E premte, 02.05.2025, 09:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Duro Mustafaj: Për të qarë dhe për të qeshur - një libër i ri i Luan Çipit

E diele, 13.12.2009, 08:50 PM


PARATHENIE

Nga Duro Mustafaj

Kemi  përpara   një   libër   që  mund ta quajmë edhe:”Ditar i kohës, në udhët  e  Vlorës “, së  50  viteve të shkuara...  Një  libër me rrëfenja interesante, që  trokasin   në  dyert  e  zemrës  për të bërë  që   të  zgjohet  e  të   dëgjoi  mëndja. Dora  e Luan Cipit   e  ka  shkruar  atë ,  me  dashurinë  e  shpirtit  të  tij  të lirë   dhe  dhimbjen  e njeriut  të ndjeshëm, me fuqinë  dhe  të vërtetat  e fjalës, që   hap  edhe dyert  e   hekurta…..
Në  një    ditë  feste, duke biseduar për ato takimet tona të shpeshta me  shokët tanë të vegjëlisë , miku im Luan  Çipi do më thoshte: “Sa të mire i kemi shokët…Duke  e njohur   prej më se  gjashtëdhjetë  viteve, atë, njeriun që  më  është  dukur  se  jeton   për  tu dhënë dashuri të tjerëve, ju përgjigja :” Shokët  janë të mire, se kanë   marrë  edhe nga mirësia e shpirtit tënd  të bukur  dhe dashuria  e  zëmrës tënde bujare.” Kjo bisedë  mu kujtua  edhe  tani  që  përfundova  së  lexuari librin e tij  të ri  me titull “ Pete Qarë dhe për të Qeshur”. Janë këto  cilësi të  vyera  që duken si dritë e rrjedhin  me të papritura  të   këndshme  e  befasuese edhe në faqet e këtij libri  të bukur... ,që  sapo  e kanë marre në dorë lexuesit.       
Në   fletët e bardha të librit  kanë zënë vend  njerëz me tipare interesante, që autori i ka njohur  në punë e në jetë dhe të tjerë, për të cilët ka dëgjuar... Janë karaktere të ndryshme njerëzore, me mirësitë   e dobësitë, të fshehura  e  të dukshme, që  Luan  Çipi u jep ngjyrën  që kanë, sikur  të ishte një piktor realistë nga ata  që  nxjerrin në dritën e diellit edhe detajet më të fshehura të shpirtit të njeriut. Këto  personazhe të bëjnë të ndalesh para tyre, të meditosh për fate e  ndodhi nga më të ndryshmet  në jetën e tyre,të befasohesh, ti dashurosh e ti  urresh, të shprehish dhimbje, por edhe të qashë, ose të qeshësh. Të gjitha këto të shkruara me mjeshtërinë  e një  shkrimtari , që  di të trokas në dyert e zëmrës  për ti folur mendjes..,
 Libri është një  mozaik  portretesh, përshkrimesh, skicash  e tregimesh, që,  për  nga  mesazhet  e vlerat  edukative dhe historike,  të  mësojnë se sa e shtrenjtë është liria  në jetën vetjake e shoqërore, se  sa   kuptim  marrin  drejtësia e ndershmëria    në  rrugën  për të qenë njeri    i  vërtetë... Dy janë personazhet  kryesore të librit, që mbajnë brenda vetes me dhjetëra personazhe të tjerë: Vlora me rrugët  e rrugicat, që gjithnjë kanë kërkuar  të jetojnë  nën diellin e lirisë, pranë  kodrave  të   gjelberta , që  lajnë  këmbët  në  det... Dhe, në arteriet   e  Vlorës,   njerëzit  e saj,  madhështor edhe me  thjeshtësinë e tyre…Të gjitha  këto   janë  objekte e  subjekte  vëzhgimi, analize e përshkrimi  në fokusin e  penës së autorit, i cili  kërkon  të bëjë atë qe shpesh duket si “e pamundur”: Të  futet   në
 labirintet  e shpirtit te njeriut  e në  thellësi   të ngjarjeve e fenomeneve   që  lidhen me jetën e tij. Realizimi  me  sukses  i  këtij qëllimi  na rrëfen se “e pamundura” është mundur, falë  vullnetit, pasionit  e  talentit  gjithnjë  e më  në  dukje të Luan Çipit. Kjo  përbën  edhe një  vlerë  mjeshtërie, që e kemi parë edhe  në  librin  “Marrëdhënie të shenjta”, po  të   këtij  autori, botuar jo shume kohe më parë…
Kur  futesh  në  botën e librave, me tema  jetësore ,  të  shkruara  thjeshtë, me  mençuri , por   edhe me  guxim, si  në  të vërtetat e këtij libri, na pëlqen  ti   themi  Luanit  tone, ato fjalët e çmuara të Gëtes:”E dua shumë njeriun që lakmon të pamundurën”           
Është interesante te hysh në botën e brendshme të personazheve, që autori i përshkruan me hollësi... Ai   që   stigmatizon  gënjeshtrën, madje edhe trillimet e fantazive të sëmura, di edhe te  mos pajtohet me “gjysmë te mësuarit”, që mendojnë se s’kanë  ç’të mësojnë, as nga jeta dhe as nga librat. Një  paraqitje  e tillë donkishoteske  e  disa   personazheve, natyrisht  që na vë në  mendime, duke u larguar të trishtuar, ndonëse me buzën në gaz. Le të kujtojmë këtu  tipa  të   tillë  tragjiko-komik  si  ajo  e   Metes, që duke vuajtur nga deliri i madhështisë, u thotë qytetarëve vlonjatë se :”Unë jam heroi  i  vërtetë i  Luftës Antifashiste  e se  të tjerët  duhet të më nderojnë duke u përkulur”. Pa   çka  se  “heroizmi i tij “ është  fati tragjik në  një  luftë  që  e përjetuan   edhe  shumë të tjerë. Le të kujtojmë figura të tjera
 si ajo e “qenit plak që di të kafshoje”, e Kiços, Petros, Osman Agait, Provonjësve të Krisur e të tjerë. Janë figura qe ngjallin zemërim e trishtim. Në një kohë dyfytyrëshe nuk është gjë e rrallë të gjesh njerëz te dyjëzuar, qenie njerëzore me maska, “kuadro” të paaftë e gjysmë analfabetë, që u mësojnë të urtëve dhe të mençurve se si duhet punuar e jetuar.
Luan Çipi, një vëzhgues e njohës i hollë i karakterit të këtyre tipave, bëhet dëshmitar i ndodhive që shkaktojnë të qeshura. Por gjithsesi pena e tij i mëshon të qeshurës pozitive. Dhe këtu na kujton psikologjinë e labit qe shprehet me vargjet: “s’ta dal dot me të qarë, po me të kënduar...”
Por ajo që tërheq vëmendjen e lexuesit është ballafaqimi e kundërvënia midis të mirës dhe të keqes, midis personazheve pozitive dhe atyre negative. Të mbeten të gjallë në kujtesë figura njerëzish të thjeshtë, ose drejtues të ekonomisë e administratës të atij qyteti që ka bërë e ka hyrë në historinë e kombit, dhe të njerëzve të tij trima e të besës, me zgjuarsinë për të komunikuar me çiltërsi dhe ndershmëri. Janë figura të një mençurie proverbiale, “njerëz-legjendë” qe nuk harrohen, madje përmenden si pike referimi në jetën e përditshme, si Kamber Alikua me Harvalanë, Qano Kamberi me miqtë e tij, xha Maliqi me nostalgjinë për Gjirokastrën dhe respektin për Vlorën, Xhon izraeliti, Sefer Dauti, Haxhi Xhemali, Siat Tozaj, Kamber Xhelua, Xhebro Gika, Vunotasit, Çamët për të ardhur tek avokati Italian i tregimit : “Nje krismë në sallën e gjyqit”, ndoshta një nga tregimet më të mira të
 vëllimit për nga vlerat edukative edhe për ditët tona, që mëson se si bëhet drejtësia dhe si mbrohen të drejtat e njeriut.
 
Libri mbyllet me përshkrimet e jetës së të veçantit Llambi Kona, njeriut të ditur, të zgjuar e gazmor, që është ndarë nga jeta, por që ka lënë prapa një emër të paharruar, i cili na bën nder të gjithëve.
Autori, tregon interes të veçantë për të zbuluar “diellin” në shpirtin e njerëzve të mirë për t’ua shpërndarë të tjerëve. Këta edhe pse janë “profesorë” të jetës e mësues të njerëzve, kurrë nuk ngopen me dritën e diturisë.
Fëmijëria, rinia dhe pleqëria, tri pjesë të jetës së njeriut, të pashkëputura nga puna, liria, drejtësia, urtësia, por edhe shpirti rebel i vlonjatit, janë në fokusin e penës së Luan Çipit. Ai përshkruan me dashuri shokët e miqtë e tij të mirë, por edhe me përbuzje e neveri ata “miqtë e popullit” që ngjallin armiqësi e urrejtje me qëndrimet primitive e fudullëkun e papërmbajtur, imponues ndaj të tjerëve.
Libri, që mbart e përçon një informacion të pasur idesh e mesazhesh edukative ka edhe karakter historik, letrar e gjeografik. Ai do t’u ndihmojë brezave të ardhshëm të vlonjatëve për të njohur e kuptuar se si ishte qyteti i tyre i lindjes gjatë shekullit të XX, me ç’interesa e kërkesa jetonin atëherë moshatarët e tyre, në ato vite të vështira, por edhe të bukura.
Edhe pse është një libër kujtimesh, në formë rrëfenjash me ngjarje jetësore, ku personazhi kryesor dhe në qendër të ngjarjeve është vetë autori, të duket se ai e përjashton veten, shmang moralizimet që i gjejmë në librat e këtij lloji, të autorëve të tjerë. Dhe këtë e bën me zgjuarsi duke u lenë vendin të flasin, për bëmat e jetës, personazhet që lëvizin në faqet e librit. Një trajtim i tille e bën lexuesin të gjykojë e të zbulojë vetë se ç’përfaqësojnë personazhet me vlerat që na servirin. Por kjo e bën edhe përmbajtjen e librit objektiv e të vërtetë dhe autorin e tij të besueshëm e të dashur për lexuesin.
 
Luan Çipi, ashtu si në “Marrëdhënie të Shenjta”,  edhe në këtë libër të ri të tij, ka vënë vulën e stilit të tij narrativ, skalitës të portreteve, e përshkrues të bukur të natyrës. Në të gjitha këto, me brendinë e tyre, na përcjellin filozofinë e fjalës së mençur popullore, lirizmin dhe epizmin e jetës, që e evidentojnë autorin edhe si shkrimtar e poet, edhe filozof. Kjo flet se ai është “burrë i zotit”, siç u drejtohej Dritero Agolli shkrimtarëve dhe artistëve që i deshte dhe i kishte për zemër, ngaqë dinin të punonin mirë me fjalën dhe të shkruanin bukur.
Në kohën e vet, shkrimtari i madh grek Kazanzaqis, autori i librave : “Kapedan Mihali” dhe “Ja vdekje, ja liri” përkthyer edhe në gjuhën shqipe, e kishte bërë zakon të dilte shpesh në kodrat e vendlindjes së tij, Kretës, e me duart lart drejt qiellit të lutej me fjalët: “O Zot më bej dhe mua Zot!”. Luan Çipi nuk iu ngjit kodrës se Kuz-Babait për tu lutur. Ai, me punën, vullnetin e pasionin që e karakterizon, u bë zot i vetvetes dhe hyri me sukses edhe në rrugën e letërsisë.  Dëshmi e kësaj është edhe ky libër i bukur që do mbetet i dashur për lexuesit.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx