E diele, 28.04.2024, 07:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Skënder R. Hoxha: Gjenealogji e familjes Demaliaj

E shtune, 19.12.2009, 09:30 PM


Gjenealogji e familjes Demaliaj

Nga Prof. Skënder R. HOXHA

  Në kërkim të gjetjes së fijeve lidhëse në mes të degëzimeve të familjes së dikurshme DEMALIAJ të Breg Pacit (Malësi e Gjakovës), ngase, siç kemi thënë edhe në një shkrim të mëhershëm, Uka, i kësaj familjeje, kur kishte rreth 23 – 24 vjeç, me nënën dhe dy motrat e tij, kishte dalë të jetojë te dajët, në katundin Turjakë (rrethinë e Pejës), diku kah fundi i shekullit XIX apo fillimi i shekullit XX (?) – nuk kemi gjetur të dhëna të tjera që saktësojnë kohën e atij rasti, kemi marrë edhe gjenealogjitë e dy familjeve, nga i njëjti trung, (nëra e Ukës, që jetojnë në Kosovë, e tjetra nga ata që jetojnë në Shqipëri) për të parë se në cilin brez takohen. Këtë po e jepim në vijim, duke u nisur nga pasrendësit mocanikë: (Skënderi – Kosovë dhe Smajli – Shqipëri): 

1. Skënder R. Hoxha( 1949): Skënder Ramizi – Ramiz Uka – Ukë Isufi – Isuf Jaha – Jahë Jakupi – Jakup Zeqiri – Zeqir Dema – Demë Alia (mbase, prej këtij, mbeti edhe mbiemri (llagapi) DEMALIAJ(?). 

2. Smajl Bajrami (1949), kushëriri nga Brag Paci, tash jeton në Durrës, - Bajram Rexhepi – Rexhep Halili – Halil Athëmi – Athëm Dema – Demë Alia (mbase, sipas këtij, mbeti edhe mbiemri (llagapi) DEMALIAJ (?).

Sipas kësaj gjenealogjie familjare, të këtyre dy familjeve (Hoxha dhe Demaliaj), del se pararendësit e tyre: Zeqir Dema (i familjes së Skënderit, që tash mbajnë mbiemrin Hoxha dhe se që nga gjyshi, Uka, e këtej, jetojnë në Kosovë) dhe Athëm Dema (i familjes së Smajlit, të sipërpërmendur, me mbiemrin Demaliaj dhe jetojnë në Durrës – Shqipëri), të kenë qenë vëllezër dhe sipas emrit e mbemrit të babes së tyre – DEMË ALIA, të ketë mbetur edhe mbiemri (llagapi) DEMALIAJ (?).

PS: Të dhënat për këtë gjenealogji i kemi marrë prej Ramiz (Ukë) Hoxhës (Demalija) (1924) - baba i autorit, si dhe nga Smajl (Bajram) Demaliaj (1949), më 27.VIII.2007, në shtëpinë e tij, në Durrës. (Autori)



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora