E diele, 28.04.2024, 09:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Ta pësosh kot?!

E shtune, 19.12.2009, 10:39 PM


Ta pësosh kot?!

Rrëfenjë e lashtë

Nga Përparim Hysi

            Unë po e sjell për lexuesit këtë rrëfenjë,por jam vetëm
përciellësi i saj.Autorësia është e tjetër kujt: le të themi është si
një gojëdhënë populore që,rrëfyer gojë më gojë deri në  ditët
tona,disi e ruan vlerën e saj.Kur them kështu,kam arasysh jë rubrikë
të zezë që mbyllet me këtë shënim:"...viktima u ndodh në vëndin e
gabuar apo u vra krejt rastësisht...".Kështu ndodh dhe me këtë
rrëfenjën që po siell unë.Dikush u ndodh në vëndin e gabuar.
            Sidoqoftë...

                  *   *    *

            Fshati ynë qe fshat i madh.Gati si një qytezë e vërtetë.Të
gjithë qemë vëndas,të besimit krishter dhe kishim një shkuarje për t'u
patur zili.Kur them vëndas,qemë të gjithë myzeqarë(se në Myzeqe dhe ka
ndodhur ngjarja),përjashto rastet e martesave,kur nuset i merrnim larg
dhe që të gjitha po të krishtera.Në  të dalë të fshatit,në një si
kodrinë,mes disa selvive me kreshtat gjer në qiell,ishte kisha ku
kryenim të gjitha ritet:që nga ditët e shënuara dhe deri ceremonitë
festive apo ato të funeraleve.Si fshat i madh që qemë,kishim dy
priftërinj se nuk ia delte dot njëri,de.Atje,në qelën e kishës,shkonin
dhe rrëfeheshin besimtarët.Si burrat dhe gratë.Për të tthënë të
vërtetën,gratë më shumë se burrat.Priftërinjët qenë që të dy,si
borrokoça, se rënë në të grunjë,kur thonë në Myzeqe,qenë bërë si deshë
të majmë nga të ngrënat e të pirat,sa po t'u bije në njërën faqe,frrap
do t'ua prisje me tjetrën,se,ndryshe,do pëllcisin.Xha Kristoja,që ma
tregonte këtë rrëfenjë,thoshte jo pa shpoti:unë s'i kam arritur as
njërin,as tjetrin,po kur tregonin thoshin se qenë faqekuqër si ajo
vera që kishin për kungim.Se me bute e kishin verën.E keqja qe se
këta"shelegër" pinin dhe ditët kur kishin ceremoni dhe të bërë tym,e
vinin shpirtin në gjynah.Se të ngrënë mirë,të pirë po se po,epo,pas
kësaj,duhen dhe tartana të tjera.Dhe që të dy nuk e hanin thatë: u
mbetej syri dhe u binte copëpas ndonjë çupe apo nuseje.Bërë
çakërrqejf,dalë nga rruga e Zotit,dërdëllisnin kot  së koti,dhe,ashtu
si ujku që në mes të tufës,rrëmben më të majmen,ashtu dhe këtyre u  ra
në kokë për më të bukurën nuse që kish  patur fshati asi kohe.Me
Sofikën,gruan e Janaq Shtëmbarit.Kjo Sofika,- tregojnë,- qe si ylle me
bisht.Janaq Shtëmbari,djalë me shpatullat sa një lis që dy burra s'i
pushtojnë dot trungun, e paska hasur këtë,Sofikën e bukur,tek kroi
andej nga Bregu i detit,ku kish shkuar për të tregëtuar shtëmbat e
tij.E pa dhe i ra në kokë.Def-o sun me gjithë shtëmba.I çoi tek një
bakall i atjeshëm dhe,nga larg,e ndoqi pas atë bukuroshen.I pa
shtëpinë.Mandej,u kthye prapë tek bakalli,pyeti për derën e saj dhe u
rikthye prapë në fshat,në Myzeqe,de.Mik pas miku,përmjet një doktori
në Vlorë(edhe ky,doktori,qe Bregas),trokitën në derën e babait të
Sofikës.Për të mos e ngjacur(zgjatur),i dhanë hair kësaj
kurshqie.Sofika erdhi nuse tek Shtëmbarët,në fshatin tonë.Erdhi
Sofika,po kish ardhur drita,- tregonin.Po dhe Janaqi ynë s'është që e
hante thatë,po ndryshe femra.Për femrën janë dhe këngët më të
bukura."Nusja jonë- purtekë dyfeku/dhëndërri si plënc shelegu/".Duke
cituar këto vargje,xha Kristoja,ia dha të qeshurit.-Femra,or çun,do
marrë me të mirë.Se është njomështirë,dhe njomështira,do kujdes që të
bëhet.Të mos thahet.Janaqi qe deli djalë.Shkurt:pati ardhur hëna dhe
kish getur diellin.Mirë,or mirë,- të keqen xha Kristoja,tyja,- por
nepsi apo tahmaja është e keqe.
Erdhi Sofika dhe kur hyri në kishë,kish hyrë drita.Kokoroçët qenë bërë
tok atë ditë dhe,tek kryenin ato proçesionet,mënd u ra syri përdhe.E
vunë në nishan.Se qenë bërë si hamshorë.E vunë,e vunë,po pa  pyetur
për doganën.Donin të hanin qesim.Kur shkonte Sofika për ato ditët e
shënuara( e ku mbroehshin  mahere ato të uruara?!),ata tak dhe
afroheshin,medemek,për t'i folur në emër të Zotit(të djallit,më
mirë),por kjo, jo vetëm qe  e bukur,por dhe e zgjuar dhe shumë e
ndershme,(se ta thotë xha Kristoja:bregaset janë të nderit,por janë
dhe trimëresha ato!).E kuptoi djallëzinë e tyre dhe një ditë i thotë
të shoqit,Janaqit.Ky,sapo mori vesh pushtllëkun e priftërinjëve,aty
për aty,vendosi që t'i qëronte.T'i qëronte,po keq me hyqymetin.Sado
kohë e turqëve qe,po dora e "baba Sulltanit" qe pakësa e
gjatë.Sidoqoftë,diçka mendoi dhe i tha të shoqes.
-Dëgjo,lëru  takim në shtëpi,një  sahat  larg nga njëritjatri.Kështu
bëri dhe Sofika e bukur.Njërit ia la në sahtin 11 dhe tjatrit në 12
sahati.Niset i pari tërë qejf dhe drejt e tek shtëpia e Janaqit.Sa
futet brënda,pa që dy duar të fuqishme(ato mund të mbytnin dhe
djallin),e kapën prej fyti dhe,pas pak,dha selametin.Janaqi  e mori
kufomën dhe e fshehu pas  një perdeje,aty,në jarallëkun e gjatë.Kur
sahati po shkonte 12,erdhi tjatri.Edhe ky pësoi fatin e të  parit.E
gjetën atë që kërkonin.Gjtihçka ndodhi,pa berihaj e
shamata.Ndërkaq,Janaqi,doli nga shtëpia dhe ra tek  klubi i fshatit.E
dinte që aty rrotull klubit do të gjente Petron.Atë të
marrin.Ky,Petroja,djalë në vakt,qe pak si i lehtë nga mëndja.Nuk
trazonte askënd dhe po t'i jepje ndonjë lek,bëhej copë.Se leku,or
tunjatjeta,dhe të marrit ia kthiellon mëndjen.I thotë Petros
qy,Janaqi:-Ore,Petro,kam një pirft të vdekur në shtëpi a ma hedh në
lumë që të jap një mexhide turku,pastaj.-E hedh unë,- tha Petroja.Dhe
ta merr,or tunjatjeta,kufomën e  parë në krah dhe fiu,e vërviti në një
thellomë.U dha këmbëve likthi se do  merrte mexhiten,de.-E hodh?-e
pyeti Janaqi.-E hodha.-Ja tek ka ardhur,- i thotë Janaqi,-duke i
treguar kufomën e priftit tjetër.-Ou,- bëri i marri,- ia tregoj unë
"ardhjen" këtij edepsëzi,këtë herë do ta hedh atje ku bën "lyla" ujë.E
hodhi në krah dhe bëlldum,atje në thellomën,ku dhe sot kushedi se sa
janë mbytur.I gëzuar që e sosi dhe atë punë,Petro ziu,tek,po thehej
për tek Janaqi,kur sheh një prift hipur me gomar që po  vinte dhe ai
andej.
Hë,i kërceu damari Petros,qenke me gomare zotrote,që vajke para meje.
Ta  tregoj  se si do shkosh atje.Dhe një të përfshirë priftin
fillimisht dhe gomarin më pastaj dhe i mbyti në thellomë.Kur  erdhi
tek Janaqi,i lodhur dhe i djersitur,i tha:-E di pse vinte ai?Kishte
gomare  po  këtë  herë e hëngri shkarpën.Mori mexhiden duke  e lënë
dhe Janaqin vet me gojë të hapur.Ja,kështu,t'u bëftë  xha Kristoja
tyja:ndonjëherë ikën si sopata pa bisht,siç iku kot së koti,si ky
ditëziu,mbi gomare.

            


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora