Halit Bogaj: Braveheart
| E marte, 08.12.2009, 08:54 PM |
BRAVEHEART/ZEMËRTRIMI /1995//Laureat i 5 çmimeve oskarë/Nga Halit Bogaj“ZEMËRTRIMI” është dramë historike e Mel Gibsonit e realizuar në vitin 1995, në të cilën trajtohet historia skotlandeze në luftën e parë për pavarësi nga Anglia.Gibson portretizon skotlandezin legjendar Viliam Vallas i cili vdes heroikisht nën kthetrat e xhelatit mbretëror për lirinë e atdheut të tij të dashur.Mbretin e ashtuquajturi/ Eduard Këmbëgjati /në film e interpreton në mënyrë besnike Patrik Mek Gohan, një aktor i madh filmor dhe teatror anglez.Filmi i fitoi 5 çmime oskarë, duke hyrë në radhën e filmave më të shpërblyer në historinë e kinematografisë botërore në përgjithësi dhe të asaj amerikane në veçanti, ku bënë pjesë edhe oskari për regjisorin Mel Gibson.Suksesi i filmit ndihmoi në ringjalljen e spektaklit historik që kishte filluar të zbehej së trajtuari dhe si rezultat i këtij filmi krijohen edhe kryevpera të tjera si: Gladiatori, Patrioti, Aleksandri, Troja, Mbretëria qiellore, 300 spartanët etj. |
Mel Gibson - Braveheart |
Mel Gibson me këtë film arrin kulmin e afirmimit të tij si një kineast i madh, i cili jo vetëm që ka prirje të jasht’zakonshme për aktrim, por ai është gjenial edhe në lëmin e regjisë, çfarë e dëshmoi me “Zemërtrimin” e tij të paharruar, duke mbetur ndër figurat më të dashura fimore në artin e shtatë.Ngjarja e filmit ndodhë në vitin 1280 kur mbreti anglez Edvard Këmbëgjati e okupon tërë Skotlandën kurse aparati i tij ushtarak represiv e kishte bërë tëpamundur jetën e njerëzve.Si viktima të atyre mundimeve të padurueshme vriten edhe babai dhe vëllau i Viliam Vallasit.Disa vite më vonë kur Vallasi ishte rritur në mbikqyrjen e xhaxhait të tij jashtë Skotlandës, skotlandezët akoma vuanin nga ligjet e vështira të armikut të tyre të pashpirtë.Vallasi kthehet për ta jetuar një jetë fermeri dhe larg përzierjeve politike.Me të arritur ai përjeton romansën me shoqen e tij nga fëmijëria, me të cilën martohet fshehurazi për t’i ikur ligjjit të tmerrshëm anglez që nusja të ishte e tjetërkujt në natën e parë të martesës!Pasiqë i rrahë disa ushtarë që ia zënë rob nusen, Sherifi ushtark anglez ia prêt fytin të dashurës së Vallasit.Në atë rast të tmerrshëm kryetrimi legjendar egërsohet dhe i vret disa ushtarë, duke ia prerë fytin në të njëjtën mënyrë pikërisht atij që ia vrau të dashurën.Vallas ndihmohet edhe nga banorët tjerë atdhetarë të cilët i priste i njejtë fat, duke i ndezur kazermat angleze dhe duke e filluar luftën çlirimtare.
Lajmet e rebelimit përhapen shumë shpejtë dhe Viliam Vallas bëhet trimi më i madh i atdheut që kishte arritur në çastin e duhur të historisë skoceze për t’i ardhur në ndihmë popullit të tij okupuar..Së shpejti ushtria e tij rritet në përmasa të mëdha por ishte e pamundur që të mposhtej Anglia e fuqishme së cilës akoma i ndihmonin edhe disa princër të tjerë skocezë për t’i ruajtur privilegjet dhe pronat e tyre të shumta që ua jepte Anglia në shërbim ndaj tradhëtisë kombëtare..Vallasi arrinte fitore të njëpasnjëshme, duke hyrë aty edhe betejat e famshme të Stirlingut dhe Jorkut, por në betejën e madhe të Falkirkut e tradhëtojnë feudalët skocezë.Heroi i filmit fillon jetën e tij të fshehtë, por i vret dy fisnikë tradhëtarë për t’ua futur tmerrin edhe të tjerëve që u shërbenin pushtuesve të atdheut të tyre. Prapë me tradhëti, Viliam Vallas bie në duart e armikut por vdes me fjalët e lirisë në gojë, duke e tmerruar para vdekjes edhe mbretin Eduard që kishte dhënë urdhërin që ta vrisnin kryetrimin skocez.Dënimi bëhet në qendër të Londrës por efekti ishte i kundërt nga ai që donin ta arrinin anglezët.Pas një kohe të shkurtër feudali Brus e merr komandën për ta vazhduar luftën e shenjtë skoceze e cila edhe pas vdekjes së heroit zhvillohet nën emrin e tij, deri në pavarësinë e plotë të Skotlandës.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.