E premte, 02.05.2025, 11:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Peter Kapp, përktheyer nga Remzi Salihu

E hene, 14.12.2009, 08:33 PM


POEZI NGA PETER KAPP

{Të përkthyera nga gjermanishtja: Remzi Salihu}

GUREZIT

Ne njohim mirë liqenin:
Ai është i qetë, i errët dhe i lagët.

Shkuma e  tij mbi valë
Na hedh neve në baltë.

Përjashta është kthjellët dhe
rrezikshëm. Gurgullon zëshëm.

Prandaj ne duam të dimë. A ritet
në diell edhe leshternaku

SHKEMBIJTE lëvizin,

lumi fiton këmbë. Bregu shkel
mbi ujë dhe kulmaku kërcen
ne vend. Qielli gjëmon,
një degë thyhet dhe zemra ime
                fillon të rrah
 
BIME TE GJELBERTA

Në mbrëmje ne dëgjojmë
se si rritet kullosë e njomë.
Nën tokë gurgullon rritjen
shkëmbi i mëngjesit. Ne përgjojmë.

Te ne nuk bie shi asnjëherë.
Dielli ngjitet lartë si ndonjë gurë.

Shelgje ishim ne dje. S’ka shkak
të rritemi më tepër. Gjelbërimi
mbillet menjëherë përpara.

PELCITJA E BULIMIT

NE FESHFERITJE TE GJETHIT

Kohë e bukur. Fëmijët e vegjël
ngulitin të prerat degë të njoma
në luadh. Mbi  rrugë.

Diell. Miza dhe hormone
zukatin. Teshat valëviten. Qentë lehin.
Kafshojnë përsëri.

Unë përqafohem me kënaqësi

LARGESIA

Ashpërsi deri në horizont
                  deti argjilor, qiell i rrëzuar
mbi rrafshin e stuhishëm të vendit,
tru mjegullash të nyjëzuara.
                                          Një shikim
i pa porositur, lëkundshëm rrotullohet.
                                   Dielli shkëlqen
mundësisht mbi valët e krasitura.
                                        Aty ku qielli
fillon, zverdhohet shkumë e fijezuar.
                                                  Drita
të grira nëpër majat e kambanoreve,
të detyruar në urgjencë shpëlarjesh
të shtëpive të përhirta.
                                           Një largësi
e pa banuar tretet pa gjurmë.
                                    Dhe tani bie shi.

Peter Kapp ka lindur me 1968 ne Freiburg. Jeton në Frankfurt mbi Majn. Është pedagog  i diplomuar, është autore  lirë. Ka punuar si docent në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Freiburg. Shkruan prozë ,lirikë, tekste teatrale, recensione etj.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx