Kulturë
Halit Bogaj: Gjahtari i kaprojve
E merkure, 09.12.2009, 08:50 PM

(Laureat i 5 çmimeve oskarë)
Nga Halit Bogaj
‘’Gjahtari i kaprojve’’ është ndër filmat antiluftarak i xhiruar në vitin 1978 i cili zgjatë 3 orë. Regjisor i filmit është Majkëll Çimino.
Filmi flet për tre amerikanë me origjinë ruse të cilët punojnë në një fabrikë çeliku dhe janë të detyruar të shkojnë në luftën e Vietmanit e cila mori dhjetëra e mijëra viktima të rinjsh amerikanë . Në film aktrojnë:Robert De Niro , Xhon Kazale (të njohur edhe në filmin Kumbara II) , Xhon Sevixh, Kristofer Volken, Meril Strp etj.
Filmi analizon ndikimine luftës në psikën njerëzore.
Majkëll Çimino/me origjinë indiane/ u bë njëri ndër regjisorët më të famshëm amerikanë i cili krijoi një film , vërtet antologjik.

Në aktin e dytë gjenden në Luftën e Vietnamit me ç’ rast Majku kishte thënë se çkado që të bëhet ai askend nga shokët nuk do ta lente në baltë nëse do të ndodhte diçka në fushëbetejën e tmerrshme në të cilën do të shkojnë ku do ta përjetojnë ferrin e vërtetë.Dhe fati e do që Majku Niku dhe Stiveni të përfundojnë si robër lufte në Vietnam, duke u detyruar që ta luajnë Ruletin rus për t’i argëtuar ushtarët e Vietkongut. Pas një plani të menduar mire ata ikin nga ushtarët e armikut me ç’ rast Niku hyp në një helikpter amerikan dhe shpëton kurse atje mbesin Majku dhe Stiveni, por edhe ata arrijnë disi t’i bashkohen një konvoji ushtarësht amerikanë. Majku dhe Stiveni/i paralizuar/ kthehen në SHBA, kurse Niku mbetet në Vietnam për të marrë pjesë në garat e Ruletit rust ë vitit 1975.Niku ishte shumë i dëshpëruar dhe pikërisht përmes personalitetit të tij depresiv shihet edhe ai ndikimi i madh i luftës siç u tha edhe më herët në psikën e njeriut.
Ashtu siç e kishte thënë edhe më parë Majku kthehet në Sajgon për ta kërkuar shokun e tij/Nikun/ dhe pasi që e gjen përpiqet që ta bind që të kthehet me të në atdhe.Por Niku/pasi kishte rënë në depresion/ e vret veten me revole gjatë Ruletit.
Majku e sjell trupin e tij në atdhe për ta varrosur.
Filmi ishte ndër kryeveprat më të fuqishme të kohës ndaj edhe i fitoi 5 çmime oskarë, njërin prej të cilëve e mori Kristofer Volken për rolin sekondar të Nikut port të cilin e aktroi për mrekulli dhe në mënyyrë shumë bindëse, duke i mahnitur si shikuesit ashtu edhe kritikët e filnit dhe duke u bërë si njëri ndër aktorët më të kërkuar.
De Niro kishte thënë se ai kishte qenë filmi i cili e kishte munduar më së tepërmi fizikisht.
|
Për te xhiruar këtë film thuhej se Majkëll Çimino ishte inspiruar nga vepra’’Tre shokët’’ e shkrimtarit gjerman Erih Maria Remark.
Pjesa dërmuese e kritikës e ka lavdëruar filmin për shkak të paraqitjes reale të ngjarjeve, por disa janë ankuar në gjatësinë e panevojshme të tij e cila herëherë kalonte edhe në mërzitje të shikuesit.Sidoqoftë filmi është një apotheozë kushtuar miqësisë së thellë njerëzore dhe përkatësisë etnike të një komuniteti tjetër që jetonte në Amerikë, në këtë rast i rusve të amerikanizuar.
Filmi është quajtur edhe si Agonia e luftës së Vietnamit, përkatësisht si një disfatë e panevojshme dhe absurde e qeverisë së atëhershme amerikane.Filmi edhe sot shikohet me interesim dhe kemi çka të mësojmë prej tij.
![]() |
Meryl Streep & Robert de Niro |
Komentoni
Artikuj te tjere
Albert Zholi: Artisti për veten, familjen dhe shokët
Halit Bogaj: Muri i Berlinit
Cikël me poezi nga Përparim Hysi
Halit Bogaj: Braveheart
Kalosh Çeliku: Komunist i arratisur
Pal Sokoli: Tahiri, Mala dhe Marku
Agim Rexhaj: “Shtatoret e përjetësisë”, një libër që ka vlerë jo vetëm për familjen Gojçaj
Halit Bogaj: Ahmet Delia
Albert Vataj: Diagnoza dhe terapia e një lëngimi politik
Demir Krasniqi: Mediumet publike - Flamurtarë të degradimit të vlerave tradicionale të kulturës sonë kombëtare
Zef Mulaj: Ngjarje në vitet 1974 në Shqipëri
Halit Bogaj: Zhan Pol Belmondo
Kalosh Çeliku: Teutat e soçme kuqezi, gra ''besnike'' në parti
Arben Kallamata: Trimat e mençur të UÇK-së
Trimrron Rexhepi: Nocion i brendshëm
Albert Zholi: Doli ne treg monografia e “Artistit të Popullit” Luftar Paja
Halit Bogaj: Alen Delon
Bilall Maliqi: Intervistë me Dr. Ismet Hebibin shkrimtar, politikan dhe shkencëtar
Sokol Demaku: Babadimri prej Kosove
Ferit Ramadani: Trinia Ilire (Cikël poetik)