Kulturë
Blerim Rrecaj: Ditë përpjekjesh…
E marte, 15.12.2009, 09:37 PM

Nga Blerim Rrecaj
Ditët dhe netët hedhin vallen e tyre njëtrajtshëm me ndryshime. Me pjesët përbërëse që përbëjnë mozaikun e kësaj jete. P.sh të vije një email nga redaksia e largët ku punon dhe del e vrapon mbas disa fotografive për njërin prej shkrimeve që e ke dërguar. Para kësaj të vije një sms nga shoku e bashkëpunëtori dhe i zë ca çaste në television. Në të sheh njërin nga fotografët në emisionin ku janë vënë titrat: Fotografia si kujtim. Dhe një pasditje me orë të tëra vrapon pas tyre. E merr atë libër të dhuruar dhe shkon i skenon kopertinat e tij dhe dy foto tjera diku nga mesi i librit. Diçka si rastësisht me dashje. A thua sa herë e kam dëgjuar e përmendur këtë shprehje? Kryej punë më shpejt seç mendova. Disa telefonatave me shokun dhe tash e kemi gajlen si t’i kryejmë me një udhë dy punë.
Thërras njërin nga profesorët e intervistuar dhe derisa ia kërkuaj një foto të tijën për intervistën e shokut ai tregon se është duke marrë një infuzion dhe më thotë se për këtë mund të shkoja nesër. Pak para se të mbërrijë në njërin nga stacionet për t’u kthyer në shtëpi më bije zilja e telefonit dhe…-jam profesori., -thotë,-mund të vijsh dhe ta marrësh atë që kërkove. Nisem. Për të arritur tek stacioni për ta pritur një autobus me numrin pesë. Do të shkoj deri dek antena në Sofali dhe me pak vështërsi do ta gjej shtëpinë ku kishim qenë rreth një javë më parë. E marr atë fotografi të vogël letërnjoftimi dhe drejt e në internet kafe për ta skenuar, për t’ia dërguar shok-bashudhëtarit. E kryej edhe këtë punë pa vështirësi dhe me mjaft lehtësi. Ndjehem i qetë, në këtë ditë të ftohtë e të këndshme të mbushur me dromca e detaje, me pamje, zëra, tingëlltima që i panë sytë e i dëgjuan veshët. Nëpër errësirë kthehem në shtëpi me një foto në xhep dhe me një libër të rëndë në çantën ku ndodhen edhe tjera gjëra mes tjerash ndonjë lapskimik, bllok shënimesh… Ia dërgoj një sms shokut dhe ai ma kthen një të tillë poetik. Pas pak pranoj një thirrje dhe telefonin tim do ta lëshoj shpirti, bateria desha të them. Ishte ai që më thoshte t’ia bëj gati ca dokumenta që do të m’i dorëzonte në një konkurs televiziv. Vazhdoj rrugën…
…E sot ca përpjekje sëbashku për t’u “kyqur” në një të përditshme. Takim të njohurish tjerë me shenja lodhjesh e dëshpërimesh jo të vogla. Derisa shkruaj kështu më kujtohet dita kur ndoshta kanë kaluar pak më shumë se një vit bashkë me përpjekjet për ta fotografuar një krua në Gërmi. Përpjekje që kishin rezultuar pa sukses. Po ua lë vet ta imagjinoni atë ngjarje sepse s’dua t’u lodh juve e as vetën…
Komentoni
Artikuj te tjere
Ylli Polovina: Një pallat tjetër i Kastriotëve në Itali
Ekrem Ajruli: Nasradini i braktisur
Faik Konica: Nga Muhametarët na erdhën të gjitha të ligat
Musa Ahmeti: Skënderbeu, vargjet e panjohura të 1620-ës
Sabile Keçmezi-Basha: Vdekja e babait
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan M. Stuchly (X)
Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (VI)
Sami Islami: Takimi i parë
Halit Bogaj: Brizhit Bardo
Kastriot Marku: Pjetër Bogdani dhe “Çeta e profetëve” 320 vjet pas vdekjes
Poezi nga Peter Kapp, përktheyer nga Remzi Salihu
Ilir Sefaj: Kur flasim për librin - Alternativa letrare shqiptare
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Dyzet vjet mërgim
Shazim Mehmeti: Cikël poetik nga libri ''Lumenjtë e dritës'' (V)
Përparim Hysi: Kulaku i "katërt?!"
Albert Zholi: Taulanti
Flamur Struga: Mirëseerdhe në gjuhën shqipe
Naser Aliu: ?Akuza
Bilall Maliqi: Edhe një prezantim i vlerave letrare
Duro Mustafaj: Për të qarë dhe për të qeshur - një libër i ri i Luan Çipit