fjalës dhe logjikës së këtij malësori, që edhe pse nuk ka marrë shkollim të rregullt, ai ka zoëtruar artin e të folurit bukur, orator i zoti, njeri me logjike dhe në kuvende fjala i ka zënë vend përhereë.

Duke lexuar librin e Lekë Gojcajt them se paskam pasë njohur pak Lekën dhe familjen e tij me kontribut të vecantë në rrjedhat e kohës. Leka tregon bukur historinë e jetës së tij. Ai nuk i zbukuron ngjarjet, nuk i fsheh shqetësimet, edhe pse e di se e vërteta jo gjithëmonë pëlqehet; dëshmon se ka një kujtesë fenomenale, që nuk i kanë shpëtuar pa i regjistruar ngajrjet e kohës. I mbetur jetim në moshë të vogël, ai ka pasur fatin që si fëmijë të ulet në odat e burrave dhe të dëgjojë kuvendet e të rriturëve. Kjo i ka dhënë pjekuri në gjykime.

Mendoj se libri është shkruar bukur, ngjarjet që shtjellohen nuk të mërzisin. Rrëfimi është i sinqertë dhe ke dëshirë që t’i shkosh deri në fund.

Leka me kuarjo replikon dhe debaton nëpër faqet e librit sic edhe ka debatuar në jetë, madje jo vetëm me njerëz që i kanë nxjerrë problem në jetë, por ai nuk ia përton që të replikojë edhe me politikanë e diplomatë. Unë si vatran ndjehem shumë i detyruar ndaj asaj cfar  ka shkruar Lekë Gojcaj në mbrojtje të Vatrës, duke iu kundërvënë sulmeve që i ka bërë asaj ish ambasadori Agim Nesho, i cili njihej për qëndrimet e veta majtiste në kryerjen e detyrës. Edhe pse Leka replikën e ka ndërtuar në mbrojtje të vetes, ai nuk ka qëndruar indiferent ndaj informacionit të rremë që përcjell Nesho në librin e  vet, ku merr në mbrojtje majtistët dhe shan Vatrën, nga që ajo nuk i dha përkrahje përsa kohë ai ushtroi detyrën e  vet.

Sic janë atdhetarë të mirë e të përkushtuar, Leka me vëlla, janë edhe besimtarë e fetarë të përkushtuar. Dhurimet për institucionet fetare, për Kishën Zoja e Shkodërs, apo Kishat në Detroit e Katedralen Nënë Tereza(Ku shifrat janë 100 mijë dollarëshe), do të ishin të pamjafta nëse nuk do të përmendnim këtu edhe dhurimet që ata kanë bërë për xhami e teqe. Këto dhurime për vëllezërit myslimanë tregojnë shpirtin e pastër të malësorëve bujarë.

Përkushtimin ndaj figurave fetare duket qartazi po të ndalemi në përshkrimet për Imzot Mark Sopin, në përshkrimin e takimit me Papën, takimet me Dom Lush Gjergjin dhe lartësimin e personalitetit të tij, jo vetëm si bibliogarfi më i shquar i Nënë Terezës, por edhe si personalitet i përmasave të mëdha. Me interes janë të dhënat që ky libër sjell për Patër Andrea Lulin, apo historia interesante e Patër Marjan Prelës.

Kapitull interesant mbetet ai me titull “Partia ime është kombi, prijësi ishte Rugova”. Vetë titulli flet qartazi për përkushtimin dhe vizionin e dr. Rugovës si prijës i kombit. Me shumë interes janë përshkrimet që bën Leka në kohëtakimet me Dr. Rugovën, që nga ai kushtuar seminarit të 300 vjetorit të Bogdanit, kur Leka nuk mund të anashkalohet edhe për faktin se ishte kryetar i këshillit të Kishës, kështu që ata që rrëfejnë më pas nuk bëjnë mirë që e anashkalojnë duke mos e përmendur as detyrën që ai kryente.

   Edhe rrëfimet që Leka bën për takimet e shumta që ka pasë me  presidentin Rugova, si këtu në SHBA, ashtu edhe në Kosovë. Madje janë shumë prekës momentet kur dr. Rugova i beson Lekës një rrëfim të vecantë të jetës së vet, kur kishte ardhë për studime në Prishtinë, kishte fjetur jashtë natën e parë të ardhjes, pikërisht në atë vend ku lartësohet sot shtatorja e Nënë Terezës.

Unë mendoj se ka bërë mirë që Leka ka përfshirë në faqet e këtij libri edhe pjesë nga dëshmia e dr. Rugovës në Tribunalin e Hagës. Përballja e presidentit Rugova me Hitlerin Milloshevic, i vuri kapakun thashethemnajës  që kishin ngritur kundërshtarët e tij. Rugova në përballjen me Milloshevicin mbeti superior.

Libri i z. Gojcaj ka vlera historike për ngjarjet që përcjell. Interesnate është historia e shkurtër e Malësisë, ku me një vështrim të shpejtë, parakalon jo vetëm historia e familjes Gojcaj, por edhe vetë Malësisë.I dhimbshëm e prekës është casti i humbjes të atit, mbetja jetimë e dy vëllezërve dhe motrës, e cila nuk do ta shihte kurrë atin me sy. Jeta e Gojcajve nuk ka qenë  rrugë e asfaltuar, por me nënën Katrinë, burrneshë e trime, me ndihmën dhe me përkujdesjen e axhës, Luk Deda, familja qëndroi kryelartë dhe ishte një shembull mosnënshtrimi ndaj provokimeve sllave.

Në libër ka dhe rrëfime të bukura që të mbeten në mendje.  I tillë është “Rrëmbimi i Tole Smajlit”, që të ngjason me një baladë të denjë për skenar filmi.

Libri edhe pse denoncon puthadorët dhe shërbëtoret e antishqiptarë, përcjell mesazhe bashkimi. Ky libër përmbledh gjithëcka që ka lidhje me familjen e vëllezërve Gojcaj, që nga lindjet, dasmat e deri tek mortet dhe si i tillë ai nuk mund të linte jashtë fokusit të tij edhe problemet e shqetëësimet që ka pasur dhe si të tilla i ka shpalosur ato publikisht si për t’i denoncuar publikisht. Synimi mendoj se është që të tjerët të nxjerrin mësim nga pësimet e Gojcajve, që mirësia në ndonjë rast u është shpërblyer me të kundërtën, mosmirënjohjen.Por duke qenë se këto janë probleme të vetë familjes, unë nuk po ndalem rreth tyre.

Libri ka marrë formë të plotë duke sjellë në faqet se cfarë kanë shkruar të tjerët për Lekën dhe Pashkun e familjen Gojcaj. Artikujt nga gazeta e revista, plotësojnë atë c’ka Leka vetë nuk i rrëfen me detaje. Këto shkrime të shkruara në kohë të ndryshme dhe në gazeat e revista të ndryshme sjellin dhe një larmi stili të të shkruarit.

Një kënaqësi të vecantë të dhuron shfletimi i albumit fotografik.

 Në përfundim të fjalës time do të uroja Lekën për librin dhe të gjithë familjen atdhetare Gojçaj për kontributin atdhetar në shërbim të kombit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora