E hene, 29.04.2024, 05:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Vështrime të shkurtëra për 4 filma shqiptarë

E merkure, 09.12.2009, 08:55 PM


VËSHTRIME TË SHKURTËRA  PËR 4  FILMA SHQIPTARË

Nga Halit Bogaj

Siç është theksuar edhe shumë herë, filmi i parë shqiptar i metrazhit më të gjatë ishte”Tana”/1958/ i regjisorit Kristaq Dhamo, me Tinka Kurtin dhe Naim Frashërin në rolet kryesore,  ngjarja e të cilit daton  në vitet e pasluftës kur populli tentonte t’I zhdukte zakonet prapanike të cilat kishin ngulur rrënjë të thella në trojet shqiptare.

“Tana” është film ambicioz i  cili shënon  nisma pozitive në mbarëvajtjen e mëtejme të kinematografisë  shqiptare në të cilin aktorët kryesorë japin gjithçka nga vetja për t’i realizuar rolet e tyre të shkëlqyera.

Filmi zgjoi interesim të madh jo vetëm në qarqet shqiptare por edhe në ato ndërkombëtare, duke shënuar kthesa të reja dhe kulminante në artin e shtatë.Naim Frashëri dhe Tinka Kurti vërtet sikur ishin të krijuar për dy personazhet kryesore të filmit të cilat edhe sot e atë ditë kujtohen me adhurim nga të gjithë artdashësit e pasionuar filmorë.

Filmi kishte rëndësi të madhe edhe nga fakti se ishte krijimi i parë shqiptar me forcat vetanake me të cilin dolën në dritë përpjekjet maksimale të kineastëve tanë për të bërë vepra të tilla artistike të cilat qëndrojnë në nivel të lartë dhe lakmohen edhe nga kinematografitë e tjera të  zhvilluara botërore të rajonit/

‘’Tana’’jepte shpresa optimiste  se rruga film krijuese do të ishte edhe më e sigurtë, aq më tepër kur bëhej fjalë për talentë të rinj regjisorialë të cilët kishin studjuar nëpër shkolla të ndryshme evropiane siç ishte edhe regjisori Kristaq Dhamo i cili kishte kryer Akademinë filmore në Pragë, themesles I  së cilës kishte qenë regjisori desident çek Millosh Forman I cili I kishte aarritur disa suksese në Amerikë me filmat e tij’’Flokët’’dhe’’Amadeus’’.

Në vitin 1957 xhirohet edhe filmi i parë artsitik i metrazhit të shkuartër  “Fëmijët e saj” i regjisorit Hysen Hakan, i realizuar nga Kinostudion ‘Shqipëria e re” i cili ghithashtu zgjoi intersim të madh në qarqet e artdashësve filmorë.

Rolet kryesore në këtë film i interpretuan:Marie Logoreci/edukatorja/, Naim Frashëri/Mësuesi/, Loro Kovaçi/Beqir Aga/, Esma Agolli/Nusja/ dhe Pjetër Gjoka/Doktori/.

Fatimja është edukatore në një kopësht për të vegjlit..Në një çast, kur fëmijët vaksinohen,  asaj i del përpara një ngjarje e hidhur…Dikur edhe ajo ka patur një fëmijë  me emrin Petrit, por i cili nga një kafshim qeni të tërbuar kishte vdekur”.

Filmi u shfaq për herë të parë në Tiranë dhe ishte si temë diplome në Pragë në të cilin  diplomoi me sukses regjisori i shquar –Hysen Hakan.

Në vitin 1959 xhirohet filmi’Furtuna” që trajton aspekte nga lufta nacionalçlirimatre.Në këtë film dominon forca krijuese shqiptare në të cilin morën pjesë aktorët:Naim Frashëri, Ariadna Shenegellaja, Pjetër Gjoka, Lazër Filipi, Vangjel Hebo, Ilia Shyti, Sulejman Pitarka, Loro Kovaçi, Mihal Popi dhe Kadri Roshi.

Një grup patriotësh qëndrojnë  ballëlartë para pushkatimit.Plumbat u bien në  gjoks, me ç’rast njëri prej tyre përkulet por ngritet sërish…

Arbeni ndalon me një makinë para një kafeneje dhe e vret një oficer të lartë italian.Për ta shpëtuar dasmorët e veshin me rrobet e dhëndërrit.

Në këtë film nxirret në shesh rezistenca popullore ndaj okupatorit , duke u bërë edhe plani kundër hedhjes në ajër të një ure, ku duhet ta angazhohet vajza e re Zana e cila bie në burgun fashist.

…Italia kapitullon .Hapet burgu i qytetit nga i cili del Zana trimëreshë dhe heroinë, por gjermanët bëjnë terror në popull.Zana niset për në male, së  bashku me komisarin , e cila edhepse zbulohet nga gjermanët ,shpëton prej tyre.Komisarin e strehon një grua fshatare  e cila e sakrifikon edhe vajzën e vetë për të bërë mirë ndaj partizanit.

Filmi, si edhe realizimet e tjera kombëtare, zgjoi intersim të madh ,duke u bërë shumë i shikuar në të  gjitha viset e atdheut.

Në vitin 1961 Kinostudio”Shqipëria e re” rrit numrin e filmave të saj duke realizuar edhe projektin”Debatiku” me temë nga Lufta çlirimtare kundër okupatorit të huaj, të cilin e krijoi regjisori Hysen Hakan.

Filmi ishte realizuar me vështirësi të mëdha dhe me interier të varfët por meqë të gjithë pjesëmarrësit ishin tejet të entuziazmuar, projekti në fjalë u bë shumë i shikuar dhe i popullarizuar, sidomos nga të rinjtë shqiptarë/të cilëve u kushtoghet filmi Debatiku/, për kontributin e tyre të madh në çlirimin e atdheut nga okupatori nazisfashist..

Filmi ishte edhe projekti i parë e operatorëve:Dhimitër Anagnosti dhe Viktor Gjika që kishin mbaruar studimet në institutin filmor të Moskës, duke qenë edhe kineastët e parë profesionistë në Shqipërinë e atyre viteve.

Filmi dallohet edhe për cilësinë e lartë të fotografisë, në të cilin rolet krysore i luajnë:Roland Trebicka, Shpëtim Plasari, Besim Lëvonja, Sulejman Pitarka  dhe Sandër Prosi/si  drejtor i shkollës./


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora