Kulturë
Përparim Hysi: Gabim "shënjestre?!"
E merkure, 16.12.2009, 06:52 PM

Tregim
Nga Përparim Hysi
Qe aty prag viteve '90-të,kur prishur-paprishur
shteti(se shihej që qe në grahmat e fundit,de!),një pasdite gushti,kur
gati po hynte dielli,tek rrija me disa bashkëfshatarë të mi nën hijen
e ullinjëve,mbi xhadenë që ndante fshatin me platacionin
vreshtë-ullinj,befas,kur s'e prisnim,veshur civil(se ashtu ia donte
puna?!),u rrëfye apo më mirë dha ballë,oficeri i sektorit të krimeve
sh.X...Ky,sado civil,njihej mirë,pothuajse,nga të gjithë,se nuk qe
herë e parë që dukej këtej nga ne.Kur vinte ai,dihej që nuk dukej për
mirë.I kish rënë era për diçka.Do të kishte ndonjë informacion(të
sigurt),se diku,në fshat,do bëhej një vjedhje.E pra,erdhi.Askujt nuk i
vinte mirë për ardhjen e tij.Se,siç thashë më lart,kishin ndodhur ca
gjëra,që,sado që regjimi mundohej t'i mbulonte apo gjasme vetëm në
Shqipëri nuk mund të ndodhnin,ferra e kish marrë uratën,kur
thonë,dha,sado nën dhëmbë apo nën zë,frika sikur po vritej dhe
njerëzit sikur po dilnin nga ajo"letargji" gati 50-vjeçare.Ai,sa
mbrriti aty ku po rrinim ne,më thirri në emër.Unë njihesha prej kohësh
me të,por jo s kisha ndonjë intimitet.Sidoqoftë,për politesë,u mora
lejë shokëve me të cilët po rrija dhe shkova,e takova.Sa bëmë pyetjet
e radhës(për shëndetin apo tjetër pyetje rutinë),ai më thotë:-E di pse
kam ardhur tani?-Jo,- i thashë.Nga ta di unë?Dëgjo,- më foli ai,-unë
kam ardhur të të lajmëroj se sot ty do të vjedhin!!!Se ti e di,- tha
ai,që vjedhjet janë shtuar dhe këtu në fshatin tuaj.
-Ty të faleminderit,- i thashë,- po ja tek të them:-Mua në
Mbrostar-Ura,nuk më vjedh njeri,edhe sikur të fle me derë të hapur.Kam
50-vjet këtu dhe kurrë,asnjëherë,nuk më ka trazuar njeri.Ta mbledhësh
mëndjen top.
-Dëgjo,ma ktheu,a je mësues ti?-Po.-Po a e ke gruan inferimere
ti?-Po.E ç'do të thotë kjo që a jam mësues dhe në e paskam
infermiere,ç'ka të bëj kjo me hajdutin apo me hajdutërinë?
Ka të bëj,- nguli këmbë ai,- se nuk kam ardhur kot unë deri këtu,se të
dhënat i kemi të sigurta.
Ndërsa vazhdoja(gjithmonë butë,s'do mënd),polemikat me të,ai,më së
fundi,u zbërthye.
* * *
Ata(është fjala për hajdutët e fshatit tim),sikur kanë
formuar një"shtab" dhe vjedhjet i bëjnë me plan.Si çdo "shtab",kanë
dhe një "kapo" që i komandon.Këtij"kapos" i ka rënë nga xhepi kjo
pusullë.Dhe ai ma lexoi:"Sot ,pas mezit të natës,do vjedhim biçikletën
e atij mësuesit që ka gruan infermiere...".Tani u munda unë në
polemikën me të dhe lëshova pe.Ata,- tha ai,-zakonisht "gjuetinë" e
fillojnë pas mezit të natës.Ti biçikletën e lë në kasolle,pa
kyç,dhe,po kështu do bësh dhe sot.Merr ndonjë të afërm dhe ruaj me
të.Po shiko:se mos i vrisni.Se unë me policët e mi do jemi fshehur jo
më larg se 100 metro nga kasollja.Duam t'i zëmë me presh në dorë.Kaq
më tha dhe,ndërsa ai mori drejtimin për në qytet,unë u ktheva tek
shokët deri sa u errë mirë.
Në fakt,qeshë pakësa i shqetësuar.Se kurrë nuk e
mendoja se mund të më trazonte njeri.Se,për të thënë të
drejtën,adoloshentët apo "xhagajdurët" që kishin nga këto"shfaqje të
huaja",ishin që të gjithë ish-nxënës të mi,dhe kurrë,asnjë prej
tyre,nuk mund të arrinte deri aty:të hapte kasollen dhe të merrte
biçikletën time.Ndërsa hamendsoja me vete se deri sa mund të ishte e
vërtetë një gjë e tillë,ora kish vajtur 9 e mbrëmjes dhe unë,doja
s'doja,duhhet të merrja masa sipas porosisë.Ime shoqe kishte turrnin e
natës në maternitetin e qytetit dhe çupën e çova andej,nga nëna ime
që banonte nj 50 metra më tutje.Djali qe në turnin e tretë
tek"Frigoriferi" dhe,kështu,i mbetur vetëm,i them tim vëllai se si
ishte puna.Ai mori një pallakinë hekuri me vete,i tha sime ëmë se do
vinte nga unë,dhe erdhi me mua.Aty,pasi pamë telvizor mirë e
mirë,pritëm me syhapët mezin e natës.
Shtëpinë,atë kohë,e kisha në katin e parë të një prej 5 pallatave që
kish ferma.Ballkoni im i katit të
parë,nga kasollja ime,nuk ishte as 10 hapa larg.Sa,po të zgjasje
duarët,mund të arrije tek dera e kasolles.Aq më tepër po të doje që të
godisje dikë që aty,nga ballkoni,mund t'ia bëje kokën përshesh.E kam
fjalën për atë pallakinën që kish im vëlla në dorë.Ai qe i fuqishëm sa
dhe dreqin mund ta mbyste dhe jo me atë pallakinë që mjerë kush do ta
kish rrisk.
Dritën e kishim fikur dhe prisnim syhapur "sulmin".Unë pa
asgjë në dorë dhe im vëlla,Hilmiu(ndjesë pastë se vdiq nga një atak në
rrugë e sipër vetëm tri vjet pas kësaj historie),shtrëngonte
pallakinën dhe po i hanin duarët që veç të ndëshkonte hajdutin apo
hajdutët që do mësynin si cuba.Kaloi ora një, dy, ...tri... dhe aty
nga ora katër e mëngjesit,u dëgjuan zhurmat e para.Gratë e blegtorisë
i bënin zë njëra-tjetrës për të shkuar në punë.
Aha,- tha im vëlla,- duket se nuk erdhën.Unë ika se do nisem për
Korçë(punonte shofer).Dhe iku.Pallakinën e la aty.Sa shkoi në shtëpi,e
ndezi "Shytën" dhe,kur kaloi tek dritarja ime më përshëndeti duke i
rënë bories.Pas pak u gëdhi.Unë bëra përgatijet për t'u nisur në
shkollë,shkova mora biçikletën dhe,tek pedaloja për në shkollë,mendova
për oficerin X...
Sa ta takoj dhe do t'i them:-Hë,e pe?A nuk të thashë unë që mua nuk më
trazon njeri?Po vajte dhe më le pa gjumë kot së koti.Po mirë mua,- do
t'i them,- po more më qafë dhe tim vëlla që ka gjihë atë rrugë për të
bërë:deri në Korçë.
* * *
Sosa në shkollë,po nuk kisha si nuk bija në sy të
kolegëve që nuk kisha fjetur gjumë.Njëri prej tyre,ca konfidencial e
ca qyfyrexhi,më thotë në sy të tjerëve në sallën e personelit.-More ti
pse nuk ke fjetur mbrëmë se të janë bërë sytë si koqe dashi?Të
tjerët,gra e bura,ia dhanë të qeshurit me këtë krahasim pak vulgar të
Vangjelit.Dhe unë zura të shpjegohesha duke treguar të të historinë në
vijë të drejtë siç po e sjell për ju.Kur,sa mbarova së
treguari,mbrriti Kozmai,një koleg tjetër.Sa na përshëndeti,tha:-E
morët vesh seç i kish ndodhur Bajramit?Dhe papritur të flisnim
ne,tha:-Mbrëmë i kishin vjedhur biçikletën dhe nuk vajti dot në
shkollë...Ou,- bërtita unë.Si nuk më vajti fare mëndja që t'i thosha
atij ofcerit X!...
Se Bajrami banonte 20 metro larg pallatit tim,një rrugëz na ndante,
dhe qe mësues si unë dhe,veç këtij fakti,edhe Bajrami e kish gruan
infermiere.Një koiçidencë pak e çuditshme,po krejt e vërtetë.Ndërsa
unë qeshë mësues rreth tri km larg nga shtëpia,Bajrami qe 10 km
larg.Pa biçikletë s'kishte si shkonte kohë.E therën të shkretin..
Kur mbasdite shkova në Fier,enkas përr të takuar
atë,oficerin X...,sa më pa,tha:
-Na i hodhën këtë radhë.Gabuam në"shënjestër".Po ti si nuk na the që
edhe Bajrami e kishte gruan infeimere?Po ku më vajti mëndja mua?-iu
përgjigja.Kur bien këmborët,nuk dëgjohen zilet.
Komentoni
Artikuj te tjere
Baki Ymeri: Shkëlqimi dhe rënia e një gazete shqiptare
Demir Krasniqi: Motivi i shantazhimit moral në këngët tona popullore
Tefik Selimi: Bota madhështore e një piktori...
Halit Bogaj: Ketrin Dënev
Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (VII)
Blerim Rrecaj: Ditë përpjekjesh…
Ylli Polovina: Një pallat tjetër i Kastriotëve në Itali
Ekrem Ajruli: Nasradini i braktisur
Faik Konica: Nga Muhametarët na erdhën të gjitha të ligat
Musa Ahmeti: Skënderbeu, vargjet e panjohura të 1620-ës
Sabile Keçmezi-Basha: Vdekja e babait
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake - Jan M. Stuchly (X)
Nuhi Veselaj: Rreth identitetit të gjinisë asnjanëse në shqipen e sotme (VI)
Sami Islami: Takimi i parë
Halit Bogaj: Brizhit Bardo
Kastriot Marku: Pjetër Bogdani dhe “Çeta e profetëve” 320 vjet pas vdekjes
Poezi nga Peter Kapp, përktheyer nga Remzi Salihu
Ilir Sefaj: Kur flasim për librin - Alternativa letrare shqiptare
Faruk Tasholli: Me tetovarët në Gjermani - Dyzet vjet mërgim
Shazim Mehmeti: Cikël poetik nga libri ''Lumenjtë e dritës'' (V)