E premte, 02.05.2025, 07:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Taulanti

E hene, 14.12.2009, 06:45 PM


Albert Zholi

TAULANTI
 
Tek  po  bisedoja  me  pronarin  e  kioskës  ku  shiten  gazetat (Athine), një  djalë aty  tek të  dhjetat, i  drejtohet  z. Jani  me një greqishte  të  pastër, që e folura  e  tijë  fëminore  i jepte  një  ëmbëlsi  tërheqëse..-Ju  lutem  keni  fjalor greqisht-shqip?
Z.Jani  e  pa  me  kureshtje  nga  koka  tek  këmbët,
në  lartësinë  e tij  të vogël  dhe iu  përgjigj:
-Po  kemi.
-Ju  lutem  më  jepni  një fjalor –dhe  nga  xhepi  nxorri  një monedhë  njëmijëshe.
Z.Jani  mori  nga rafti  fjalorin  dhe  e
pyeti  djalin :
-Doni  të mësoni gjuhën  shqipe?
-Unë shqiptar jam –
buzëqeshio djali.
-Po shqip  a  dini
?
-Si  nuk  e
di  gjuhën   time
?!- po  fjalori di më  shumë  se  mua – foli  djali  dhe  qeshi  ëmbël...
-Nga  jeni ?- e  pyeta  unë, pa e menduar pyetjen .
-Jam  nga  Durrësi  dhe Taulant  e kam  emrin- mu  përgjigj  djali  me  një  shqipe  që të  kënaqte  shpirtin...


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx