Kulturë
Hilmi Saraçi: Bishti
E diele, 13.12.2009, 08:10 PM

“B I S H T I”
Hilmi Saraçi
Sa emër interesant: bishti. Flitet për bishtin shpeshherë me kureshtje nëpër ndeja dhe tubime të ndryshme dhe nuk kuptojnë njerëzitë se bishti egziston dhe ka vëndin e vet në jetën e tyre , në jetën e shtazëve , posaqerisht . Bishti ka shumë veti dhe cilësi karakteristike në jetën e përditëshme , jo vetëm të shtazët por edhe të njerëzit .Njëherë si pjesë , organ në trupin e kafshëve e mandej edhe si “pjesë” dhe “organ” në trupin e njeriut. Mirëpo bishti e ka kuptimin e gjerë , tingëllon , shqiptohet dhe intërpretohet në disa forma . Përveç bisht shtaze dhe “bisht” njeriu , në jetën e përditëshme kemi edhe bishta të tjerë që dallojnë prej bishtit të shtazëve dhe “bishtit “ të njeriut . Njerëzit janë të prirur që të sajojnë dhe të krijojnë “bishta” , të ngjesin bishta me mjeshtri të rrallë . Këta në jetën e përditëshme quhen bishtagjinj . Kështu quhet “firma” e tyre ku punojnë . E kanë këtë zanat në shpirt dhe në zemër, të sajojnë dhe të ngjesin bishta . Vështirë e kanë të largohen nga ky profesion . ?shtë bërë pasion i tyre i përditëshëm ... Njerëzit bëjnë , sajojnë edhe bishta të tjerë : prej drunjëve dhe prej gjësendeve të ndryshme , sepse edhe këta e kanë vëndin e vet , kanë sherbimin e vet në rrjedhat e jetës së njeriut , por dallojnë prej bishtave për të cilët e kemi fjalën .
Njerëzit janë të mësuar që të “kapen” për bishti pa menduar fare se shpeshherë bishti këputet dhe mbesin me bisht në dorë . Nese është i drurit , thehet dhe vështirë është të kapet përseri , të ngjitët dhe të përdorët i plasaritur dhe i thyer . Në zhargonin e gjuhes kanë emrin : bishti i lugës , bishti i shatit , bishti i sakices, bishti i kerrit … Secili ka rrjedhen dhe vlerën e vet. Kur është bishti i lindur , duket lehtë, por janë disa “bishta” që nuk duken . Janë të sajuar dhe “lëvizin” nëpër hapsirë , për rreth trupit pa u diktuar . Disa bishta janë të gjatë , disa të shkurtër. Kur janë të lagur gjatë lëvizjes stërpikin… Shpeshëherë njeriut i laget “bishti” , i rëndohet , memzi “lëvizë” duke stërpikur të tjerët. Disa bishta janë të mbështjellur me leshra e disa bishta janë të mbeshtjellur vetëm me lëkurën e vet , pa asnjë qime , si të disa koka të njerëzve pa qime. Këta quhen njerëz pa qime në krye (çela). Por disa njerëzëve u mungon edhe mëndja. Ata quhen të krisur , të humbur dhe të sëmurë (budalla, ahmaka). Ata janë të prirur të bëjnë marrëzira, të ndyjnë ambijentin me sjelljet e tyre. Karakteristikë është bishti i shkurtër , cub dhe mëndja e lehtë , kashtë . Ka edhe krahasime të tjera. Disa e kanë bishtin e shkurtër . Disa e kanë bishtin më të gjatë . Shpeshherë e ngrisin përpjet dhe nuk i jepin pesë pare , pse e shikojnë të tjerët të zbuluar prapa …
Disa njerëz lehin si qeni , nuhasin si qeni dhe kafshojnë si qeni. Disa të tjerë i ngjajnë dhelprës, i fusin hundet kudo tinzisht, nuk turpërohen , janë të gjveshur moralisht dhe shpirtërisht , kështu të qaraveshur paraqiten kudo në fushën e gjerë të jetës. Kur del për të shetitur qeni cub , vrapon si shigjeta. Sikur ta kishte bishtin më të gjatë ,do të haste në pëngesa, do t’i ngatrrohej bishti nëpër therra , prandaj është i shpejtë. Cubin dhe zotrinë e tij është leht të dallosh . I ngjajnë njeri tjetrit. Prej së largu vërehet dhe dallohet sjellja e njëjtë e tyre. E thërrasin “Cub” si qenin e tij , shpeshherë . Cubi kur nuk është me zotrinë e tij ,është frikacak , nuk i vie mirë që të luajnë , të bëjnë shaka me emrin e tij të vërtet. Kështu bisht pas bishti , përbishtërohen njerëzit dhe luajnë lojrat e tyre dhe qeshin në llogari të njerëzëve që mbajnë të mbështjellur “bishtin”. Ata nuk e kuptojnë cila formë është më e mirë: me “bisht” të mbështjellur apo me “bisht” të ngjitur . Disa bishta me vështirësi lëvizin , janë të rëndë , ashtu siq është i rëndë trupi i tyre , por kur godet , kur hudhet në hapsirën e trupit për rreth , dhëmbja hetohet menjëherë në vendin ku qëllon ky bisht …
