E premte, 02.05.2025, 08:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Flamur Struga: Mirëseerdhe në gjuhën shqipe

E diele, 13.12.2009, 10:56 PM


MIRËSEERDHE NË GJUHËN SHQIPE!
(Victoria Milescu apo fitorja e poetikës mbi politikën)

Nga Flamur Struga

Victoria Milescu nuk ka fëmijë por çdo përurim të librit të saj e shndërron në një ceremoni publike që ia tajkalon ceremonisë së lindjes së fëmijës. Kështu, këto ditë (më 10 dhjetor), ajo arriti ta mbushë Sallën e Pasqyrave të Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë me mbi 100 shkrimtarë rumunë nga të gjitha trojet, nga Bukureshti dhe provinca, madje edhe nga Besarabia. Ndër ta shquhej znj. Elena Diatku nga Editura Kriterion, si dhe disa personalitete prezente në eveniment: znj. Nazi Aronia, këshilltar në  Amabsadën e Gjeorgjisë në Bukuresht, znj. Zaira Samharadze, poete dhe përkthyese
Afishi i manifestimit
Afishi i manifestimit
gjeorgjiane, poetë dhe shkrimtarë tjerë, dashamirë të kulturës shqiptare, si: Mihai Antonescu, Monica  Mureshan, Nicolae Grigore Marashanu, Viorela Codreanu Tiron, Gheorghe Istrate, Constantin Carbarau, Passionaria Stoicescu, Emil Lungeanu,  Viorica Provian, Lucian Gruia, Vasile Capatina, Ioana Stuparu, Ioana Sandu,  George Peagu, Ion Monafu, etj. Me këtë rast, në këtë tubim festiv që u shndërrua në një ceremoni të përforcimit të miqësisë rumuno/shqiptare, u përurura libri më i ri i kësaj poeteshe rumune që e ka vizituar Shqipërinë, që shpërndau simbole kombëtare nga Shqipëria, që ka qëndisur dhjetra reçensione për poetët e Kosovës dhe ata të diasporës shqiptare.  

Kemi para nesh një libër bilingv shqip-rumanisht, duke përfshirë në pjesën e parë poezi, ndërsa në të dytën reçensione mbi disa krijues shqiptarë nga Kosova dhe diaspora, një kontribut që ka për mision njohjen më të mirë të letërsisë bashkëkohore si dhe afrimin e ndërsjellë ndërmjet dy popujve më të vjetër të Evropës Jug/Lindore, kontribut ky i nevojshëm dhe domosdoshëm për botën e sotme. Në këtë kontekst, duke bërë fjalë për librin bilingv, Bucuriile triste/Gëzimet e trishtme, Dr. Luan Topçiu, përfaqësues i Ambasadës së Shqipërisë në Bukuresht, Florentin Popescu, Victoria Milescu dhe Dr. Xhelku Maksuti do të shprehin ide fisnike për vlerat e librit dhe meritat e përkthyesit në fushë të prezantimit të Kosovës në gjuhën rumune dhe të afirmimit të botës letrare rumune në gjuhën shqipe.

Ballina e librit Gezimet e trishtme
Ballina e librit Gezimet e trishtme
Luan Topçiu:
“Sot, në promovimin e librit të Victoria Mileskut, Bucuriile triste/Gëzimet e trishta, kam më shumë motive për të qenë i gëzuar: është fjala për një libër dygjuhësh rumanisht dhe shqip, është fjala për recesione/medalione për disa shkrimtarë shqiptarë të botuar në Rumani, është fjala për një libër të rikënduar në gjuhën shqipe nga poeti Baki Ymeri, ndihmesa e të cilit në fushën e komunikimit të poezisë të dy vendeve është e jashtëzakonshme. I themi poeteshës Victoria Milesku-t, mirëserdhe në gjuhën e bukur shqipe! Libri i titulluar përmes një oksimoroni Gëzimet e trishta, si në sintagmat e Mihai Eminescut dhëmbshurisht e ëmbël, është një libër i shkruar me shumë inteligjencë, me aftësi për të transmetuar imazhe të plasticizuara, ide artistike, ludizëm dhe art të fjalës. Zonja Milesku meriton falenderimet tona për të gjitha recensionet/medalione të bëra për shkrimtarët shqiptarë të botuar në Rumani. Ajo meriton vlerësimin dhe nderimin e akëcilit prej nesh, sepse kontribon në vendosjen e urave të komunikimit ndërkulturor, e komunikimit të shpirtrave tanë.”


Xhelku Maksuti: “Libri Gëzimet e trishtme bashkon ndjeshmërinë e një vlere të qartë si poete dhe kritik letrar, e devotshme ndaj disa aspiratave që i përkasin krejt humanitetit. Kështusoj, dashamirët e poezisë, lektorë të gjuhës rumune dhe ata të gjuhës shqipe, mund të kuptojnë në mënyrë të perfeksionuar ndjeshmërinë e jashtëzakonshme të poetes Victoria Milescu, anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë. E ndodhur në pjekurinë e saj të plotë krijuese, Victoria Milescu shpreh momente me një peshë dhe sinqeritet të çarmatosur në poezinë Parimi i parimeve, apo Arleziana: «Vallëzo grua me flokë të argjendtë/ askush nuk është më e bukur se ti/ kur ia dhuron ujin e gjallë/ lindjes së diellit, të hënës”. Duke shprehur zhdërvjelltësi me sinqeritet dhe ekspresivitet, me njëfarë nostalgjie të mirëpërmbajtur, në harmoni me gjendjen shpirtërore të hipostazave të ndryshme, autorja i transmeton lexuesit vizionin mbi botën në një formë të këndshme, atraktive në kuptime, duke dëshmuar se është një personalitet real i letërsisë së sotme rumune, aq sa i përket krijimtarisë së saj, po aq edhe qëndrimit kritik ndaj shkrimeve të të tjerëve, duke qenë e kapshme me mirëkuptim dhe afekcion nga ana e lexuesve të saj.

Florentin Popescu: “Në cilësi të moderatorit, në vend që të flas për vlerat e këtij libri, po e them atë që e kam thënë dikurë: Baki Ymeri më ka impresionuar që nga çasti i parë për shkak të afshit me të cilin më ka folur për kulturën shqiptare, për poetët e mëdhenj të një vendi të vogël, por me një rol të rëndësishëm në historinë e Evropës dhe
Victoria Milescu
Victoria Milescu
botës. Rrallë herë kam patur fatin të njoh një patriot me një temperament të pasionuar pas letërsisë, që din të deshifrojë kajmakun e vlerave, motivet dhe idetë, por sidomos ato rrugë që shpiejnë nga konkluzionet e ekzistencës së disa rrënjëve të përbashkëta. Kërkoj në kujtesë dhe nuk gjej një term krahasimi. Nuk e gjej ngase nuk di askend tjetër të ketë ketë bërë kaq shumë për afirmimin e Kosovës në gjuhën rumune, siç ka vepruar tani edhe me poeteshën Victoria Milescu duke e rikënduar në gjuhën shqipe. Si mos ta vlerësosh një gjest të këtillë? Gjithmonë i ngutur, madje edhe në kafene ku zakonisht njerëzit kthejnë të relaksohen, Baki Ymeri është në çdo çast i “armatosur” me lloj lloj revistash, librash dhe publikimesh përmes të cilave t’i demonstron fijet e vëllazërimit të lashtë rumuno/shqiptar, jo vetëm të kulturës bashkëkohore. Shqiptarët din t’i botojë dhe komentojë në shtypin rumun, ndërsa rumunët din t’i popullarizojnë në Kosovë, përmes artikujve apo përmes antologjive letrare të një niveli editorial të jashtëzakonshëm. Mu për këtë, sivëllezërit e tij rumunë që i shërbejnë shkrimit, e pranojnë me përzemërsi në kompaninë e tyre, si një vlerë të rrallë, si një misionar i ftuar për rikonstituimin e një miqësie të lashtë. Baki Ymeri është një shembull të cilin duhet ta ndjekin edhe të tjerët.


Victoria Milescu:
“Ndoshta gjërat që duhet të ngjajnë, po ngajnë. Më 2007, kalova pothuajse dy javë në Korfuz të Greqisë, një ishull i mrekullueshëm. Një ditë vendosa për një gjezdisje detare në Shqipëri. Vapori i bardhë, elegant, me njerëz nacionalitetesh të ndryshme, porsi një anije e Noes, na solli me muzikë dhe disponim të mirë deri në bregdetin shqiptar, ku u zbarkuam në portin e Sarandës. Na morrën atje disa autobusë, me udhërrëfyes, që të na e prezantojnë një pjesë nga bukuritë e rralla dhe unike të atdheut të Skënderbeut. Rrugës për në pallatin e Butrintit, udhërrëfyesi që e mori përsipër grupin ku bëja pjesë dhe unë, u
Elena Diatcu, Luan Topciu, Victoria Milescu, Xhelku Maksuti
Elena Diatcu, Luan Topciu, Victoria Milescu, Xhelku Maksuti
gëzua shumë dhe mbeti i mahnitur kur fillova t’ia përmendi do emra si, Ali Podrimja, Sali Bashota, Miradije Ramiqi, Ibrahim Kadriu, Vitore Leka, Kelmendi, Merita, Leom etj., duke i folur pastaj për librat e tyre dhe cilësitë specifike të poezisë së tyre. Me këto njohuri me të cilat i mahnita të pranishmit, i mbetem mirënjohës mbi të gjitha Baki Ymerit, i cili, me pasion, më ka ushqyer me librat e disa poetëve të shquar nga Kosova, të cilët i ka rikënduar në gjuhën rumune. Kështu pra, marr guximin të them, me një shprehje të përkushtuar, se ky libër u lind pothuajse vetvetiu. U lind, faktikisht, nga iniciativa dhe këmbëngulja e po këtij personazhi pitoresk, pothuajse i vetëm në botën kulturore  bukureshtare, një shqiptar me shpirtin sa bota e gjerë, jashtëzakonisht i talentuar, i zellshëm, entuziast dhe fisnik. Po këtij romantiku të përflakur, siç e konsiderojnë ata që e kanë njohur, i mbetem mirënjohës për takimin me dr. Xhelku Maksuti, ai që ma qëndisi një parathënie fisnike, të cilin e falënderoj me këtë rast, duke i mbetur mirënjohëse. Ma merr mendja se Bakiu aq shumë ka përkthyer, saqë e ka humbur numrin e antologjive, të librave të përkthyer, dhe ma merr mendja se fare pak autorë rumunë dhe shqiptarë kanë mbetur të papërkthyer nga ana e tij. Duke bërë shaka, i pata thënë një herë se Shqipëria do të duhej të ta ngrejë një përmendore për atë që ka bërë lidhur me njohjen dhe popullarizimin e kulturës shqiptare.


VICTORIA MILESCU NË GJUHËN SHQIPE
(Pasthënia e librit Bucuriile triste-Gëzimet e trishtme)

Autorja me librin Gezimet e trishtme
Autorja me librin Gezimet e trishtme
Cila është vlera magjike e një mrekullie historike? Victoria Milescu nënshkruan apelin për shpëtimin e kulturës së gjallë rumune dhe shpreh dëshirën që shpirti i saj poetik të defilojë edhe në gjuhën më fleksibile në botë, siç e konsideronte Eminescu gjuhën shqipe. Në kuadrin e festivalit ,,Pranvera e Poetëve‘‘ (15 mars 2007), u nënvizuan dy gjëra; se i vetmi popull ne botë, i fisëruar me rumunët përmes linjës dako/ trako/ ilire, është populli shqiptar, dhe se fjalët më të vjetra dhë më të bukura të gjuhës rumune (ato që vinë nga substrati), kanë korrepondenca identike edhe në gjuhën shqipe, fjalë që i hasim edhe në kuadrin e këtij vëllimi bilingv, duke i konfrontuar të dy variantet. Çka thoshte Hashdeu për këtp lidhje? „Shqiptarët, pra, nuk janë fis me ne Rumunët, por na janë vëllezër të mirë, vëllezër të të njëjtit gjak.‘‘ („Cilët janë Shqiptarët?‘‘, Mbledhje e mbajtur më 25 Maj 1901, ekstras nga analet e Akademisë Rumune, Seria II, Tom. XXIII, Bukuresht, 1901). Cila është vlera magjike e një mrekullie historike? I lindur nga nënshtarti ilirik, populli shqiptar shfaqet në horizontin e historisë gjatë shek. e II-të. Sipas Th. Capidanit, „pas kësaj përmendjeje të shkurtë, pason një heshtje deri në shek. XI, kur bëhet fjalë për një kryengritje në Shqipëri, në të cilën patën marrë pjesë edhe Shqiptarët. Prej këtu e tutje, ata përmenden shpesh te shkrimtarët bizantinë. Nga kjo kujtesë e ndërprerë që bëhet në një interval aq të madh, ridel se fillimet historike të popullit shqiptar, shëmbëllejnë me ato të popullit rumun.‘‘ (,,Simbioza Shqiptaro/ Rumune dhe kontinuiteti i rumunëve në Daki‘‘, botuar në Revista Funda?iilor regale, nr. 5, Bukuresht 1943, f. 244.) Cili është kufiri ndërmjet trakasve dhe ilirëve? Njerëzit e shkencës pohojnë se në periudhën parasllave, respektivisht trako/ilire, Shqipëria ishte fqinja e Rumanisë. Duke lexuar veprat e dijetarëve rumunë (B. P. Ha?deu, N. Iorga, Th. Capidan, Gr. Brâncu?), kuptojmë se përnga pikëshikimi i gjuhës dhe shpirtit, rumunët janë më afër me shqiptarët se sa me çdo popull tjetër në botë. Ku janë dakasi e vërtetë? Kur do të futet në sistemin e arsimit historia e antikitetit trako/ilir dhe substrati i farefisnisë rumuno/shqiptare?    

