POEZI NGA PETER KAPP
{Të përkthyera nga gjermanishtja: Remzi Salihu}
GUREZIT
Ne njohim mirë liqenin:
Ai është i qetë, i errët dhe i lagët.
Shkuma e tij mbi valë
Na hedh neve në baltë.
Përjashta është kthjellët dhe
rrezikshëm. Gurgullon zëshëm.
Prandaj ne duam të dimë. A ritet
në diell edhe leshternaku
SHKEMBIJTE lëvizin,
lumi fiton këmbë. Bregu shkel
mbi ujë dhe kulmaku kërcen
ne vend. Qielli gjëmon,
një degë thyhet dhe zemra ime
fillon të rrah
BIME TE GJELBERTA
Në mbrëmje ne dëgjojmë
se si rritet kullosë e njomë.
Nën tokë gurgullon rritjen
shkëmbi i mëngjesit. Ne përgjojmë.
Te ne nuk bie shi asnjëherë.
Dielli ngjitet lartë si ndonjë gurë.
Shelgje ishim ne dje. S’ka shkak
të rritemi më tepër. Gjelbërimi
mbillet menjëherë përpara.
PELCITJA E BULIMIT
NE FESHFERITJE TE GJETHIT
Kohë e bukur. Fëmijët e vegjël
ngulitin të prerat degë të njoma
në luadh. Mbi rrugë.
Diell. Miza dhe hormone
zukatin. Teshat valëviten. Qentë lehin.
Kafshojnë përsëri.
Unë përqafohem me kënaqësi
LARGESIA
Ashpërsi deri në horizont
deti argjilor, qiell i rrëzuar
mbi rrafshin e stuhishëm të vendit,
tru mjegullash të nyjëzuara.
Një shikim
i pa porositur, lëkundshëm rrotullohet.
Dielli shkëlqen
mundësisht mbi valët e krasitura.
Aty ku qielli
fillon, zverdhohet shkumë e fijezuar.
Drita
të grira nëpër majat e kambanoreve,
të detyruar në urgjencë shpëlarjesh
të shtëpive të përhirta.
Një largësi
e pa banuar tretet pa gjurmë.
Dhe tani bie shi.
Peter Kapp ka lindur me 1968 ne Freiburg. Jeton në Frankfurt mbi Majn. Është pedagog i diplomuar, është autore lirë. Ka punuar si docent në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Freiburg. Shkruan prozë ,lirikë, tekste teatrale, recensione etj.