Kulturë
Halit Bogaj: Braveheart
E marte, 08.12.2009, 08:54 PM

/Laureat i 5 çmimeve oskarë/
Nga Halit Bogaj
“ZEMËRTRIMI” është dramë historike e Mel Gibsonit e realizuar në vitin 1995, në të cilën trajtohet historia skotlandeze në luftën e parë për pavarësi nga Anglia.Gibson portretizon skotlandezin legjendar Viliam Vallas i cili vdes heroikisht nën kthetrat e xhelatit mbretëror për lirinë e atdheut të tij të dashur.Mbretin e ashtuquajturi/ Eduard Këmbëgjati /në film e interpreton në mënyrë besnike Patrik Mek Gohan, një aktor i madh filmor dhe teatror anglez.
Filmi i fitoi 5 çmime oskarë, duke hyrë në radhën e filmave më të shpërblyer në historinë e kinematografisë botërore në përgjithësi dhe të asaj amerikane në veçanti, ku bënë pjesë edhe oskari për regjisorin Mel Gibson.Suksesi i filmit ndihmoi në ringjalljen e spektaklit historik që kishte filluar të zbehej së trajtuari dhe si rezultat i këtij filmi krijohen edhe kryevpera të tjera si: Gladiatori, Patrioti, Aleksandri, Troja, Mbretëria qiellore, 300 spartanët etj.
![]() |
Mel Gibson - Braveheart |
Ngjarja e filmit ndodhë në vitin 1280 kur mbreti anglez Edvard Këmbëgjati e okupon tërë Skotlandën kurse aparati i tij ushtarak represiv e kishte bërë të
pamundur jetën e njerëzve.Si viktima të atyre mundimeve të padurueshme vriten edhe babai dhe vëllau i Viliam Vallasit.
Disa vite më vonë kur Vallasi ishte rritur në mbikqyrjen e xhaxhait të tij jashtë Skotlandës, skotlandezët akoma vuanin nga ligjet e vështira të armikut të tyre të pashpirtë.Vallasi kthehet për ta jetuar një jetë fermeri dhe larg përzierjeve politike.Me të arritur ai përjeton romansën me shoqen e tij nga fëmijëria, me të cilën martohet fshehurazi për t’i ikur ligjjit të tmerrshëm anglez që nusja të ishte e tjetërkujt në natën e parë të martesës!
Pasiqë i rrahë disa ushtarë që ia zënë rob nusen, Sherifi ushtark anglez ia prêt fytin të dashurës së Vallasit.
Në atë rast të tmerrshëm kryetrimi legjendar egërsohet dhe i vret disa ushtarë, duke ia prerë fytin në të njëjtën mënyrë pikërisht atij që ia vrau të dashurën.Vallas ndihmohet edhe nga banorët tjerë atdhetarë të cilët i priste i njejtë fat, duke i ndezur kazermat angleze dhe duke e filluar luftën çlirimtare.

Vallasi arrinte fitore të njëpasnjëshme, duke hyrë aty edhe betejat e famshme të Stirlingut dhe Jorkut, por në betejën e madhe të Falkirkut e tradhëtojnë feudalët skocezë.Heroi i filmit fillon jetën e tij të fshehtë, por i vret dy fisnikë tradhëtarë për t’ua futur tmerrin edhe të tjerëve që u shërbenin pushtuesve të atdheut të tyre.
Prapë me tradhëti, Viliam Vallas bie në duart e armikut por vdes me fjalët e lirisë në gojë, duke e tmerruar para vdekjes edhe mbretin Eduard që kishte dhënë urdhërin që ta vrisnin kryetrimin skocez.Dënimi bëhet në qendër të Londrës por efekti ishte i kundërt nga ai që donin ta arrinin anglezët.
Pas një kohe të shkurtër feudali Brus e merr komandën për ta vazhduar luftën e shenjtë skoceze e cila edhe pas vdekjes së heroit zhvillohet nën emrin e tij, deri në pavarësinë e plotë të Skotlandës.
Komentoni
Artikuj te tjere
Kalosh Çeliku: Komunist i arratisur
Pal Sokoli: Tahiri, Mala dhe Marku
Agim Rexhaj: “Shtatoret e përjetësisë”, një libër që ka vlerë jo vetëm për familjen Gojçaj
Halit Bogaj: Ahmet Delia
Albert Vataj: Diagnoza dhe terapia e një lëngimi politik
Demir Krasniqi: Mediumet publike - Flamurtarë të degradimit të vlerave tradicionale të kulturës sonë kombëtare
Zef Mulaj: Ngjarje në vitet 1974 në Shqipëri
Halit Bogaj: Zhan Pol Belmondo
Kalosh Çeliku: Teutat e soçme kuqezi, gra ''besnike'' në parti
Arben Kallamata: Trimat e mençur të UÇK-së
Trimrron Rexhepi: Nocion i brendshëm
Albert Zholi: Doli ne treg monografia e “Artistit të Popullit” Luftar Paja
Halit Bogaj: Alen Delon
Bilall Maliqi: Intervistë me Dr. Ismet Hebibin shkrimtar, politikan dhe shkencëtar
Sokol Demaku: Babadimri prej Kosove
Ferit Ramadani: Trinia Ilire (Cikël poetik)
Mihai Antonescu: Zjarre dhe kambana
Shefqet Dibrani - Poezia e Sevdije Rexhepit (2)
Këze Kozeta Zylo: Burrit shqiptar, Ibrahim Rugova
Cikël poezish satirike nga Nehat Jahiu