Victoria Milescu dhe Xhelku Maksuti
Victoria Milescu dhe Xhelku Maksuti
Ndërmjet Rumanisë dhe Shqipërisë (në Luginën e Timokut dhe Kosovë), ekziston një zonë e elementeve të përbashkëta ku është krijuar substrati i fjalëve më të vjetra dhe më të bukura të gjuhës shqipe dhe rumune. Eminescu i admironte shqiptarët. Sipas romanit të Octav Minarit, Simfoni Veneciane, Eminescu recitonte përmendësh një varg vargjesh nga folklori shqiptar, duke afirmuar: „Unë mendoj se shqipja mund të jetë gjuha më fleksibile në botë.‘‘ ?Akademiku Grigore Brâncu? (shq. Grigore Brënkush), filolog i famshëm rumun, thekson se „shqipja është një gjuhë e një rëndësie të jashtëzakonshme për studimin e elementeve jolatine të gjuhës rumune‘‘. Sipas linguistit Ion Aurel Candrea, ,,nëse sot kemi një gjuhë shqipe dhe një rumune, kjo i detyrohet një ngjarjejeje të thjeshtë: kanë ardhur Sllavët dhe e kanë ndërprerë këtë masë të madhe rumuno ballkanike, duke i ndarë njëherit këta dy popuj që jetonin me shekuj së bashku.‘‘ (,,Gjuha shqipe dhe raportet e saj me gjuhën rumune‘‘, Kurs universitar i mbajtur në Fakultetin e Filologjië dhe Filozofisë, Bukuresht 1930/1931, f. 69-70).

Më 1905 del në Bukuresht libri i arumunit Constantin Sterie Constante Spre Albania (Drejt Shqipërisë), një punim dedikuar diplomatit Take Ionescu, që u ribotua më 1907. Në ndërkohë u botuan një serë librash dedikuar historisë, linguistikës dhe kulturës shqiptare, të shkruara nga  N. Iorga, D. Abeleanu, F. Miciacio, Gr. Brâncu?, C. V?t??escu, N. Ciachir, G. Maksutovici, L. Topçiu, A, Majuru, M. Chelaru, E. Petoshati, L. Lungu etj. Deri tani, në Rumani janë botuar disa libra autorësh rumunë në të dy gjuhët, të përkthyera nga autori i këtij shkrimi, ndër të cilat një libër me poezi (Elegia cailor pierdu?i/ Elegjia e kuajve te humbur), duke patur për autor Florentin Popescun, dhe një përrallë e versifikuar e Corina Matei Gherman (Capra cu trei iezi/ Dhija me tre edha). Viktoria Milescu është autori i parë rumun të cilit i botohet një vëllim bilingv i kësaj gjinie (poezi dhe reçensione). Sa i përket eseistikës së këtij autori, Victoria Milescu shkruan për magjinë e dashurisë së dyfishtë, për ekzilin e shpirtit, për ngarkesën magjike të fjalëve, për pasqyrat e feminitetit, për një poet rebel, për këngën e ekzilit, për ekzilin e fjalëve.
              Duke analizuar vargjet e Victorias arrimë në përfundim se poezia e saj është një poezi magjike, se të gjithë jemi ,,fis të një gjaku‘‘, se dimë ta shikojmë përballë vetminë, se kemi për të punuar një kopsht diellor, se nuk dimë nganjëherë si të arrimë në dashuri ngase është shkëputur ura mes brigjeve, janë egërsuar ujërat, duke e gëlltitur dheun dhe qiellin me hënën dhe yjet. Në faqet e Gëzimeve të trishtme, kuptojmë se poemi është një kal i zgjedhur që kalon nëpër parajsa të humbura, se ndërmjet forcës dhe ligështisë poeti ende është prona e Zotit, duke qenë ,,skribi nën terrorin e fjalëve‘‘, duke dashuruar thjesht e pastër, me emrin e të dashurës në buzë, me tingullin e fjalëve të pashprehura, duke kaluar nëpër ,,botën në të cilën ende dërgon anije për ushqimin e hyjnive‘‘, duke gëzuar ,,anën e padukshme të famës‘‘, edhepse nganjëherë era ia zbraz xhepat ,,duke ia vjedhur asgjësitë që ia përbëjnë madhështinë‘‘.(Baki Ymeri)


(Vota: 8 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx