Kulturë
Bilall Maliqi: Edhe një prezantim i vlerave letrare
E diele, 13.12.2009, 09:04 PM

EDHE NJË PREZANTIM I VLERAVE LETRARE
(Hysen Këqiku “Melodi e pritjes (Melodia asteptarii), Bukuresht 2009, faqe 78).
Nga Bilall MALIQI
Krijimet poetike të shkrimtarëve të Kosovës dita-ditës po afirmohen në saje të përkthimeve të tyre në gjuhë të ndryshme evropiane, gjë që na bënë të krenohemi me shkrimtarët të cilët thyen kufinjtë e njohjeve të tyre, dhe librat e tyre u bënë tani pronë edhe e lexuesve të gjuhëve të huaja në këtë rast të lexuesve dhe kritikës rumune.
Nga poeti, publicisti, veprimtari dhe përkthyesi i njohur Baki Ymeri, i cili kohët e fundit ka dhënë një pasqyrë të qartë dhe reale të vlerave të krijuesve tanë, duke iu përkthyer, servuar lexuesve libra me poezi e prozë, libra të cilat e meritojnë përkthimin dhe ballafaqimin e tyre me kritikën rumune.

Brenda kopertinave të këtij libri lexuesi rumun mund të gjej poezi motivesh të ndryshme me një vlerë të qëndrueshme artistiko-letrare me një redaksi perfekte të gjuhës rumune, ku bënë edhe leximin e këtij libri duke dhënë dritën jeshile për botim të këtij libri të përkthyer nga gjuha shqipe.
Kritika rumune tanimë pas leximit të këtij libri është marrë seriozisht që lexuesve rumunë t’ua plasojë vlerat e këtij libri dhe t’ua shtjellojë motivet dhe figurat letrare që i posedon ky libër.
Poezia e Hysen Këqikut para lexuesve, në këtë rast rumunë, në këtë libër është gjysëm hermetike me motive nga më të ndryshmet, nga që ka qenë e domosdoshme që kritika rumune të merret seriozisht me këtë përmbledhje me qëllim të zbulimit të “çerdhes” së figurave me të cilat autori i ka mbështjellur vargjet e tij poetike .
Kritikët e njohur rumun si:Monika Mureshan dhe Marius Chelaru, nëpër revista të ndryshme rumune si dhe nëpër faqe të ndryshme interneti kanë shkruar në mënyrë pozitive

Sipas kritikut Marius Chelaru ku në mendimin e tij kritik thotë:”Po që se i referohemi këtij seleksioni reprezentativ, konstatojmë se Hysen Këqiku është një misionar për të cilin e shkruara është një vlerë e rëndësishme , një njeri me shpresa për ardhmërinë…”
Ndërsa sipas kritikës së njohur rumune Monika Mureshan e cila shprehet: “Ja edhe një libër tjetër edhe një zë i ri i Kosovës letrare dhe artistike.Ja edhe një tjetër romantik mesianik , Hysen Këqiku në gjuhën e Emineskut…”
Përkthimet e shkrimtarëve tanë nga Kosova dhe më gjërë në gjuhë të huaja, përkatësisht në gjuhën rumune nga përkthyesi Baki Ymeri edhe në të ardhmen do të vazhdojnë, që shkrimet e shkrimtarëve tanë të maten për nga vlerat poseduese të veprave të tyre edhe më tutje në “peshoren” e kritikës së mirfilltë rumune…
Komentoni
Artikuj te tjere
Duro Mustafaj: Për të qarë dhe për të qeshur - një libër i ri i Luan Çipit
Shevki Sh. Voca: Norman H. Gershman dhe libri i tij fotoalbum
Cikël poetik nga Ismet Tahiraj
Engjëll Koliqi - Poezi të 20-21 tetorit
Halit Bogaj: Brus Li
Hilmi Saraçi: Bishti
Sokol Demaku: Përkufizime bashkëkohore
Naser Aliu: Jeta e tretë
Halit Bogaj: Flamuri dhe Çajupi
Alfred Beka: Nobelistja shqiptare
Gazi Buxheli: Kujdes lirinë (Cikël poetik)
Sami Gjoka: Bote e Kurdisur se Prapthi
Doli nga shtypi buqeta letrare, '' Pesë libra e ndjekin autorin '', e shkrimtarit Kasam Shaqirvela
Sami Islami: Lëvizja ilegale në shërbim të çështjes kombëtare
Halit Bogaj: Njeriu i të gjitha kohrave
Cikël poetik nga Zeqir Gërvalla
Sejdi Berisha: Dy sofra dhe flamujt e principatave ilire...!
Demir Krasniqi: Analizë këngësh nga folklori ynë muzikor
Këze Kozeta Zylo: Një pikë hëne (Cikël poetik)
Halit Bogaj: Vështrime të shkurtëra për 4 filma shqiptarë