Në trupin e kafsheve leht diktohet bishti , mirëpo të njeriu kjo nuk është kështu . “Bishti” i njeriut godet , por kjo goditje nuk duket , vetem paramendohet se është dikund ,në trupin e prapëm të të tij: i mbyllun , i mshehur, i padukshëm . Kta quhen njerëz me “bisht” sepse e kanë “bishtin” e tyre edhe pse nuk duket .Mirëpo ky “bisht” ka rolin e vet gjatë përdorimit dhe zbatimit , në msheftësi. Njerëzit që kanë “bisht”, janë të prirur të veprojnë si kafshet , i kanë vetit e kafshëve , ata kanë dallim vëtem në pamjen e tyre. Kanë emrin e njëjtë: bisht dhe “bisht”, por funkcioni i tyre ndryshon gjatë përdorimit dhe zbatimit. Kemi shumë bishta , me funkcion dhe me përdorim të ndryshëm , për efikasitet të dyanshëm . Mirëpo lëvizja e “bishtit”të njeriut nuk kurorëzohet me punë dhe rezultate të mira . Shtazet e përdorin bishtin për tu mbrojtur prej insekteve , mizave… që e sulmojnë.Këtu shquhet bishti i kalit që lëviz pa u ndalë (si disa njerëz në jetën e përditëshme), me fije të gjata. Qimet e bishtit të kalit janë të thurura shumë dëndur , me fije të egëra. Kalin dhe gomarin e sulmon një mizë që vështirë e kanë që ta mënjanojnë. Edhe njeriu shpeshherë sulmohet prej një lloji të ngjajshëm si miza e kalit . Këto “miza” i ngjitën njeriut dhe vështirë e ka që t’i largojë. Kështu përkundër përpjekjeve për ta mënjanuar , “miza” ngel në trupin e tyre dhe “ushqehet”. Kjo quhet “miza” e kalit që i pëlqen të kapet të disa njerëz të ngjajshëm me kalin . Këta njerëz e kanë gjakun si të kalit. Këtu bishti është i nevojshëm , i domozdoshëm , edhe pse shpeshëherë nuk ka kurfarë efikasiteti në realitetin e jetës. Të njeriu qëndron puna ndryshe .”Bishti” kryen punë të liga dhe të ndyra , punë që nuk kanë vlerë njerëzore. Njerëzit kur flasin për bishtin kanë mendime dhe shpiegime të ndryshme: shkonte pas si bisht , i a shkeli bishtin, i a kishin ngjitur bishtin edhe pse nuk e kishte pasur më parë . I a këputi bishtin.. . Njerëzit që nuk e bajnë “bishtin” me veti nuk kanë prirje të merren me ecurinë e bishtit…
Pse të flitët për bishtin kaq shumë , kur ai nuk ka respekt dhe rendësi? Njerëzit nuk dijnë se bishti ka vëndin e vet në trup. Në trupin e njeriut , prapa tij. Në brendi kryen funkcionin e tij. Njerëzitë që kanë “bishtin” , quhen njerëz me “bisht”. Megjithate këta njerëz me “bishta” dallohen , dihen dhe nuk mund të kamuflohen dhe të fshehin “bishtin”.Këta njerëz me “bishta” janë të ngjajshëm me kafshet, Trupin e kanë të njeriut , ndersa punet që kryejnë u ngjajnë kafshëve.Kafsha nuk ka aftësi mëndore. Kafsha nuk di për mekatet as për gabimet e bëra . Nuk di as per të mirat as për të këqijat që janë në lëvizje të përhershme të jetës . Kafsha ka qëndrimin e vet me tipare të afrimit dhe të bashkëpunimit me njërëzitë me “bishta”.
Komentoni
Artikuj te tjere
Sokol Demaku: Përkufizime bashkëkohore
Naser Aliu: Jeta e tretë
Halit Bogaj: Flamuri dhe Çajupi
Alfred Beka: Nobelistja shqiptare
Gazi Buxheli: Kujdes lirinë (Cikël poetik)
Sami Gjoka: Bote e Kurdisur se Prapthi
Doli nga shtypi buqeta letrare, '' Pesë libra e ndjekin autorin '', e shkrimtarit Kasam Shaqirvela
Sami Islami: Lëvizja ilegale në shërbim të çështjes kombëtare
Halit Bogaj: Njeriu i të gjitha kohrave
Cikël poetik nga Zeqir Gërvalla
Sejdi Berisha: Dy sofra dhe flamujt e principatave ilire...!
Demir Krasniqi: Analizë këngësh nga folklori ynë muzikor
Këze Kozeta Zylo: Një pikë hëne (Cikël poetik)
Halit Bogaj: Vështrime të shkurtëra për 4 filma shqiptarë
Sabile Keçmezi-Basha: Natë kobi
Kalosh Çeliku: Nuk t? z? n?ma e njerk?s po n?ma e n?n?s
Halit Bogaj: Gjahtari i kaprojve
Albert Zholi: Artisti për veten, familjen dhe shokët
Halit Bogaj: Muri i Berlinit
Cikël me poezi nga Përparim Hysi