Kulturë
Pal Sokoli: Tahiri, Mala dhe Marku
E marte, 08.12.2009, 08:20 PM
FLETË NGA DITARI- 1998
Gjakovë
Tahiri, Mala dhe Marku
Nga Pal Sokoli
Në mesditën e së shtunës(05) së parë të shtatorit 1998, se bashku me nënën time(ndjesë pastë),me Kristën( ndjesë pastë), vëllanë e vogël u nisëm për Brekoc të shkonim për drekë të kushërira (vajza e tezes) Linë-Bajraktari.
Posa hymë brenda kishte atmosferë feste, neve as qe na shkoj ndërmend se ishte ndonjë festë. U mirëpritëm shumë nga teze Lina dhe anëtarët tjerë të shtëpisë. Posa u pyetëm për shëndetin e njëri tjetrit dhe te të tjerëve anëtar të familjes, na erdhën kafet në Tavolinë. Erdhi Marku, i shoqi i kushërirës dhe u ul rreth tavolinës me një buzëqeshje që te linte mbresë se kishte një befasi për ty. Shikova rreth e rrotull dhe nuk pashë kënd tjetër të huajnë qe ishte prezent aty,prandaj pyeta me kureshtje se a mos priste miq të tjerë.
Marku mu përgjigj si nga gryka e topit se nuk priste kënd, por se do të ishte i mirëseardhur kushdo qe vjen sot në këtë shtëpi. Mala po na shpërndante cigare ashtu pa na pyetur fare se a e pinim a jo. Tezja Linë na shërbente me lëngje të ndryshme, pastaj Tonja dhe vajzat e tjera sillnin pjata të tjera me ëmbëlsira të ndryshme. Tahiri Ademi ishte i zoti i shtëpisë, ishte ulur në anën e ngushtë të Tavolinës, i bëri me shenj Malës ta marrë gotën me lëng dhe te ngre dollinë. Mala u lëkund nga vendi dhe mori gotën dhe na u drejtua me “Mirë se ju pruni zoti e ja u kthefshim në gëzime”,mire se ju kemi gjetur i thash unë, e shikova nënën time në sy e pastaj vëllain Kristën sa për ti kapur fillin kësaj pune. Sa për sqarim; sa herë qe shkonim aty te familja e tezës Linë, gjithmonë pas kafesë na shtrohej rakia e meze te ndryshme.
Kot shikuam njeri tjetrin unë dhe Krista, siç dukët sot na duhej ta vazhdonim me lëngje të “Erenikut” të Gjakovës, pa alkool. Teze Lina mori fjalën për ta sqaruar situatën të cilën e dinte se është e pa rregullt për neve. Mori gotën me lëng molle dhe mu fal me të; prit mirë tezak, kjo është rakia jonë për sot o tezaku im. Na sot kemi Bajram, po, po festen e Bajramit.
Mala jonë është i besimit mysliman, dhe neve e festojmë, sot nuk shërbejmë alkool dhe nuk hamë mish derri. Oh sa mire,me fat ju qoftë,e për shumë mote ju thash, po a ka popull me të mire në botë se shqiptarët tonë. Kjo është dukuri e rregullt te shqiptarët,kurrë feja nuk i ka përçarë. Dy besimtarë të mirë të cilës do fe qofshin nuk janë larg njëri tjetrit. Larg njëri tjetrit janë dy besimtarë të këqij. Merreni më mend po ti thuash një arabi se Mala jeton me një familje me anëtarë te besimit katolik, ata do ta pushkatonin,ata nuk do ta besonin se Tahiri e Mala i kishin baba-të vëllezër. Ose e kundërta, një fanatik katolik do ta quante të pamundur jetën me Malën në një kulm. Tahiri dhe Mala tregonin diçka nga historia e tyre familjare,dëshmonin se janë kushërinj të afërt,të një gjaku dhe se asgjë nuk i ka penguar të jetojnë në një familje. Marku mori si shembull edhe fqinjët e tjerë nga familja e Jetishve në Brekoc(të besimit mysliman) dhe Jetishve nga fshati Meje(të besimit katolik) qe ishin gjithashtu kushërinj të afërt,dhe si nëna e tyre kishte mbetur e besimit katolik dhe se kishte pas vendosur te jetoj me Jetishët e besim mysliman. Pas vdekjes së saj ajo ishte varrosur me të gjitha ritët e besimit katolik të cilin ja kishin organizuar djemtë e besimit mysliman.
Unë konstatova se shqiptarët të cilët edhe pse kanë “marrë”(me dhunë) besimin mysliman nga okupuesit tanë të dikurshëm nuk ju kanë marrë traditat e tyre,po i kanë ruajtur ato shqiptare,kanë ruajtur fisit, nuk janë martuar brenda fisit,e lëre brenda familjes. Ne kaluam një ditë shumë të mirë,në mbrëmje na përcollën deri të dera e oborrit të gjithë familja. Në ndarje na than; ejani për festen e Zojës së Vogël me 7 shtator.
Me ka mbetur një kujtim i pashlyeshëm. Ashtu qoftë.

Komentoni
Artikuj te tjere
Agim Rexhaj: “Shtatoret e përjetësisë”, një libër që ka vlerë jo vetëm për familjen Gojçaj
Halit Bogaj: Ahmet Delia
Demir Krasniqi: Mediumet publike - Flamurtarë të degradimit të vlerave tradicionale të kulturës sonë kombëtare
Zef Mulaj: Ngjarje në vitet 1974 në Shqipëri
Halit Bogaj: Zhan Pol Belmondo
Kalosh Çeliku: Teutat e soçme kuqezi, gra ''besnike'' në parti
Arben Kallamata: Trimat e mençur të UÇK-së
Trimrron Rexhepi: Nocion i brendshëm
Albert Zholi: Doli ne treg monografia e “Artistit të Popullit” Luftar Paja
Halit Bogaj: Alen Delon
Bilall Maliqi: Intervistë me Dr. Ismet Hebibin shkrimtar, politikan dhe shkencëtar
Sokol Demaku: Babadimri prej Kosove
Ferit Ramadani: Trinia Ilire (Cikël poetik)
Mihai Antonescu: Zjarre dhe kambana
Shefqet Dibrani - Poezia e Sevdije Rexhepit (2)
Këze Kozeta Zylo: Burrit shqiptar, Ibrahim Rugova
Cikël poezish satirike nga Nehat Jahiu
Luan Çipi: Imazhi i Vlorës
Edmond Tupja: Një popull e vetëm një!
Ramiz Gjini: Gruaja e huaj