Kulturë
Cikël poetik nga Zeqir Gërvalla
E enjte, 10.12.2009, 08:06 PM

DASHURIA IME
Lindjes
përditë ia merr
nga një xixë d( r )ite
dhe ia falë
Perëndimit…
Veri e jug
bëjnë presion mbi të
ta gjunjëzojnë
mes Lindjes e Perëndimit!
Ajo bëhet
Urë rrezesh
për L-I-N-D-J-E
të REJA
Jugut
përditë ia vjel
nga një ylber ngrohtësie
dhe ia fal
ARDHMËRISË
Veriu
në çmendurinë e tij
humb torruan
i ngatërruar
i vetmuar
Ajo digjet - QIRI
Errësirave të Kohës e Jetës
E nuk shuhet dot
Hy-R-je në Lë-Vi-(Z)je…
Në të katër horizontet
e Ar(b)dheut tim.
Në të katër horizontet e botës.
KANJUSHË E VERDHË KRENARE
(Tre dëshmorëve të kombit: Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës)
Kanjushë… Kanjushë e verdhë!
Ti mbete përherë
lajmëtare e (I)lirisë
Kanjushë e verdhë…
E ai që nga zemra të nxori i pari
e të lëshoi në fluturim të lirë
hyri në (I)lirinë e këngës…
Po, po … fluturoi në diell në hënë e në yje
që kurrë më të mos bie;
U bë kujtesë në kujtesën e kombit
së bashku me yjet e tjerë
të lindur e të palindur
Për një PRANVERË;
Kanjushë… Kanjushë e verdhë!
II
Kanjushë! Eja, Kanjushë e verdhë…!
Eja e fluturo në qiellin e Kosovës
e puthe (I)lirinë në ballë
që e vizatuan zogjët e bardhë
me qumështin e tyre të kuq
në qiell…në tokë…në ujë…
në gjethe… në lule…
drejt diellit - hënës e yjeve
drejt (I)lirisë…
Pastaj …lehtë, lehtë si rreze… si dritë
Kanjushë e verdhë zbrit në Dubovik
e përqafoje
e puthe
fort
fort
fort
Nënë Ajshën - DËNDRESË KOSOVE;
Dhe… në vend të ngushëllimit
Uroja DASMËN E YJEVE
e thuaj: - po të vijnë djemtë e lirisë
krushqit e (I)lirisë
më të bukur se kurrë;
Qe… Jusufi me kitarë
Kadriu me flamur…
Bardhoshi me Bardhën
bardhësive të (I)lirisë
nga gjak i kuq i dëshmorëve
të vjetër e të rinj…
Kanjushë e verdhë… Kanjushë krenare!
III
Ooo… Heejjj…
Kush guxon më t'i trazojë zogjtë e bardhë,
Zogjtë e Kosovës?
Askush… Ooo…Heejjj… Askush
më s'guxon t'i tremb zogjtë e Kosovës,
zogjtë e lirë…
në qiellin e lirë
të Kosovës…Dardanisë…Ilirisë…
Sepse, sot
me ne është edhe i Madhi Zot,
e tërë bota e re është me ne…
Ne po fitojmë…
Korbat e zi karpatianë
në vetëvrasje po shkojnë…
Ne po fitojmë…Ne po festojmë
Kanjushë e verdhë …Kanjushë (I)lirie!
IV
Ja… sot Duboviku ka dasmë…
Sot Kosova feston…
Sot feston e tërë Shqipëria;
Feston dashurinë e juaj,
fjalën e juaj
Feston gjakun e juaj
shdërruar në LULËKUQELIRIE
që nuk vyshken kurrë:
rreze në FLAMUR
me Shqiponjën dykrenare
që nga Skënderbeu e sot…
Vallë, a ka bukuri më të madhe, o Zot?
V
Kanjushë… Kanjushë e verdhë rrezeplotë,
Fluturo… Fluturo mbi Kosovë!
Fluturo mbi Dubovik…!
Po, po… Mbi Bjeshkë të Nemura fluturo!
Se s'janë më të nemura…,
Lirisht fluturo mbi to …!
Fluturo mbi Kosovë, Çamëri, Shqipëri…!
Se, ja… po bëhemi NJË
Se - NJË KOMB E NJË ATDHE JEMI,
se më të ndarë nuk kemi;
Fluturo… Fluturo e lirë
anembanë trojeve iliroshqiptare!
Kanjushë e verdhë… Kanjushë krenare!
CICËRIMA E ZOGUT
Ç'ke o zog?
Ku po të dhemb?
Përse aq me turr po cicëron?
Çfarë po të mungon, o zog?
Eh, çfarë dhembje
evuajtje
që të kesh
mjafton që s'je refugjat nga Kosova
edhe pse të gjithë na pritën mirë;
Edhe ti, o zog
Që aq bukur po cicëron…
Por , ne s'mund të ndjehemi
te lumtur
as të lirë -
pa lirinë e plotë të Kosovës
pa përqafimin e vëllait e motrës
në zemrën e Saj
në lirinë e Saj
në dashurinë e Saj
në lulëzimin
e rrënjëve e të degëve të Saj
Zog, o zog…!
KËTU
Këtu- jemi si shkëmbi në erë
Nga krijimi i jetës në këtë dhe
Këtu- do të jemi përherë
Në çdo frymë të re
GJETHI
Sot duke lexuar ILLYRINË
Ulur në një stol në park:
Befas një gjeth mbi tavolinë
Si nga qielli…më piku, tak
Sytë incizuan me shikim
Atë cast rënien e tij nga lart..
E mora në dorë …oh sa pikëllim!
-Ti nën degën tënde …e , unë larg..
E shikoj… E rrotulloj ….Zverdhë…
Pik(ë)la- pik(ë)la …si e vrarë lie
N’zemër nis diç për t’më there…
-O Zot, çfarë ngjashmërie!
Këtu…as mbrëmja si mbrëmje…
As ….agimi si agim…
Ah! Larg AR(B)DHEUT tim pa ëndje…
Jo. Shpirti s’gjetka dot qetësim.
Komentoni
Artikuj te tjere
Sejdi Berisha: Dy sofra dhe flamujt e principatave ilire...!
Demir Krasniqi: Analizë këngësh nga folklori ynë muzikor
Këze Kozeta Zylo: Një pikë hëne (Cikël poetik)
Halit Bogaj: Vështrime të shkurtëra për 4 filma shqiptarë
Sabile Keçmezi-Basha: Natë kobi
Kalosh Çeliku: Nuk t? z? n?ma e njerk?s po n?ma e n?n?s
Halit Bogaj: Gjahtari i kaprojve
Albert Zholi: Artisti për veten, familjen dhe shokët
Halit Bogaj: Muri i Berlinit
Cikël me poezi nga Përparim Hysi
Halit Bogaj: Braveheart
Kalosh Çeliku: Komunist i arratisur
Pal Sokoli: Tahiri, Mala dhe Marku
Agim Rexhaj: “Shtatoret e përjetësisë”, një libër që ka vlerë jo vetëm për familjen Gojçaj
Halit Bogaj: Ahmet Delia
Albert Vataj: Diagnoza dhe terapia e një lëngimi politik
Demir Krasniqi: Mediumet publike - Flamurtarë të degradimit të vlerave tradicionale të kulturës sonë kombëtare
Zef Mulaj: Ngjarje në vitet 1974 në Shqipëri
Halit Bogaj: Zhan Pol Belmondo
Kalosh Çeliku: Teutat e soçme kuqezi, gra ''besnike'' në parti