Kulturë
Shevki Sh. Voca: Norman H. Gershman dhe libri i tij fotoalbum
E diele, 13.12.2009, 08:48 PM

NORMAN H. GERSHMAN DHE LIBRI I TIJ FOTOALBUM
Nga Shevki Sh. Voca
Libri fotoalbum i hebreut Norman H. Gershman që u botua në vitin 2008 nga “Syracuse University Press” në gjuhën angleze, është si rrjedhojë e ekspozitave të mbajtura në fillim në Jerusalem duke u bartë deri në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ,me rastin e ditës ndërkombëtare të përkujtimit të holokaustit. Libri është i ilustruar me përplot fotografi të cilat përcjellën me deklaratat e protagonistëve që kanë sakrifikua veten dhe familjet e tyre vetëm me një qëllim-ti shpëtojnë me aq forcë dhe guxim sa kanë pas familjet apo individët të përkatësisë fetare të hebrenjve të cilët ndiqeshin nga nazistët gjerman çdo vend ku kishte shkel këmba naziste gjermane, e me këtë rast në Kosovë dhe Shqipëri. Libri është botuar nga një material i lartë kualitativ dhe ka gjithsejtë 119 faqe.

Dëshmitari i parë është Basri Hasani i lindur më 1924 në Mitrovicë. I takon brezit të intelektualëve të kohës të qytetit të Mitrovicës. Një kohë ka qenë drejtor i postës në Mitrovicë, pastaj zëvendës drejtor i dikur të quajtur “Jugobanka”, si dhe në shërbime eksterne të Kuvendit Komunal të Mitrovicës. Është ende gjallë dhe jeton në relacionin Mitrovicë-Prishtinë. Edhe pse veç është në prag të viteve 86, të jetës ai është ende i fortë dhe me memorie të kthjelltë. (Sh. V.).
Ja deklaratat e tij dhënë autorit të librit para ca vjetësh:

![]() |
Basri Hasani (1924- |
Fundi i deklaratës së z. Basri Hasani-t, në librin “BESA – Muslims Who Saved Jews in World War II” (BESA – Myslimanët që i shpëtuan Hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore) të hebreut Norman H. Gershman, faqe 106, viti botimit, 2008.
Dëshmitari i dytë është profesori i njohur në Mitrovicë dhe rrethinë i lëndës së historisë, Sejdi Sylejmani i lindur në vitin 1924 në fshatin Crnushë të Mitrovicës. Profesor Sejdi Sylejmani shquhet për meritat e tij nga se ka qenë i pari person-profesor që nxënësve të vetë u ka shpjeguar në gjuhën amtare historinë tonë kombëtare. Përveç punës së tij shkencore në arsim ai u dallua edhe në punën të cilën e punoi pasi e la arsimin, si drejtor i Arkivit Shtetëror të Mitrovicës ku bëri një punë mjaftë lavdëruese në pasurimin dhe sistemimin e lëndës arkivore në këtë institucion të rëndësishëm. Tani është në pension dhe jeton në Mitrovicë. (Sh. V.).
Më poshtë vijojnë deklaratat e tij si dëshmitar i kohës së ndjekjes së hebrenjve nga nazistët gjerman në qytetin e Mitrovicës, si dhe sakrificat e familje së profesor Sejdi Sylejmanit në strehimin dhe shpëtimin e fqinjëve dhe të njohurve të tyre hebrenj:
“Unë jam 83-vjeçar. Siç po e shihni unë e humba të dëgjuarit gjate bombardimeve të NATO-s me 1999, mirëpo jam shumë mirënjohës që NATO-ja e largoj okupatorin Serb nga qyteti jon. Shumë mirë më kujtohen vitet 1937 – 1943. Qyteti jon Mitrovica ishte i banuar me një dallim të madh etnik të qytetarëve. Kishte Hebrenj, Turq, Shqiptar dhe Serb, dhe të gjithë jetonin në një harmoni të mire. Pra vet qyteti i Mitrovicës ishte një familje në tërësi. Ne mes veti flisnim Turqisht, Shqip dhe nga pak Arabisht. Shumica e familjeve hebrenj ishin pronarë të shitoreve me pajisje te ndryshme, ndërsa disa prej tyre ishin tregtarë. Shitoret e hebrenjve ishin me artikuj te kualitetit te lartë dhe pronarët ishin shumë të sinqertë dhe te besueshëm.
Me 1943, pothuajse gjithçka ndërroj në Mitrovicë, pasi që Gjermanët u stacionuan në qytetin tonë. Ata i mbyllën të gjitha shitoret tona, ndërsa në veçanti jeta e hebrenjve filloi të rrezikohej. Kushtet e jetesës ishin jashtëzakonisht te vështirësuara, praktikisht ne ishim te varur nga banorët e fshatrave për rreth te cilët gjatë natës heshtur depërtonin në qytet dhe na furnizonin me ushqim.
Unë e kisha një shokë hebre i cili quhej Gjozef, ai gjatë muajit të shenjtë mysliman ramazan axhën tim Adil Sylejmanin e furnizonte me cigare. Po ashtu i kishim dy mjek hebrenj, Dr. Shenfan dhe Dr. Rafaell Piad, (plotësim emri i dr Shefajnit ka qenë Nemehem, ndërsa Rafaelli nuk ka qenë mjek, por ndihmës mjeku, dhe ky është shpërngul nga Mitrovica para pushtimit gjerman të këtyre trojeve Sh. V.).
![]() |
Sejdi Sylejmani 1924- |
Motivimi i jon për ndihmesë dhe strehim nuk ishte aspak i frymës fetare. Ne i respektonim shokët tonë hebrenj, sepse ishin qytetar te ndershëm sikurse që ishim edhe ne të gjithë. Në atë kohë ne iu ndihmonin atyre për çdo gjë duke i marr para sysh mundësitë dhe kushtet nëpër të cilat jetonim.”
Fundi i deklaratës së profesor Sejdi Sylejmani botuar në librin: “BESA – Muslims Who Saved Jews in World War II” (BESA – Myslimanët që i shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore) autor Norman H. Gershman, faqe 110, viti 2008 - Syracuse University Press
P.s. Për sigurimin e librit fotoalbum të autorit në fjalë dhe të përkthimit i falënderohem z. Valon E. Kolica i cili jeton dhe punon në lagjen Allen të Dallasit në Teksas. Valoni është shkolluar në Amerikë dhe që nga viti 2001 mban titullin master i shkencave kompjuterike me specializim në sistemet e Informatave Kompjuterike, të mbrojtur në Torleton State Universzti në Teksas.
Komentoni
Artikuj te tjere
Cikël poetik nga Ismet Tahiraj
Engjëll Koliqi - Poezi të 20-21 tetorit
Halit Bogaj: Brus Li
Hilmi Saraçi: Bishti
Sokol Demaku: Përkufizime bashkëkohore
Naser Aliu: Jeta e tretë
Halit Bogaj: Flamuri dhe Çajupi
Alfred Beka: Nobelistja shqiptare
Gazi Buxheli: Kujdes lirinë (Cikël poetik)
Sami Gjoka: Bote e Kurdisur se Prapthi
Doli nga shtypi buqeta letrare, '' Pesë libra e ndjekin autorin '', e shkrimtarit Kasam Shaqirvela
Sami Islami: Lëvizja ilegale në shërbim të çështjes kombëtare
Halit Bogaj: Njeriu i të gjitha kohrave
Cikël poetik nga Zeqir Gërvalla
Sejdi Berisha: Dy sofra dhe flamujt e principatave ilire...!
Demir Krasniqi: Analizë këngësh nga folklori ynë muzikor
Këze Kozeta Zylo: Një pikë hëne (Cikël poetik)
Halit Bogaj: Vështrime të shkurtëra për 4 filma shqiptarë
Sabile Keçmezi-Basha: Natë kobi
Kalosh Çeliku: Nuk t? z? n?ma e njerk?s po n?ma e n?n?s